Benitez i ka orët të numëruara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2015 | 13:00

Benitez i ka orët të numëruara

benitezTa shkarkojnë tani, apo të presin deri në qershor? Kjo është dilema më e madhe e drejtuesve të Realit të Madridit mbi të ardhmen e trajnerit të tyre Rafa Benitez. Pavarë- sisht faktit se klubi madrilen doli me një deklaratë në të cilën i jep besim teknikut spanjoll, duket se ky i fundit i ka orët të numëruara. Humbja turpëruese në “El Clasico” nuk mund të kalojë kaq lehtësisht, prandaj dikush duhet që të bëhet shembull. Në këto raste është trajneri ai që merr të gjitha fajet për dështimin. Nuk është vetëm kjo arsyeja kryesore që mund të largojë Benitezin nga drejtimi i skuadrës së Realit, sepse për tre muaj trajneri 55-vjeçar ka krijuar përçarje në skuadër. Benitez nuk ka ditur t’i japë një identitet skuadrës së tij dhe numrat gjithashtu nuk mjaftojnë për t’i dhënë një notë kaluese.

Mbledhja urgjente

Në ditët e ardhshme, presidenti i Realit, Florentino Perez, bashkë me bordin drejtues do të kenë një mbledhje për të vendosur të ardhmen e Benitezit. Ideja për të pritur deri në qershor duket e kot, sepse trajneri nuk ka mbështetjen e futbollistëve dhe senatorët duan sa më parë largimin e tij. Numri një i stolit të Realit ka arritur që ta kualifikojë skuadrën e tij në raundin e 1/8-tave të Ligës së Kampioneve dhe ndeshja e radhës nuk është një provë e vërtetë për të. Ai do të jetë në provë për ndeshjet e kampionatit, ku do të kërkohet patjetër rikuperimi i diferencës ndaj Barcelonës, duke pritur që edhe katalanasit të bëjnë hapa falsë.

Pasardhësit

Nëse Rafa Benitez do të largohet nga skuadra e Realit, pasardhësit për të zënë vendin e tij janë të shumtë. Mes emrave që lakohen për momentin është edhe Hoze Murinjo, i cili po kalon një periudhë mjaft të vështirë me Çelsin e tij. Gjithashtu mund të ketë edhe një rikthim tjetër të bujshëm. Bëhet fjalë për Karlo Ançelotin, trajneri që arriti të fitonte “La Deciman” dhe krijoi një ekip vërtet të frikshëm. “Goal.com” mendon se edhe Antonio Konte mund të jetë pasardhësi i Benitezit, por një alternativë e tillë është e vlefshme vetëm pas përfundimit të Kampionatit Europian. Ironia e madhe në këtë listë është Kristiano Ronaldo, duke parë që ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë në skuadër. Bën më shumë trajnerin sesa futbollistin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"