Bilanci/ Si u ‘shkatërruan’ ëndrrat e Interit, 9 pikë në 8 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 21:14

Bilanci/ Si u ‘shkatërruan’ ëndrrat e Interit, 9 pikë në 8 ndeshjet e fundit

Skuadra e Mançinit nuk po kalon një periudhë të mirë në Serinë A dhe këtë e tregojnë shifrat. Zikaltrit kanë marrë 9 pikë në 8 ndeshjet e fundit: 2 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

508890370-k5W-U140583959722rhF-620x349@Gazzetta-Web_articolo“Më 12 dhjetor, pasi kishte mundur 4-0 Udinezen, Mançini shkoi të flinte me 4 pikë në avantazh ndaj Fiorentinës, e dyta në klasifikim, e cila u kap një ditë më pas nga Napoli”,-shkruajnë mediat e huaja.

Në këto 56 ditë, Interi ka mundur vetëm Empolin dhe Kievon dhe këtë e ka arritur me rezultatin e ngushtë 1-0.  Skuadra e Mançinit ka humbur ndaj Lacios, Sasuolos dhe Milanit, ndërsa ka barazuar me Atalantën, Karpin dhe Veronën.

368f681ce3cbc3068f0f6a7067005e94_mediagallery-articleNë javët e fundit Interi ka pësuar 11 gola, duke humbur edhe vlerësimet për mbrojtjen më të mirë.

Aktualisht, zikaltrit ndodhen në vendin e katërt me 45 pikë, 1 pikë larg vendit të tretë që është zona ‘Champions”, por me rezultatet e fundit, objektivi i deklaruar publikisht nga drejtuesit e skuadrës, duket se bëhet më i largët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"