Ballina, Kategoria Superiore, Teuta — 30 Qershor, 2012 14:00

Tronditet Teuta, humbje me goleadë në miqësoren ndaj serbëve të Jagodinës

JAGODINA-TEUTA 5-1
GOLI I TEUTËS: Mancaku 65′
FORMACIONI I TEUTËS
Në portë: Hoxha;
Në mbrojtje: Jakupi, Osmani, Sheta, Da Silva;
Në mesfushë: Nika, Veliaj, Deliallisi, Hoxha;
Në sulm: Dosti, Mancaku;
SKEMA: 4-4-1-1

Teuta është mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga skuadra serbe e Jagodinës në një miqësore të luajtur dje në Bullgari, ku skuadra durrsake vijon përgatitjet për sezonin 2012-2013. Ndonëse kanë zhvilluar një ndeshje me raste të shumta për shënim, “djemtë e detit” janë treguar inferiorë përballë kundërshtarit, duke i dhënë mundësi këtij të fundit të dalë në lojën e vet pa asnjë problem dhe të shënojë plot pesë gola. Megjithëse të besuarit e Hasan Likës e kanë nisur mirë takimin, ata nuk kanë mundur dot të përballojnë sulmet e shpejta të kundërshtarit dhe shumë shpejt e gjetën veten në disavantazh. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për Jagodinën. Në pjesën e dytë, serbët përfituan nga një shpërqendrim i durrsakëve dhe njëri prej lojtarëve të tyre nuk e ka pasur të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 3-0. Gol ky që do të pasohej edhe nga dy të tjerë. Në minutën e 65-të shënoi golin e nderit Mancaku.

ARBITRI
Ndeshja e parë e Ligës së Evropës, ndërmjet Teutës dhe Metalurg Rustavit, do të luhet më 5 korrik në stadiumin “Niko Dovana”, ora 20:30. UEFA përcaktoi dje edhe gjyqtarin e këtij takimi, i cili do të jetë irlandezi Padraig Sutton. Më parë, gjyqtari ka qenë futbollist në nivele amatore. Takimi i dytë do të luhet pas një jave në Gjeorgji. Durrsakët do të kërkojnë që ta kalojnë turin e parë.
Leonidha Musaj

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *