VIDEO/ Super Balaj, realizon dopietë, shkëlqen edhe Roshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2016 | 19:59

VIDEO/ Super Balaj, realizon dopietë, shkëlqen edhe Roshi

Bekim Balaj dhe Odise Roshi po kalojnë një moment të mirë në Kroaci me Rijekën. Sot Rijeka luajti miqësoren kundër Rudar Velenjes dhe ka arritur një fitore spektakolare 5-0 ku protagonistë absolutë ishin dhe dy futbollistët kuqezinj.balaj Dominimi i Rijekës ishte absolut dhe që në pjesën e parë në 30 minuta u shënuan 3 gola. Balaj shënoi i pari në minutën e 25­-të, pas disa tentativash, ndërsa dy minuta më pas Roshi fitoi një penallti, të shënuar nga Gavranoviç.

Në minutën e 32-­të pikërisht Roshi shërbeu për Balajn, i cili i vetëm me portierin nuk fali dhe 3-­0. Një ndeshje mjaft e mirë edhe për Roshin edhe pse nuk shënoi, ndërsa Balaj bën më së miri detyrën duke vazhduar me gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"