Arkiva per kategorine: Boterori 2014

/ 19 Prill, 2014 10:03

Hodgson: Më tremb Pirlo, por jo Baloteli

Roi Hoxhson paraqitet si gjithmonë i buzëqeshur para gazetarëve, qofshin këta edhe italianë, ndonëse kur pyetjet nisin të bëhen serioze, trajneri i Kombëtares së Anglisë di t’i përshtatet ambientit. Mbase mund të ketë qenë “ftesa” e bërë nga Andrea Pirlo në biografinë e tij që së fundmi është përkthyer edhe në anglisht, por edhe nëse jo, kreu i përfaqësueses ishullore me të drejtë nis të bëjë analizën e tij, teksa debutimi i “Tre Luanëve” kundër Italisë në Botërorin 2014 po afron, në Manaus më 14 qershor. Gjithsesi, për të mos treguar asnjë dobësi kundrejt rivalëve, 66- vjeçari hidhet menjëherë në

/ 16 Prill, 2014 20:38

Prandeli: Toni e Toti, vetëm në emergjencë

“Kam shumë respekt për lojtarët e mëdhenj, por dua që t’ju kthej përgjigje me dy fjalë. Në Brazil do të zgjedh vetëm mes lojtarëve që kanë qenë pjesë e këtij grumbullimi. Vetëm në rast emergjence mund të konsideroj të tjerë”. Me këto fjalë Çezare Prandeli u mbylli një herë e mirë derën futbollistëve, si Di Natale, Toti dhe Toni. Dyshimet - “Për Xhuzepe Rosin nuk mund të them asgjë. Testet që do të bëjë, duhet t’i krahasojmë me ato që kishim dhe vetëm atëherë mund të krijojmë një ide”, tregon Prandeli. “Nuk duhet të ushtrojmë presion mbi të. Nuk mund

/ 15 Prill, 2014 10:10

Gjermania, Lëvi në hall për 10 titullarë

Më 8 maj, trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, do zbardhë zyrtarisht listën me 25-28 lojtarët e tij e cila do të filtrohet në 23 futbollistë në datat 21-31 maj, pas përfundimit të stërvitjes në Tirolin Jugor. Por, cilët do jenë 23 “ambasadorët” e Gjermanisë për Botërorin 2014 Në Brazil (12 qershor-13 korrik)? Lista është e gjatë dhe pikëpyetjet janë të mëdha, për shkak të dëmtimeve të shumta në kombëtare. Ja si është situata e lojtarëve të cilët kanë më shumë shanse për në Brazil: Portierët - Portieri i Bajerni, Manuel Nojer, pësoi një dëmtim të lehtë ndaj Dortmundit në

/ 14 Prill, 2014 08:42

Robinjo: Botërorin e siguroj falë Milanit

Sulmuesi i Milanit, Robinjo, i mban të gjalla shpresat për të shkuar në kampionatin botëror, i cili zhvillohet në Brazil. Momentalisht nuk po luan si titullar tek ekipi kuqezi dhe kur futet në lojë has vështirësi për të treguar vlerat e tij. Por, braziliani nuk demoralizohet dhe s’rresht së besuari se do të luajë me ekipin e drejtuar nga Felipe Skolari. Lojtari ka dhënë një intervistë të gjatë në “Radio Espn”, gjatë të cilës ka rrëfyer objektivat e tij për të ardhmen: “Dua që të jem i pranishëm në Botëror. Skolari po i studion lojtarët dhe me sa di ende

/ 7 Prill, 2014 15:37

Balak: Spanja dhe Gjermania, super

Mikael Balak beson se Gjermania dhe Spanja janë në një nivel tjetër nga finalistët e tjerë të Botërorit 2014, por jo vetëm. Ai mendon se të dyja këto kombëtare do të rivalizojnë për fitimin e Kupës së Botës këtë verë, së bashku me vendin organizator, Brazilin. “La Roja” fitoi edhe Botërorin e fundit, të zhvilluar në Afrikën e Jugut, ndërsa po mbizotëron me petkun e kampionit të dyfishtë europian edhe futbollin e kontinentit tonë. Edhe Gjermania konsiderohet favoritë nga shumë njerëz, që parashikojnë triumf të saj në Brazil, duke i dhënë fund pritjes 24-vjeçare për titullin botëror. Balak beson se

/ 4 Prill, 2014 15:24

Pele: Nejmar s’e fiton dot i vetëm Botërorin

Legjenda e Brazilit, Pele, ka kritikuar sulmuesin e Barcelonës, Nejmar, për prirjen e tij simuluese, duke rënë përtokë shumë lehtë pas cdo ndërhyrjeje. Megjithatë, Pele mendon se ish-ylli i Santosit është përmirësuar tashmë që nga transferimi në “Kamp Nou”, verën e kaluar. 22-vjeçari u kritikua ashpër nga trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, pas ndeshjes së parë cerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pele pajtohet me faktin se patrioti i tij po “provokon” faulle shumë shpesh. “Unë mendoj se Nejmar duket të evitojë situata faulli të paqena, – tha Pele për “ESPN”. – Ai, gjithashtu, kishte të njëjtin problem te Santosi.

