Ballina, Kombetarja, Lajmi Kryesor — 3 Maj, 2013 13:26

De Biazi: Synojmë vendin e 2-të në grup

De Biazi veshtronU është ruajtur gjith një deklaratave bombastike, sidomos kur bëhet fjalë për objektivin e skuadrës që drejton. Kurdoherë kur është ngacmuar nga media lidhur me një kualifikim të mundshëm, ai i ka mëshuar më shumë togfjalëshit: “Të bëjmë maksimumin”. Sakaq, dje ka theksuar për herë të parë synimin e tij dhe të Kombëtares që drejton: “Dua vendin e dytë në grup dhe të provoj shanset në ‘play off’ për në Botëror”. Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit tonë përfaqësues, Xhani De Biazi, i cili në të disatën intervistë të dhënë kohët e fundit në mediat italiane (slSussidiario.net) ka bërë një rezyme të skuadrës shqiptare duke theksuar se me një fitore ndaj Norvegjisë në qershor kuqezinjtë do të kenë mundësi reale kualifikimi.
Si po shkon eksperienca juaj si trajner i Kombëtares së Shqipërisë?
Rezultate janë të mira. Kemi grumbulluar deri tani nëntë pikë ashtu sikundër Islanda, surpriza tjetër e grupit tonë. Gjithsesi, janë luajtur pesë ndeshje dhe duhet të luajmë edhe pesë të tjera. Pra, jemi ende në mes të edicionit. Por, ne do t’i luajmë deri në fund mundësitë dhe shanset tona për të shkuar në Botërorin “Brazil 2014″.
Nga renditja duket se Zvicra është skuadra më e fortë në grup dhe një nga pretendentet për t’u kualifikuar direkt, apo jo?
Sigurisht, është skuadra me organikën më të mirë si fizikisht dhe teknikisht dhe një nga favoritet për t’u kualifikuar direkt në Botëror. Ndërsa ne do të ishim të kënaqur nëse do arrinim të luanim “play off”, si skuadër e vendit të dytë në grup.
Do duhet të luani një ndeshje tejet decizive më 7 qershor ndaj Norvegjisë, cili është mendimi juaj për këtë përballje?
Nëse do të fitonim ndaj Norvegjisë në fushën tonë, atëherë do ishte tejet e rëndësishme për ecurinë. Ka shumë ankth në Shqipëri për këtë ndeshje dhe megjithatë njerëzit janë të kënaqur me rezultatet që ka arritur deri tani Kombëtarja. E pranoj: na ka rrethuar entuziazmi.
Si arritët që të ndërtonit një skuadër me kaq nivel të mirë teknik?
Thjesht: shkova dhe kërkova të gjithë futbollistët më të mirë shqiptarë të shpërndarë nëpër Europë dhe i bëra të gjithë bashkë në një skuadër.
Mund të na thoni një lojtar me nivel të lartë që keni te Shqipëria?
Nuk mundem ta them këtë. Preferoj që të mos jap emra të përveçëm.

