“Aston Vila kërkon Manajn, por De Biazi e lë jashtë Europianit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2016 | 19:31

“Aston Vila kërkon Manajn, por De Biazi e lë jashtë Europianit”

Pas golit që shënoi në finalen e Kupës së Italisë me të rinjtë e Interit ne ndeshjen ndaj Juventusit, Rei Manaj është në fokus të disa prej klubeve më të njohura në Angli.

GettyImages-520903276_master-630x415Portali ‘calciomercato.com’ shkruan se Manaj me shumë mundësi është duke lënë Italinë.

“Aston Vila kërkon Manajn dhe këtë ia ka komunikuar Interit. Shoqëria angleze ka qëllime për ta huazuar atë me të drejta rikthimi”,-shkruan portali italian.

Ndërsa një ditë më parë “Goal.com” raportoi se Mançester Siti është njëra prej skuadrave të mëdha që ndjek me kujdes situatën e sulmuesit shqiptar.

Ndërkaq, ‘calciomercato’ e mbyll shkrimin për sulmuesin duke thënë se me shumë gjasa ai nuk do të jetë i ftuar në Europian.

“De Biazi duket se ka qëllim të konfirmojë grupin që e çoi ekipin në kualifikimin historik, duke përjashtuar Manajn, i cili do të ketë një karrierë përpara edhe me Kombëtaren”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"