Bakaj bën prapaktheu, qëndron te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2015 | 16:08

Bakaj bën prapaktheu, qëndron te Tirana

bakajEdvan Bakaj nuk do të largohet nga Tirana. Portieri kishte konfirmuar largimin nga bardheblutë pak ditë më parë por është tërhequr në vendimin e tij për tu larguar, pasi bisedoi me presidentin Refik Halili.

“Jam i lumtur që sot do të rikthehem në stërvitje. Falenderoj presidentin Halili, i cili këmbënguli që une mos të largohem dhe më dha besimin, pasi më nevojitej për të punuar më shume dhe luftuar çdo ditë për të qenë pjesë e formacionit.

Çdo futbollist ka këtë ambicie. Falenderoj shumë tifozët bardheblu për mbështetjen që më kanë dhënë. Premtoj që do te jap maksimumin çdo ditë në stërvitje dhe sa herë kur të më jepet mundësia për te luajtur”, ka thënë Edvan Bakaj te faqja zyrtare e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"