Basha Migjen ne Norvegji-Shqiperi 0-1Trajneri kuqezi, ja si po e studion Norvegjinë
Për atë, sikundër edhe për Kombëtaren që drejton dhe gjithë publikun futbolldashës shqiptar, takimi i 7 qershorit ndaj Norvegjisë është tejet i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës sonë në kualifikimet e Botërorit 2014. Kështu që, për të arritur një rezultat pozitiv, duhet që të njihet me detaje çdo e metë apo përparësi që ka kundërshtari. Dhe, natyrisht, kush mund ta bëjë një gjë të tillë më mirë sesa një italian. Të njohur në botën e trajningut si teknicienë, trajnerët italianë nuk ia lënë asgjë rastësisë, ndaj në këtë linjë qëndron edhe Xhani de Biazi. Mesazhi i lënë dje në faqen e tij zyrtare në Facebook, është tejet domethënës: “tek kaseta (DVD) e pesë ndeshjeve….stop/ merr shënime/ vazhdo/ stop/ merr shënime/ vazhdo/ kthe prapa kasetën dhe vazhdo sërish… koka të rrotullohet dhe sytë që të djegin” (Al quinto dvd di partite…stop/ appunti/ play/ stop/ appunti/ play/ rew…stop e play e…la testa gira e gli oçhi bruciano). Bëhet fjalë për pesë ndeshjet kualifikuese të Norvegjisë për Botërorin 2014. De Biazi ka nisur që në këto momente që të studiojë me detaje kundërshtarin, edhe pse duhen më shumë se 35 ditë nga ndeshja e “Qemal Stafës”. Nisur edhe nga mungesat (në këtë takim mungon Cana, Lila dhe Roshi për shkak kartonësh), tekniku i Kombëtares më së pari po “zbërthen” me detaje rivalin, dhe më pas do të mundohet që të gjejë ekuivalencën e lojtarëve të tij gjatë përgatitjeve që do të bëjë në fund të këtij muaji. Sipas informacioneve paraprake, por që ende nuk janë zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Kombëtarja mund të grumbullohet disa ditë jashtë Shqipërisë, në Zvicër, për ta përgatitur këtë ndeshje, ku me gjasa mund të zhvillojë edhe një miqësore, e cila kuptohet që nuk do të konsiderohet si zyrtare nga FIFA. Shqetësimi më i madh i teknikut është mungesa e Andi Lilës, pasi lojtari ishte një “xhol” i vërtetë. Lila luan sa në mbrojtje në të djathtë dhe në mesfushë, po në këtë krah. Ndërsa tani De Biazit do t’i duhet të mbështetet te Dallku në mbrojtje, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Vorskla Poltava dhe te Emiljano Vila në mesfushë, edhe ky një lojtar që është aktivizuar pak te Janina gjatë muajve të fundit.

Grumbullimi në Zvicër, FSHF s’e konfirmon
Drejtuesit e ekipeve kombëtare në FSHF po merren me detajet e përgatitjeve për sfidën kyçe të kualifikimeve ndaj Norvegjisë. Në kundër të këtij takimi është hedhur teza e një grumbullimi të Kombëtares jashtë Shqipërisë, në Zvicër dhe mundësisht, zhvillimit të një ndeshjeje miqësore, jo zyrtare, por ky lajm nuk gjen ende konfirmim nga FSHF-ja. Arsyeja qëndron në faktin se një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga kompania e specializuar, e njëjta që mundësoi zhvillimin e miqësores me Kamerunin, në arritjen e të tilla marrëveshjeve. Ndërkohë, i sigurt është fakti se java e fundit e përgatitjeve do zhvillohet si zakonisht në Durrës.

SadikuDy gola Juventusit, Sadiku: Ju tregoj emocionet me… “Zonjën”
Armando Sadiku, njeriu që ka realizuar 16 gola këtë sezon në kampionat me Luganon, i ka shënuar dy herë Juventusit në miqësoren e djeshme që përfundoi 3-3. Ndeshja është zhvilluar në qendrën stërvitore të Vinovos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti gjithë pjesën e parë, ndërsa në të dytën u fut në minutën e 75-të të lojës. Në minutën e 80-të ai barazoi shifrat në 2-2, pas një goditjeje me kokë, ndërsa në minutën e 87-të kaloi Luganon në avantazh pasi ekzekutoi mjeshtërisht një penallti. “Ishte emocionuese të sfidoja Anelkanë dhe Kualjarelën”, – ka thënë Sadiku pas ndeshjes për “Panorama Sport”.
Dy gola Juventusit, a e kishit imagjinuar ndonjëherë këtë?
Jo, në fakt nuk e kisha imagjinuar. Por ishin gola në miqësore. Do të doja që gola të tillë t’ia shënoja në turne zyrtarë.
Pra nuk u emocionuat që luajtët kundër tyre dhe u shënuat?
U emocionova pa masë. Të luash në fushë me Matrin, Anelkanë dhe Kualjarelën është fantastike.
Çfarë ju bëri më shumë përshtypje?
Që ishin shumë të thjeshtë dhe shumë profesionistë. Megjithatë, ishin edhe pak të çuditshëm.
Pse?
Po, sepse ishin shumë të sjellshëm jashtë fushe, por sapo zbrisje në fushë ishin shumë të ashpër. E kam fjalën sportivisht.
Pse çfarë ndodhi në fushë?
Nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme, por ngaqë edhe ishin të fortë fizikisht të vrisnin në çdo përplasje. Po ju them se pata vetëm një rast kundër tyre dhe atë e shënova. Nuk kishe shanse t’i afroheshe portës.
Tjetër çfarë ju bëri përshtypje?
Sistemi i sigurisë. Ishte gjelbërim ngado, por nuk ndihej asgjë. Madje i kishim marrë masat që të mos kishte asnjë person tjetër veç stafeve aty afër.
Pra nuk pati ndonjë menaxher që t’ju shihte?
Jo, jo nuk pati asnjë menaxher dhe asnjë tifoz të thjeshtë.
Ku do të luani sezonin e ardhshëm?
Nuk e di, sinqerisht. Kam disa oferta, por tani jam fare i paqartë.
J. Halilaj

