Biletat në treg, 3 mijë lekë të vjetër më e lira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2016 | 20:48

Biletat në treg, 3 mijë lekë të vjetër më e lira

Klubi i Futbollit Flamurtari publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Laçin, që do të zhvillohet të shtunën, në orën 16:00, në stadiumin e Vlorës.

flamurtari laciNë postimin e bërë dje në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi u bënte thirrje tifozëve për më shumë mbështetje.

“Tribuna qendrore – 700 lekë, tribuna A & B – 500 lekë, tribuna C – 300 lekë. Si gjithmonë hyrja e femrave në stadium do të jetë falas në tribunën qendrore. Të mbështesim kuqezinjtë në ndeshjen e radhës. Klubi kërkon mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se në ndryshim nga pjesa e parë e sezonit, ku prania ka qenë e paktë, këtë vit tifozët e Flamurtarit pritet të jenë më të shumtë në stadium. Shenjat janë dhënë që në ndeshjet ndaj Tiranës dhe Teutës, ndërsa edhe në transfertën kundër Partizanit, pati një numër të konsiderueshëm tifozësh që mbështetën kuqezinjtë në “Qemal Stafa”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"