Ballina, Kombetarja — 12 Mars, 2013 13:05

Plani anti-Norvegji, flet De Biazi: Ja çfarë më shqetëson para kualifikueses së radhës

De BiaziXhani de Biazi është optimist për ndeshjen kundër Norvegjisë, edhe pse e di mirë se kuqezinjve do t’u duhet të japin gjithçka nga vetja e tyre për të mos dalë të humbur nga sfida e 22 marsit. Afrimi i mundshëm i Ramës dhe Bashës, sipas tij, thjesht do të shtojë cilësinë dhe konkurrencën në grup, por kurrsesi nuk mund të prishë balanca apo të krijojë xhelozi të rrezikshme brenda grupit. Trajneri italian i Shqipërisë, në një intervistë për “Panorama Sport” analizon me ironi edhe deklaratën e teknikut të Norvegjisë, Olsen, se i druhej sulmit të Shqipërisë.
Mister, keni thirrur Ramën dhe Bashën në një ndeshje shumë delikate, që mund të vendosë shumë gjëra për këtë edicion…
Po, është e vërtetë që i kam thirrur, por ama duhet të saktësojmë se ata janë pjesë e listës paraprake prej 25 lojtarësh. Kjo listë do të reduktohet deri në shpalljen e saj, sepse mund të mos jenë tre apo katër lojtarë.
Përveç afrimit të dy elementëve cilësore, a ekziston rreziku që afrimi i tyre të mund të krijojë edhe ndonjë ndjenjë xhelozie në grup?
Jo, aspak. Nuk mund të ekzistojë një rrezik i tillë, për aq kohë sa kemi të bëjmë me ekipin kombëtar. Kombëtarja është e gjithë shqiptarëve dhe përfaqëson një komb të tërë. Nuk mundet as që të mendohet për xhelozi, smirë, apo gjëra të tilla. Unë, bashkëpunëtorët e mi në staf dhe lojtarët e kemi të qartë se qëllimi ynë është vetëm përmirësimi dhe ecuria sa më e mirë e Kombëtares.
Si mund të luajë Shqipëria, nëse Basha dhe Rama do të arrijnë të pajisen me dokumentet e nevojshme?
Shumë herët për t’ju dhënë një përgjigje për këtë. Për mua në fillim është e rëndësishme që ata të mund të jenë në dispozicion dhe të mund të punojmë me ta. Unë i kam nja dy ide në kokë, por e vështirë të them se si mund të luajmë.
A mund ta zëvendësojë Basha Kukelin e dëmtuar?
Varet, ka mundësi, por po e përsëris se është shumë herët për të hyrë në detaje teknike.
Çfarë ju shqetëson më shumë te skuadra jonë momentalisht?
Aktivizimi i paktë i disa lojtarëve. Norvegjia shumicën e futbollistëve i ka në aktivitet të plotë dhe e kam fjalën për lojtarë që luajnë rregullisht.
A e keni studiuar Norvegjinë?
Po, jam marrë sistematikisht me këtë pjesë. Mendoj se janë një skuadër e vështirë dhe shumë e fortë, por ju siguroj se nuk do të shkojmë atje të trembur dhe me idenë vetëm për t’u mbrojtur.
A ju shqetëson fakti se Bogdani dhe Çani po luajnë fare pak në ekipet e tyre?
Do të ishte më mirë sikur ata të luanin rregullisht, por do të përpiqemi që t’u marrim maksimumin atyre.
Salihi ka shënuar tre gola në tri ndeshje?
Më vjen mirë për të. Të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ka një problem, sepse ai luan në një vend shumë të largët, por të shohim…
Trajneri i Norvegjisë, Olsen, ka thënë se i druhet sulmit të Shqipërisë. Ju e besoni?
Hëm… (niset të thotë diçka kundërshtuese, por heziton). Nuk më duket edhe aq i sinqertë në atë që thotë, por gjithsesi le ta lëmë atë të flasë deri ditën e ndeshjes. Nuk kam asnjë koment për atë që ka thënë.

Rama ValdetValdet Rama: Shqipëria ka gjasa për në Botëror
Mesfushori kosovar i Real Valadolidit spanjoll, Valdet Rama, ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë ka gjasa të mira për t’u kualifikuar në botërorin “Brazili 2014″, përcjell të hënën “realvaladolid.elnortedecastiill.es”. Ai ka marrë ftesë nga trajneri Xhani de Biazi për dy ndeshjet e radhës, atë eliminatore kundër Norvegjisë më 22 mars në Oslo, si dhe miqësoren katër ditë më vonë kundër Lituanisë në Tiranë. “Shqipëria ka një shans të mirë për t’u kualifikuar në Brazil. Nëse fiton në Norvegji, mund të mbetet në pozitën e dytë. Unë jam i lumtur që jam thirrur nga Shqipëria”, – ka thënë Rama. Debutimi Mesfushori kosovar, Valdet Rama, e ka cilësuar të suksesshëm debutimin në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga. 25-vjeçari të shtunën mbrëma luajti nga minuta e 61- të për Real Valadolidin, që barazoi 1-1 me Malagan në kuadër të javës së 27-të. Ai në Valadolid kaloi në fund të janarit, pasi shkëputi kontratën me skuadrën suedeze Orebro. Debutimi erdhi në grumbullimin e tretë me skuadrën që renditet në mesin e tabelës të La Ligas. “Jam shumë i lumtur që debutova. Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaja. Mendoj se ndeshja e parë për mua ishte goxha sukses”, – u shpreh Rama të dielën për gazetën. Rama është paraqitur në krahun e djathtë të mesfushës. Mediumet spanjolle të afërta me Valadolidin kanë vlerësuar se Rama ishte shumë aktiv, nuk i mungoi vetëbesimi dhe u përshtat menjëherë me ritmin. Sipas sajtit “terra.es”, Rama ka paraqitur disa herë rrezik për portën kundërshtare. Sajti “blanquivioletas.com” ka vlerësuar se Rama i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij. Për gjysmë ore, sipas këtij sajti, kosovari ka shfaqur gjëra të mira, si teknikë, goditje të mirë të topit dhe guxim për të kërkuar golin. “Fillimi është i vështirë, por me rëndësi është fakti që ekipi më ka pritur mirë. Trajneri ishte i kënaqur me atë që tregova. Kemi marrë barazim të rëndësishëm me Malagan. Tani më mbetet që të vazhdoj të punoj shumë në stërvitje, që të luaj edhe në ndeshjet e tjera”, – ka shtuar Rama. Ai është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Do të grumbullohet për ndeshjet kundër Norvegjisë dhe Lituanisë. Valdet Rama është vetëm futbollisti i dytë shqiptar që luan në kampionatin spanjoll. Ardian Gjokaj, që është nga Mali i Zi, në edicionin 1999-2000 regjistroi disa paraqitje për Majorkën.

S.S. Lazio v NK Maribor - UEFA Europa LeagueCana: Luajmë çdo 3 ditë, kjo Lacio vuan fizikisht
Nuk ka qenë natyrisht aspak i kënaqur kapiteni kuqezi, Lorik Cana për humbjen e Lacios ndaj Fiorentinës mbrëmjen e së dielës. Duke folur për mediat italiane pas ndeshjes Cana ka gjetur si shkak faktin se lacialët po luajnë një ndeshje çdo tri ditë. “Kur zhvillon një ndeshje si kjo, ekziston gjithmonë një vështirësi si rrjedhojë e përballjes që kemi zhvilluar të enjten, vështirësi si mendore ashtu edhe fizike. Kur luan çdo tri ditë duhet të jesh akoma më i fortë në mendje, nuk kemi qenë shumë të fortë, por kemi dhënë gjithçka, kemi luftuar, kemi vrapuar, por jo gjithçka ka shkuar si duhet. Gjithsesi diçka të mirë ka gjithmonë, sigurisht kur një kundërshtar është shumë mirë i organizuar si ishte Fiorentina. E kishin përgatitur ndeshjen shumë mirë dhe kanë shfrytëzuar mundësitë e pakta që u janë krijuar, edhe sepse Marketi pak herë ka pasur punë gjatë ndeshjes. Kjo tregon se duhet të jemi edhe më të përqendruar, por duhet një Lacio gjithmonë në 100%”, – ka thënë Cana.