/ 4 Prill, 2014 15:23

Mou: Botërorit i mungojnë yjet

Kupa e Botës 2014 nuk do të jetë e njëjtë pa disa nga yjet më të mirë të futbollit, sipas trajnerit të Celsit, Hoze Mourinjo. Zllatan Ibrahimovic dhe Garet Bejl janë dy nga lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit, por që nuk do të jenë në Brazil, pasi Suedia dhe Uellsi nuk arritën të kualifikohen për në fazën finale të Botërorit. Një lëndim në gju ka përjashtuar portierin e Barcelonës, Viktor Valdes, ndërsa sulmuesi kolumbian i Monakos, Radamel Falkao, është një dyshim i madh, pasi vuan një problem në gju, që e pësoi në janar. Mourinjo është, gjithashtu,

/ 25 Mars, 2014 11:16

Parreira: Kemi ekip të denjë, mund ta fitojmë Botërorin

Drejtor teknik i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, beson se Nejmar renditet përkrah Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Ylli 22-vjeçar i Barcelonës ishte veçuar me kritika për paraqitjen indiferente nën drejtimin e ish-trajnerit Mano Menezes, por ka qenë në formë fantastike që nga emërimi i Luiz Felipe Skolarit në krye të “Selecao”. Deri më tani ka shënuar 30 gola me kombëtaren e vendit në tij në vetëm 47 ndeshje të luajtura. Dhe Parreira thotë se ai gjithmonë kishte besim te ish-sulmuesi i Santosit, duke qenë i sigurt se do të bëhej

/ 25 Mars, 2014 11:14

Çezare Prandeli, trajner tek Italia deri në 2016

Çezare Prandeli do të jetë trajneri i kombëtares së Italisë deri në vitin 2016. Pas disa takimesh mes teknikut dhe drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit, u gjet marrëveshja mes palëve që do të bëjë që mos të ketë një tjetër emër në përfundim të Botërorit të Brazilit në stol. Sipas institucionit numër një të futbollit italian, pritet që kontrata e re të firmoset së afërmi. “Firma në kontratë do të vijë në javët e ardhshme”, njofton ky institucion. Prandeli do të qëndrojë në këtë detyrë derisa të përfundojë edhe mandati i Xhankarlo Abetes, presidentit të federatës. Në bazë të

/ 19 Mars, 2014 13:32

Shvajni premton: Do fitojmë Kupën e Botës

Kombëtarja gjermane mban frymën te “Botërori 2014″. Armata e Joakim Lëvit po përgatitet për misionin e pamundur në Amerikën e Jugut, ku asnjë kombëtare evropiane nuk ka arritur dot të kthehet fituese e Kupës së Botës. Brazili është shansi i fundit për gjeneratën e artë gjermane, e cila do të udhëhiqet nga “gladiatori” Bastian Shvajshtaiger. Zv.kapiteni i Bajernit ka një eksperiencë 10-vjeçare me fanellën kombëtare, ku “Brazil 2014″ do jetë evenimenti i 6-të ndërkombëtar dhe Botërori i 3- të pjesëmarrës. 29-vjeçari gjerman ka zhvilluar 101 ndeshje për një dekadë dhe ka shënuar 23 gola, por për fatin e tij të

/ 17 Mars, 2014 14:29

Sabela: Botërorin s’e fiton dot i vetëm Mesi

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Alejandro Sabela, ka përshëndetur aftësinë e Lionel Mesit për të mbajtur në përmirësim të vazhdueshëm lojën e tij, si një yll që vazhdon të thyejë rekord pas rekordi te Barcelona. 26-vjeçari u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klubin e tij, të dielën, pas një “hat-trick”-u në fitoren 7-0 të katalanasve në La Liga, ndaj Osasunës. “Ju gjithmonë mendoni se do të jetë e vështirë për të që të përmirësohet edhe më tej, por Mesi vazhdon të bëhet përditë e më i mirë si futbollist. Askush nuk e di se çfarë

/ 6 Mars, 2014 09:43

Skolari: Brazil im do të fitojë Botërorin 2014

Luiz Felipe Skolari shprehet i bindur për triumfin e Brazilit në Botëror, edhe pse e cilëson një skuadër më të dobët se ajo e vitit 2002. Ndërkohë, përjashton mundësinë që ndonjë skuadër aziatike apo afrikane do të arrijë të surprizojë… Kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kupës së Botës. Ndihet Brazili gati për të fituar titullin? Ne kemi bërë plane konkrete dhe Brazili është gati. Çdo gjë është e mirorganizuar dhe ne jemi në rrugën e duhur. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë për ne. Luani në shtëpi dhe nëse nuk triumfoni, do të ishte një zhgënjim