BalajPërplasja në stërvitje, Bala 4 ditë në spital
Një përplasje në një seancë stërvitore të para katër ditëve me një koleg e pat dërguar Bekim Balën në spital. Lajmi konfirmohet nga menaxheri i sulmuesit shkodran, i cili saktëson edhe faktin se nga dje ai është rikthyer sërish në grupin e Spartës së Pragës. Pas përplasjes, Bala kishte pasur një mpiksje gjaku në trup, ndaj mjeku i klubit të Spartës së Pragës pat kërkuar dërgimin e lojtarit menjëherë në spital. Këtu, pas ekzaminimeve deri në detaj nga ana e mjekëve dhe analizave të përgjithshme, gjatë katër ditëve të qëndrimit nën vëzhgim konstant, atij i është dhënë leje që të rikthehet rregullisht në stërvitje me ekipin. Sakaq, mësohet se gjatë gjithë kohës drejtuesit e klubit janë interesuar në vetë të parë për Balën, kjo pasi e konsiderojnë si një lojtar me të ardhme të sigurt te Sparta e Pragës. Kujtojmë se ai u largua në verën e 2012-ës nga Tirana te çekët e Spartës për 70 mijë euro (vlera e kartonit) dhe gjatë fazës së parë arriti edhe të shënonte tre gola. Mirëpo, gjatë merkatos së janarit, drejtuesit morën nga Jablonec sulmuesin David Lafata, teksa nuk arritën që të largonin drejt Turqisë, për shkak të prishjes së tratativës në minutat e fundit, të sulmuesit tjetër, Leonard Kveuke. Kështu, me kaq shumë rivalitet, Bala u detyrua që të kalonte te Sparta II, ku edhe ka shënuar 6 gola në ndeshjet në të cilat është aktivizuar. Mësohet se në verën e këtij viti drejtuesit do të largojnë njërin mes Lafatas (i cili ka zhgënjyer) e Kveukes dhe Bala do të rimarrë kështu vendin e tij në skuadër. Pikërisht, për faktin se te Sparta shkodrani konsiderohet si e ardhmja e sulmit, ai nuk u dha as në huazim gjatë merkatos dimërore, paçka se dy skuadra polake, Legia Gdansk dhe ajo e Varshavës, si dhe çekët e Mllada Boleslav dhanë goxha parà për ta pasur deri në fund të këtij sezoni.

