Ballina, Kategoria Superiore, Lajme Flash — 24 Janar, 2015 14:01

Tirana e nis vitin me fitore, mposht 2-0 Apoloninë, vendos Ndikumana

SUPERIORJA-java 19TIRANA APOLONIA 2 0
GOLAT Ndikumana 45′, 63′
FORMACIONET
TIRANA: Frashëri, Taku, Curri, Kalari, Bulku, Muça, Malaj, Muzaka, Hyshmeri (Ndikumana 38′), Morina (Sefa 60′), Bushiç (Kahata 70′); Trajner: Gugash Magani. (në dispozicion: Ed.Bakaj, Pashaj, Idrizaj, Kërçiku).
APOLONIA: Cakoviç, Nako, Atanda, Prifti (Naçi 65′), Borshka, Adenkule (Arapi 88′), Kaja, Gërxho (Andoni 85′), Uzuni, Rajkoviç, Dimo; Trajner: Artan Mërgjyshi. (në dispozicion: Miço, Xhorxheviç, Kondakçiu, Mahilaj).
KARTONË TË VERDHË: Bulku 75′, Sefa 80′/ Uzuni 61′
VËZHGUES: Besnik Kaimi (Tiranë)
DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë)
GJYQTARET A.Koçi, F.Lama, E.Velo (Durrës

tirana - apoloniaTirana – Apolonia 2-0 Pavarësisht se skuadra e tyre nuk luante në “Qemal Stafa”, tifozat e Tiranës ishin të shumtë edhe në “Niko Dovona”duke mbështetur fuqishëm skuadrën e tyre. Mesa duket pauza e gjatë e kampionatit kishtë bërë që futbollistëvë t’ju mungonte futbolli dhe e kanë nisur menjëhërë vrullshëm këtë takim. Tirana është skuadra më agressive e cila kërkon të shfaqet rezikshëm që në minutat e para. Magani kishte hedhur si titullar Muzakën i cili mundohej të vinte në presion mbrojtësat fierake në krahun e djathtë. Apolonia dukej e vendosur mirë në fushë dhe mbrohej mjaft mirë duke mos lejuar shumë hapësira, por ndërkohë që përpiqej të godiste edhe me kundërsulme. Rastin e parë e kanë fierakët. Uzuni jep një asis perfekt për Rajkoviç i cili del i pambuluar por Curri i heq topin nga këmbët duke mos i lejuar te kordinohet si duhet. Tirana reagon në minutën e 25-të me Muzakën i cili godet me kokë, por pa problem për Cakoviç. Magani bën një lëvizje dhe hedh në fushë Ndikumanën në vendin e Hyshmerit në minutën e 37. Hyrja në lojë ë sulmuesit me ngjyrë, ndryshon kronologjinë e lojës së bardhebluve. Vetëm një minutë në fushë,  dhe sulmuesi godet bukur me kokë pas një goditje kendi, por topi ndalet nga trau i sipërm i portës së Cakoviç. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, vjen dhe goli që zhbllokon sfidën. Është pikërisht Ndikumana i cili merr një top në krahun e majtë dhe avancon me shpejtësi drejt zonës, duke goditur fuqishëm dhe duke mos i lënë asnjë mundësi portierit të fierakëve për të devijuar golin. 1-0 dhe Tirana e sheh veten në avantazh duke shkuar në dhomat e zhveshjes më e qetë.
Pjesa e dytë Në pjesën e dytë Apolonia duket më e freskët dhe fillon të sulmojë Tiranën. Rasti i parë për fierakët shënohet në minutën e 57 me protagonist, Julian Gërxhon i cili gjuan në pozicion të prirët por Frashëri reagon mjaft mirë duke nxjerë topin në goditje kendi. Kundërpërgjigjet Tirana në të 62-ën. Muzaka pason një top të artë për Morinën i cili godet tokazi, por Cakoviç bën mrekullinë dukë i thënë “jo” sulmuesit bardheblu. Vetëm 2 minuta më vonë, Tirana do të gjente edhe golin e dytë. Është sërish Ndikumana i cili bën një fotokopje të golit të parë, por këtë herë shmang edhe portierin Cakoviç duke shënuar dhe duke dyfishuar rezultatin.Tirana nuk i ndal sulmet dhe në të 67-ën është Muzaka  cili ka një mundësi të mirë por pret Cakoviç. Kundërpërgjigjet Apolonia me Rajkoviç në minutën e 73-të i cili ka një mundësi mjaft të mirë. Pasi merr një top nga mesi i fushës, sulmuesi shmang Frashërin dhe godet, por topi ndalet nga traversa. Minutat kalojnë dhe shpresat e Apolonisë për të barazuar rezultatin shuhen. Fierekët përpiqen të shënojnë golin e nderit por hasin vështirësinë e mbrojtësave bardheblu. Në sekondat e fundit të shtesës, Tirana ka sërish një mundësi me Ndukimanën, por i gatshëm si gjithmonë, Cakoviç. Mbyllet gjithçka me fitoren 2-0 në favor të Tiranës dhe të besuarit e Maganit e nisin mbarë vitin duke marrë një fitore të rëndësishme e cila e ngjit në kuotën e 38 pikëve po aq sa dhe Kukësi i vendit të parë, por që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë Apolonia e vazhdon atje ku e la dhe mbetet sërish në kuotën e 9 pikëve.

TIRANA – APOLONIA 2-0
Golat: Ndikumana 45′ 64′

 

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

7 Komente

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *