Berisha flet për racizmin te Lacio: Në fillim isha nervoz (foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 20:40

Berisha flet për racizmin te Lacio: Në fillim isha nervoz (foto)

Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është përfshirë në iniciativën e fundit të Lacios për të folur nga afër me nxënësit e shkollavë në Romë kundër fenomenit të racizmit.

165712268-a97f9a25-0a6b-43f4-b55e-2b2759545613Në ndeshjet e fundit të Serisë A, klubi i Lacios ka pasur probleme me koret raciste në stadium, duke marrë edhe penalizime. Mediat italiane shkruajnë se Berisha, Biglia dhe Konko ishin përzgjedhur në takimin e radhës për të biseduar me fëmijët romanë.

“U fol për futboll dhe racizëm dhe më pas selfie kolektive”,-shkruan e përditshmja italiane ‘Corriere dello Sport’.

165651880-d005b7d0-a347-4975-8bac-e7a4782ad5baBerisha i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve duke pranuar incidentet raciste që kanë ndodhur në ndeshjet e Lacios.

“Po, ndodh ndonjëherë dhe është e gabuar. Njerëzit e zgjuar duhet t’a izolojnë këtë minorancë.”,-ka thënë Berisha.

Ai ka rrëfyer edhe disa nga emocionet e para që provoi kur u aktivizua me klubin kryeqytetas: “Sapo erdha te Lacio isha nervoz sepse nuk isha mësuar me shumë tifozë. Shokët më kanë ndihmuar dhe tani ndihem i qetë”,-ka theksuar portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

165658569-57bbca13-656f-4710-bcee-691399f25466

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"