Ballina, Kombetarja, Lajmi Kryesor — 20 Shtator, 2012 12:09

Kombëtarja me fanella si të Greqisë, “Tifozat Kuq e Zi” kërcënojnë me bojkot

Grupimi “Tifozët Kuq e Zi” kanë reaguar për fanellat si mysafirë të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen me Zvicrën. Në një komunikatë drejtuar mediave ata kanë kërkuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit që të zgjidhet çështja e ngjyrave të fanellave në transfertë, për të mos pasur në të ardhmen keqkuptime, sikundër ndodhi në ndeshjen Zvicër-Shqipëri. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi kishin veshur një uniformë unikale, e cila nuk kishte asnjë lidhje me emblemën e kombëtares sonë, me ngjyrë të bardhë dhe shirita blu, identike si uniforma e kombëtares greke. Nisur nga kjo gjë, grupimi “Tifozët Kuq e Zi” ka kërcënuar edhe deri me bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në transfertë. “Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, ‘Tifozët Kuq e Zi’ kërkon nga organet kompetente të Federatës Shqiptare të Futbollit që në afatin sa më të shpejtë kohor të ndërrohen ngjyrat e fanellave në transfertë. Në ndeshjen e zhvilluar në Luzernë kundër Zvicrës si mysafirë ishte e para ku u ekspozuan këto fanella dhe si të tilla, përveç logos në gjoks, me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tonë. Andaj, si kërkesë të tillë duhet ta shqyrtoni në kohë sa më të shpejtë duke i ndërruar ato, në të kundërtën ‘Tifozët Kuq e Zi’ shumë shpejt do të dalin me hapat e mëtejshëm pa përjashtuar edhe bojkotin e ndeshjeve si mysafirë. Askush nuk mund t’i përdhosë ngjyrat që na identifikojnë ne si shqiptarë, pavarësisht shijeve që mund të kenë persona të caktuar apo kompani të caktuara”, – thuhet në komunikatë. Siç dihet, Kombëtarja shqiptare furnizohet nga kompania “Adidas” me uniforma dhe, para nënshkrimit të kontratës me këtë të fundit, si gjithnjë jepen nga federata edhe dizajni për fanellat, pantallonat e shkurtra, getat, e gjithçka tjetër, deri edhe te kostumi serioz që veshin lojtarët kur janë në udhëtim. Por, nuk kuptohet se përse kompania “Adidas” ka bërë një furnizim të tillë me një fanellë, e cila jo vetëm që i përket një shteti tjetër, por për më tepër nuk ka asnjë lidhje me Kombëtaren shqiptare.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *