Boterori 2014 — 16 Qershor, 2014 22:45

Vjen barazimi i parë, Irani ndal “furinë” e nigerianëve

IraniIRAN – NIGERI   0:0
NIGERIA: Enyeama, Ambrose, Musa, Emenike, Obi Mikel, Moses (Ameobi 52′), Oshaniwa, Oboabona (Yobo 29′), Azeez (P. Odemwingie 69′), Onazi, Omeruo. Trajner: Stephen Keshi
IRANI: Haghighi, Heydari, Hajsafi, Hosseini, Sadeqi, Nekunam, Teymourian, Montazeri, G.Reza, Dejagah (Jahanbakhsh 78′), Pooladi: Trajner: Karlos Kueiroz
Gjyqtare: Carlos Alfredo Vera Rodríguez, Christian Daniel Lescano Guerrero, Byron Norberto Romero Ibarra (Ekuador)
Kartone te verdhe: Teymourian 75′

Më në fund ka ardhur edhe barazimi i parë në Kampionatin Botëror të Brazilit. Duhej të vinte dita e gjashtë e finaleve të këtij kompeticioni, që Irani dhe Nigeria të nënshkruanin barazimin pa gola në ballafaqimin mes tyre. Një lojë më kërkuese e nigerianëve, por që ka ndeshur në prapavijën e ngjeshur të kundërshtarit, ndaj nuk është kurorrëzur dot me tri pikët. Nga ana e vet, Irani e ka rritur disi ritmin në fund të sfidës, por pa mundur dot të gjejë golin. Kujtojmë se Nigeria e Keshit është një skuadër e konsideruar si ndër më të fortat e kontinentit afrikan. Në fakt mjafton të shikosh përbërjen e nigerianëve për të besuar më shumë te kjo skuadër. Pika më e fortë është portieri Enjeama si dhe pjesa ofensive me Shola Ameobin, Emenike dhe Odemvingien, që të tre sulmues të njohur gjerësisht edhe në arenën europiane. Trajneri Keshi përdori një formacion me modul 4-3-3, duke luajtur më së shumti nga krahët. Ndërsa Keiroz i Iranit tregoi se është i dhënë më së shumti pas lojës defensive, ndaj jo pa qëllim zbriti në fushë me një formacion me një sulmues të vetëm. Pika më e fortë është Nekounam, i cili është edhe regjisori i kësaj skuadre.

Te lidhura me artikullin:

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

    Lini nje koment

    — duhet *

    — duhet *