Alegri dhe Sarri: Sfidë e çmendur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 9:59

Alegri dhe Sarri: Sfidë e çmendur!

Dy klube historike, dy skuadra të for ta, dy strategë shumë të zotët dhe dy pikë diferencë. Juventus-Napoli do të zgjasë 90 minuta, por ndërkohë mund të vlejë një sezon të tërë, ndonëse i këtij mendimi nuk është të paktën Masimiliano Alegri, të cilit i duket ende herët për t’i thënë fjalën fund këtij kampionati.napoli juve“Është një ndeshje e rëndë- sishme, por që, ashtu si ajo me Frozinonen, vlen sërish 3 pikë, prandaj nuk e shoh kaq decizive. Objektivi ynë është që të jemi të parët më 16 maj, kur mbaron kampionati, jo të shtunën në mbrëmje, pas së cilës do të mbeten në lojë ende 39 pikë të tjera.

Prandaj është e kotë që ta fryjmë këtë duel, edhe pse përballë do të jenë e para dhe e dyta e renditjes, – shpjegon trajneri i Juventusit. – Presion përpara sfidës? Nuk besoj, aq sa mund t’ju them se personalisht nuk e kam vendosur ende as formacionin.

Më duhet të mendoj me qetësi, sepse kam ende dy stërvitje në dispozicion për të zgjidhur dyshimet e mia, edhe pse mund t’ju them se në balotazh janë Simone Zaza dhe Morata, ndërsa Paulo Dibala është i padiskutueshëm. Mbrojtje me 3 apo me 4 lojtarë? Edhe ky është një faktor që nuk ndikon. Kemi ndërruar shpesh në këto dy vite të fundit, prandaj dimë të përshtatemi. Khedira do të jetë i ndeshjes? E thashë që më duhet të vlerësoj.

Sami është stërvitur me grupin, ndaj nëse do të luajë disa minuta, nëse do të ulet në tribunë, apo nëse do të jetë titullar, këtë do ta më- soni përpara sfidës me Napolin. Më frikëson Higuaini?

Nuk më frikëson, por e respektoj për lojtarin që është, ndonëse forca e Napolit nuk është vetëm ai, por edhe shumë të tjerë, duke nisur nga trajneri i tyre, Sarri, i cili ka ndërtuar një skuadër fantastike.  Gjithsesi, sesi do të përfundojë ky takim i çmendur, do ta mësojmë të shtunën, në orën 11 të mbrëmjes”.

Mauricio Sarri Ndërkohë, trajneri i Napolit konfirmon mendimin e tij të thënë që në fundjavën e kaluar: “Nuk firmos për një barazim kundër Juventusit, madje do të shkojmë atje me një çehreje të rëndë në fytyrë dhe do të tentojmë që t’i frikë- sojmë, t’i vëmë në vështirësi dhe t’i mundim, – thotë Sarri.

Si e pres këtë sfidë? Të fortë dhe të rëndësishme, por mbi të gjitha dua që t’i shoh lojtarët e mi që të luajnë siç kanë bërë deri tani. Dua të shoh një Napoli të çmendur që të dëfrehet në fushë dhe, në fund, të na dhurojë një fitore për tifozët tanë, që mungojnë me pa të drejtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"