formacionetMuskuj dhe rivalitet, tani kemi 3 Kombëtare
Nuk mund të themi ende nëse është Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, paçka se deri tani statistikat e vendosin mbi të gjitha të tjerat, por pa dyshim që është ndër skuadrat më kompetitive. Mjafton të vëresh të grumbulluarit e Xhani de Biazit në 12 ndeshjet që ai ka zhvilluar nën drejtimin e kësaj skuadre dhe forma që kanë treguar futbollistët, për të qenë minimalisht optimistë për të ardhmen. Që nga porta e deri te vija e sulmit shihet qartë se ka rivalitet, çka, të paktën teorikisht, pritet të sjellë veçse rezultate pozitive. Një gjë e tillë duhet pranuar që nuk ishte parë prej vitesh, për më tepër në reparte të tilla si mbrojtja dhe sulmi, ku lojtarët i kemi pasur me pikatore. Madje, në mjaft raste, trajnerët kuqezinj kanë improvizuar duke i spostuar mesfushorët në mbrojtje, si në rastin kur kanë dashur më shumë siguri në këtë repart, por edhe kur mbrojtësit kanë qenë të pezulluar, për shkak kartonësh ose mungonin prej dëmtimeve të ndryshme.
Porta - Pas lamtumirës së Arian Beqajt, ishte Samir Ujkani ai që veshi dorezat si numri një i kuqezinjve, por problematika që hasi në pjesën e parë të këtij sezoni te Palermo dhe gafa në përballjen me Islandën e kaloi në plan të dytë. Tani është Etrit Berisha, i cili që në debutimin e tij ndaj Iranit tregoi qartë se ishte në gjendje të përballonte edhe kundërshtarë të këtij rangu. Portieri i Kalmarit ka zgjidhur mjaft mirë dhe me qetësi dy-tri ndeshje të forta, por më së shumti mori notën maksimale në përballjen ndaj Norvegjisë në Oslo.
Mbrojtja - Për herë të parë kemi lojtarë të dubluar në të gjitha pozicionet. Nëse mungon Lila, në krahun e djathë shkon Dallku. Në rast se mungon Cana, në qendër mund të luajë Osmani, ose i sapoardhuri nga Suedia, Ilir Berisha. Sakaq, edhe mungesa e Mavrajt mund të kompensohet sa me Currin, edhe me Lorent Sadikun, gjetja e radhës e Kombëtares sonë. Ndërsa në krahun e majtë Agolli, Arapi dhe Vangjeli rivalizojnë denjësisht njëri-tjetrin dhe japin që të tre garanci. Kështu që në rastin më të keq, kur të kemi gjatë kualifikimeve pezullime për kartonë ose dhe mungesa për shkak dëmtimesh, De Biazi sërish ka mundësinë të hedhë në fushë një mbrojtje solide.
Mesfusha - Pas shumë kohësh mund të themi se kemi gjetur edhe këtu sadopak qetësi. Përveç Ervin Bulkut, i cili mbetet një titullar i padiskutueshëm, De Biazi ka mundur të gjeje edhe organizatorin. Madje mund të zgjedhë me qetësi mes Migjen Bashës, Burik Kukelit (është i dëmtuar, por do rikthehet), Vullnet Bashës, Amir Abrashit dhe talentit të Skënderbeut, Sabjen Lilaj. Rivalitet dhe muskuj gati me tepri kemi në të djathtë të mesfushës, ku mund të luajnë pa frikë Odise Roshi, Emiljano Vila, Gilman Lika, si dhe Gjergji Muzaka. Që të katër këta lojtarë do të rivalizojnë vetëm për këtë pozicion, ashtu sikundër në të majtë Meha, Valdet Rama, Hyka, Zeqiri dhe Elis Bakaj do të “kenë shumë punë” me njëri-tjetrin për të luajtur titullarë. Sakaq, nuk kemi problem edhe për “xholin”. Me ardhjen e Jurgen Gjasulës dhe të Andrea Tatos (që të dy, sidomos i dyti, për t’u konfirmuar si afrime kuqezi), mund të themi me plot gojë se problemi më i madh i De Biaizt tanimë është bollëku.
Sulmi - Edhe ky repart konsiderohet tashmë i mbipopulluar, pasi Edgar Çani dhe Armando Sadiku kanë treguar se mund të luajnë pa frikë si titullarë, duke u zënë vendin pse jo lojtarëve me eksperiencë si Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi. Sakaq, nuk duhet harruar se në këtë listë futen edhe Ahmed Januzi, Armando Vajushi, Bekim Bala dhe Agon Mehmeti.

Rekordi i italianit
Statistikat nuk të lënë asnjëherë të gabosh. E besueshme apo jo, vlen të theksohet se në gjithë historinë e Kombëtares shqiptare, që nga viti 1963 kur morëm pjesë për herë të parë në kualifikimet e një kampionati botëror apo europian, nuk kemi qenë asnjëherë më lart në renditjen në grup sesa aktualisht. Jemi të dytët, me pikë të barabarta me vendin e tretë (Islanda), pas pesë ndeshjeve të para dhe për më tepër vijmë nga një fitore në transfertë në kualifikime, e cila të bën realisht të besosh te kjo skuadër. Mjafton të marrësh për bazë dy fakte mjaft domethënëse: e para, se para Norvegjisë kishim fituar vetëm tri ndeshje kualifikimesh në transfertë (Moldavinë, Kazakistanin dhe Luksemburgun) dhe, së dyti, Shqipëria para takimit në Oslo, më 22 mars, renditej në FIFA në vend të 63-të, ndërsa Norvegjia në vend të 29-të, pra plot 14 pozicione më lart sesa ne.

BogdaniBogdani, dopietë dhe luan sezonin ndaj Edgar Çanit
Katania ku aktivizohet Edgar Çani do të presë këtë javë në fushën e vet Sienën e Erjon Bogdanit. Sipas informacioneve, që të dy sulmuesit e Kombëtares shqiptare do ta nisin nga stoli këtë përballje, por më shumë sesa kjo, ajo që bën përshtypje është fakti se Siena luan shansin e fundit. Të renditur në vend të parafundit me 30 pikë, toskanët do duhet të fitojnë me patjetër që të shpresojnë ende te mbijetesa. Dje mediat italiane kanë dhënë edhe formacionet e mundshme me Katanian që pritet të luajë me Frison; Rolin, Spoli, Legrotalie, Kapuano; Izko, Lodi, Almiron; Barientos, Gomez dhe Bergessio. Ndërsa Siena me Pegolo; Terzi, Paçi, Felipe; Anxhelo, Kalelo, Dela Roka, Rubin; Agra, Rosina; Emegara. Ndërkohë Bogdani ka sigluar një dopietë në miqësoren që Siena zhvilloi dje me diletantët e Ostias.

SalihiSalihi, shtyllë dhe gol në Champions
Shënon sërish Hamdi Salihi. Pas një periudhe disi negative, me lënie në stol, madje edhe në tribunë, dje sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar golin e dytë për skuadrën e tij, Jiangsu Sainti, në transfertë ndaj japonezëve të Vegalta Sendai. Takimi u mbyll 1-2 për kinezët, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar. Të parët që shënuan ishin vendësit me anë të Naoki Sugai në minutën e 24- t. Në minutën e 38-të ishte Jianje Liu që barazoi, ndërsa në të 62′, Salihi realizoi golin e fitores. Shkodrani shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të skuadrës së tij. Portieri, sapo priti një top të gjuajtur në drejtim të tij, i pason me dorë në të majtën e tij një mbrojtësi të Jiangsu Sainti, i cili pa lëvizjen e Salihit në mesfushë, në limitet e pozicionit jashtë loje i pasoi dhe shkodrani, pas një vrapi prej 30 metrash me top në këmbë, del para portierit dhe e dërgon topin në trekëndëshin e majtë. Para këtij goli, Salihi pati edhe një rast ideal për të shënuar, kur nga një goditje dënimi nga 25 metra gjuajti bukur, por topi u ndal në tra. Gjithsesi, edhe pas kësaj fitoreje, Jiangsu Sainti u eliminua pasi u rendit në vend të tretë në grup me 7 pikë, po aq sa edhe tajlandezët e Burium Junajtid, të cilët u kualifikuan falë golavarazhit. Grupin e kryesojnë koreano-jugorët e FC Seul, të cilët barazuan po dje 2-2 me Burium.

Ademi FatonTalenti kosovar: Herta s’më la të vishem kuqezi
Ai është vetëm 18 vjeç, por konsiderohet si një talent me të ardhme të sigurt. Quhet Faton Ademi, i lindur në Prishtinë dhe i rritur në akademinë e Hertës së Berlinit. Sulmuesi, me parametra tejet të mirë, si fizikë, ashtu edhe teknikë, ka qenë ndër më të mirët e sezonit të shkuar te U-17 e Hertës dhe tanimë ka kaluar te U-19-ta. Ademi posedon shtetësinë gjermane dhe kosovare dhe për fat të mirë nuk ka luajtur me asnjë ekip të Shpresave të Gjermanisë. Lojtari është thirrur edhe nga trajneri i U-19 të Shqipërisë, Foto Strakosha, për ndeshjet miqësore të disa ditëve më parë ndaj Italisë dhe Bullgarisë, por ai nuk u paraqit në këto ndeshje. “Doja shumë që të shkoja në Shqipëri, por drejtuesit e Hertës nuk më lanë, pasi kishim dy ndeshje të rëndësishme dhe duke qenë se takimet e Shqipërisë nuk ishin zyrtare, nuk pranuan që unë të udhëtoja drejt Tiranës. Shpresoj që Shqipëria të më thërrasë sërish, pasi unë dua të përfaqësoj ngjyrat kuqezi, paçka se kam edhe pasaportë gjermane”, ka theksuar Ademi në një intervistë të gjatë dhënë uebsajtit, transfermarkt.de.
LEONARD KARAJ

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

14 Komente

  • Besoj se nese e kemi serjozishte dhe pa nderhyrje per krijimin e 11 se par jam shum i bindur se Shqiperia do fitoje. Tani nese behen realitet te gjitha keto prurje qe po peerfliten do kemi n je kombetare qe munde t rivalizojme jo me Norvegjin por edhe mwe Zvicren .

  • formacioni ideal per mendimin tim do te ishte(kunder norvegjise)
    Berisha
    Dallku-Ilir Berisha-Mavraj-Agolli

    Basha

    Meha Gjasula Valdet Rama

    Sadiku Cani (25 min salihi )

  • Keta gazetaret ta heqin trurin: Ervin Bulku,titullar i padiskutueshem?????Po si ka mundesi te luaje ky para A.Mehes,M.Bashes dhe V.Rames?
    Sa per tre mungesat qe kemi vetem ajo e Canes do te ndihet,se sa per Lilen dhe Roshin eshte fat i madh qe nuk jane.

    • ik to mo ik .pse je kosovar i thua keto?Ai lila e dha fitoren me norvegin vetem o trap .Kush bredh me shume se ai, cana? Rroshi prap eshte talenti me i mire i shqiperise dhe bulku ben punen e “piste”ne kombtare dhe eshte truri i ksaj skuadre .Vetem meha vlen nga keta ndersa per bashen skemi tjeter me te mir se ai .Mos fol kot per futboll kur se ke idene

  • Sapo kemi filluar tashe po e teprojme jo muskujt jo Brazili jo i mundim pa harruar se ke te bejshe me skuadra me shume pervoje pra ata e kane nje synim si Islanda Norvegjija dhe Zvicra dhe ne po te jete fati nuke do jete keqe pere Shqiperine qe dhe ajo te marre pjese pra eshte shume e veshtire te mose bejme buje para kohe tia leme kohes
    Me kembe ne toke po sikur po vetekenaqemi si shume
    pa e llogaritur qe kemi kemi tri ndeshje shume mete veshtira saqe mendoni ju si koha e tregon futbolli do art dhe jo muskuj,,

  • asht e vertet qi salihi goditi traversen nga goditja e denimit, por nuk ka ken rreth 25 m. fauli asht ba para zones sa lojtart kinez kerkun edhe 11m. ka ken largsi 16-17m maksimumi.

  • —”"”mbyte-mbyte-mbyte-shqiperi–mbyte-mbyte–plehren–norvegji”"”–…–mendoj nje supershqiperi–qe do te shkatroje norvegjine e zgajdur ne 3-0-..-ne 7-qershor-ne jemi 7 -milion-ne fushe–ndaj nje formacioni qe tmerrohet –kur na degjon emrin-..-ne– shqiperi–jemi –ne–zoter–ndaj sdo ti falim–..–fat te mbare dhe fitore –yjeve– tane-ne kete takim-…mbas norvegjise–do –”"ta paguaje”"–edhe zvicra–dhe ajo islande e cfilitur–qe–cuditerisht i falem 2-gola- si per -meshire-……

  • ashtu i bjer kta shtetet e medhaja si prsh anglia me bo nja 50kombetare se kane miliona lojtar jo si ne kemi nja 30 lojtare e direkt i formuam tre kombetare mos na thoni se kemi lane mbrapa edhe me futboll gjithe europen

  • si shqiptar qe jemi,eshte momenti te fryhemi si gjeladeti.