Frank Kramer, trajneri i ri i Mavrajt
Grojter Fyrthi ka emëruar trajnerin e ri. Ekipi, me kapiten mbrojtësin shqiptar, Mërgim Mavraj, në dy vitet e ardhshme do të drejtohet nga tekniku Frank Kramer, i cili nënshkroi zyrtarisht një kontratë deri më 2015-ën. 40-vjeçari gjerman dha dorëheqjen nga skuadra e të rinjve U-23 të Hofenhaimit duke pranuar ofertën e ekipit të Grojter Fyrthit. “Jam i bindur që me trajnerin e ri skuadra do të bëjë kthesën. Frank Kramer është i duhuri për ne. Mendoj se kemi bërë zgjedhjen më të mirë”, – deklaroi presidenti i klubit, Helmut Hak. Kramer ka drejtuar në vitet 2004-2011 të rinjtë U-23 dhe U-19 të Grojter Fyrthit.
JETMIR HALILAJ

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

4 Komente

  • Trajneri De Biasi duhet bej llogarite mire per ndeshjen kunder Norvegjise. Kjo sfide do te percaktoj shume qe lidhet me kete edicion. De Biasi sguxon ta paraqes ekipin te friksuar si trajneret e meparshem! Cdo edicion keto 10 vitet e fundit kemi bere disa ndeshje te mira dhe pastaj kemi rene! Kjo ndeshje eshte e tille per nga rendesia. Ne sduhet kemi presion, lojtaret duhet pergatiten fort fizikisht dhe psiqikisht, te mos meren me lojen kundeshtarit, por te bejne lojen e tyre.
    Nese ekipi yne luan kompakt si nje trup i vetem, kundershtari sdi dal ne lojen e tij, kjo do ti mundesoj Kombtares sone qe me kundersulme te ndeshkoj kundershtarin…
    Urojme qe De Biasi te ftoj lojtaret me ne form, te pergatis nje mbrojte te hekurt, te angazhoj nje mesfushe te ngjeshur dhe levizese si dhe nje sulm kombinues. Kjo jane gjera te veshtira, por trajneri duhet pranoj pergjegjsit…
    Te shpresojme qe me afrimin e loajtarve te rinj do paraqesim nje ekip shume cilsor dhe te marrim sepaku nje barazim…
    Proud to be albanian!

  • Ka nje Shkodran Mustafa, shqiptar me pasaporte gjermane, ne rolin e mbrojtesit, ne Itali, lun me Sampdoria. Do ishte nje perforcim i madh per mbrojtjen tone nese pranon te lozi me kombetaren tone. Ne disa raste ka dhene shenja qe do te vije ne kombetare.

    FSHF te beje noj percapje ne drejtim te angazhimit te ketij cunit. REDI, Bushi…ca prisni…???

    Mos thoni pastaj kaq i kemi mundesite…afroni futbollista te mire nga ligat me te forta europiane..mos beni gjume..Bushi, mos me thuaj pastaj “dihej qe Islanda eshte e forte pasi ka ne rradhet e saj futbollista qe lozin ne Angli”…ja ky shqiptari me emer me shqiptar ska ku te veje me, “Shkodran” loz ne Itali..BUSHI ca pret…….

    http://www.fifa.com/worldfootball/photo/150/275/7/picture.html#1502757

    http://1asport.de/sport/fussball/nachwuchs/000016558/u18-junioren-schlagen-kroatien.html

    http://www.zimbio.com/pictures/Xmb-GgozZF-/UC+Sampdoria+v+Genoa+CFC+Serie/GAMTwtVc4KU/Shkodran+Mustafi

    http://bigstory.ap.org/photo/alberto-gilardino-shkodran-mustafi

  • –skema 5-3-1-1-dhe ne 20 minutat e fundit e kthyer ne 4-3-3–do te ishte me efektivja ne takimin kyc me norvegjezet–..mjafton nje –mbrojtje e eger– dhe mjaft e kujdesshme–dhe nje sulm i ralle por i guximshem- ku te perpiqemi te shenojme nje-gol-(ndaj norvegjise nuk eshte e veshtire te shenosh-pasi mbrojtja e saj eshte shume e hapur dhe gati e cekuilibruar deri ne pasiguri)..dhe ne fund mjafton 0-1-….nuk e di sa do te arihet -por shpresa ka-dhe mundesite per te bere –”"7 hile-dhe nje trimeri”"–ne kete takim-jane…fat te mbare dhe fitore kombetares sone ..norvegjia ka nje publik te qete-ska presion-ndaj nje fitore magjike- nuk do te dukej aq e veshtire- -sa ne shtepi(tirane)-…

  • Sikur te marrim 1 pike ne Norvegji jemi shume mire

    Problem per ekipin tone eshte se kemi nje mbrojtje qe reshtohet shume keq —Po te jete nje mbrojtje dinamike dhe agresive ne e kalojme Norvegjine

    Norvegjia eshte nje ekip dicka mbi medioker , por jo ndonje ekip i madh __Mire eshte te lozi ne sulm qe ne fillim De Biazi , qe te mos ju lere shume terren norvegjezeve

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *