Barça blindon kreun, shkatërron Real Sociedad

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2015 | 17:55

Barça blindon kreun, shkatërron Real Sociedad

suarez mesi nejmarBarcelona nuk i ndahet shijes së fitoreve. Këtë herë arrin të mposhtë Real Sociedadin me rezultatin e thellë 4-0 në kampionatin spanjoll.

Katalanasit i falen treshes “MSN” e cila ka shkëlqyer edhe në këtë takim.

Messi, Suarez dhe Nejmar demostruan dhe njëherë formën e tyre të lartë me përformancën e shkëlqyer duke realizuar secili.

Sulmuesi brazilian realizoi dy herë në portën kundërshtare, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Mesi dhe Suarez.

Me këtë fitore Barcelona shkëputet në krye me 33 pikë, 9 më shumë se sa Real Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"