  • shqiptaret armiku i vetvetes.Ekipin solid nuk ka skuader ta mundi

  • Eshte akoma shpejt te mendojme kualifikimin.Nuk kemi eksperience dhe na ka ndodhur disa here qe kur na duhet te fitojme atehere kemi deshtuar.
    Edhe nqs fitojme kunder Norvegjise kemi 2 ndeshje te tjera jashe fushes tone (me Sllovenine dhe Islanden) qe per mendimin tim do te jene ndeshje percaktuese me shume, se sa ndeshja me Norvegine.
    Duhet te jemi te kenaqur dhe me vendin e trete ose te katert.
    Gjithsesi ti marrim ndeshjet me rradhe.
    Suksese Kombetares tone te dashur

  • –vendi i dyte -me pak zgjuarsi arihet nga shqiperia-..-duhet guxim -dhe–gjuajtje– te vazhdueshme ne porten kundershtare–per tja aritur qellimit- final-..-shqiperia- i ka te gjitha shanset–ndaj ska pse te dorezohet-perderisa takimet me te veshtira i luajme ne fushen tone–fitoret e te cilave do te na rrisin edhe me moralin–per te mposhtur kundershtaret e tjere si slovenia apo islanda-..–le te luajme –”"tigrin e plagosur”"–qe –shqyen–prene e tij–at’here kur ai mendon–se nuk do ta sulmoje–..-keshtu do ti-”"” zhdukim”"”— te gjithe-…–fat te mbare dhe fitore shqiperise sone ne keto takime-…urimet me te mira de biazit–qe me nje fitore ndaj islandes–sot do te kishte 4-te tilla-dhe kualifikimi do te ishte i —”‘mbaruar”—me kohe-…AH–ISLANDA-1-2–A E KUPTONI SE DO TE ISHIM– “CMENDUR”–PREJ GEZIMIT- TE GJITHE–DHE KUR E MENDON ATA TE-”"VDEKURIT”"–NA MUNDEN–KOT–FARE KOT–SI ME THENE –UA DHURUAM FITOREN–NE–ME DESHIREN TONE–DUKE MENDUAR–SE CDO GJE KISHTE PERFUNDUAR NE FAVORIN TONE????-SA PA FAT–CFARE FATKEQSIE-..-POR DO TA KTHEJME –NE-”CMENDURI’–FITOREJE- ATJE- NE ISLANDEN E LARGET-DHE PA PRESION-DHE MJAFTON-ISLANDE 0-SHQIPERI-1-QE TE JEMI–”" TERBUAR “”-GAZIT–PERFUNDIMISHT- ….

  • Konkurenca i ka munguar gjithehere Kombetares shqiptare. Ish-trajneret e Kombetares nuk dinin ta fusini konkurencen dhe veq kesaj edhe riperteritjen e benin si eshte me se keqi! Pra akoma pa e gjetur zevendesuesin e largonin lojtarin?
    De Biasi eshte ie vetmi qe ka ditur ta fus konkurencen ne Kombetare dhe te gjtihe besojme, qe pas afrimit te gjithe ketyre djemve do bejme shpejt hapin e madh.
    Ne takimin me Norvegjine ne Tirane do ta shofim se sa mund ta zevendesojne lojtaret njeri- tjetrin. Ne mbrojtje Cana-Lila pritet qe nga konkurentet te zevendesohen. Veq lojtarve si Ilir Berisha, Tato, qe do luajne per here te pare, presim ndonje ritkthim te Roneto Arapit, Kristi Vangjelit apo Admir Teli. Ne raste te tilla do duhej te kthehej edhe ndonje si Elvin Beqiri se ka shume eksperience. Pra kemi bollekun qe na mungonte. Ne mesfushe per kete ndeshje do kemi per here te pare Jyrgen Xhasylen, urojme te ritkthehen Edmond Kapllani apo edhe Besart Berisha…
    Per kete Kombetare tifozet kuq e zi kane mbi 10 vite qe punojne. Pra presim hapin e madh kuq e zi…

    Proud to be albanian!

  • nqs vangjeli eshte ne forem , ben mire ta therrasi ne kombetare de biasi , nejse de biasi eshte trajneri dhe e di me mire ,se kjo eshte puna e tij , rama , basha , cani ,meha mavraj , do ti japin me kualitet lojes ,dhe do jete loje e shpejte pjesa e pare me norvegjine ,duhet ti mbysim ,se nuk jane spanja keta plerat ,

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *