Apeli i Galianit: Kujdes me “të voglat”!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 10:15

Apeli i Galianit: Kujdes me “të voglat”!

Ka një problem “të vogël”, pasi janë pikërisht ekipet që quhen të vogla, ato që i kanë hapur më shumë telashe Milanit në këtë sezon. Këtë fakt e ka nënvizuar ditën e djeshme edhe administratori i Milanit, Adriano Galiani, i cili ka kërkuar që ekipi të tregohet i përqendruar në vigjilje të ndeshjes kundër Xhenoas:Galiani“Duhet që të tregohemi shumë të kujdesshëm, këtë e dinë mirë edhe lojtarët. Kundër Xhenoas, skuadra duhet të zbresë në fushë e përqendruar, pasi është shumë i hidhur fakti që keni lënë shumë pikë përballë skuadrave që renditen poshtë nesh në tabelën e klasifikimit”.

Për ta zgjidhur këtë problem duhet edhe ndihma e Balotelit, për të cilin Galiani tha: “Kemi një trajner që i shikon lojtarët çdo ditë në stërvitje dhe është ai që, në fund të javës, zgjedh formacionin. Të gjithë kemi shumë besim te puna e Sinishës”.

Sakaq, sot pritet që ekipin ta vizitojë Berluskoni: “Presidenti do të vijë në ‘Milanelo’. Kontributi i tij është thelbësor, pasi kujtojmë se në shkurt feston 30 vite presidencë. Adriano? Nga Kina kanë mbërritur shumë oferta, por jo vetëm për Luiz Adrianon, por edhe për disa lojtarë. Për momentin, nuk ka asnjë risi. Armero? Erdhi për të na përshëndetur në dhomat e zhveshjes dhe më tha: ‘Nëse më rikthen, nuk ju shënoj më'”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"