Bundesliga — 14 Korrik, 2012 13:50

Shaqiri gjen golin e parë me fanellën e Bajernit

Bajerni i Mynihut ka fituar miqësoren e dytë sezonale me amatorët e Fc Izmaning 4-0. Xherdan Shaqiri ka gjetur golin e parë me fanellën e rekordmenëve gjermanë, ndërsa talenti i skuadrës së 19-vjeçarëve të Bajernit, Oliver Markoutc, la gjurmë në këtë ndeshje. Sulmuesi austriak, i cili është vetëm 17 vjeç, e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë. Edhe sulmuesi tjetër i ekipit të 19- vjeçarëve të Bajernit, Kevin Frizenbihler, do të gjente rrugën e rrjetës. 18-vjeçari, i cili vjen gjithashtu nga Austria, luajti titullar edhe në miqësoren me Unterhaçingun, të cilën Bajerni e fitoi 1-0. Pokerin e vulosi Beno Shmitc në minutën e fundit. 17-vjeçari gjerman është mbrojtës i krahut të djathtë dhe e pret një e ardhme e ndritur me skuadrën e parë. Matias Samer nuk nguroi ta uronte në përfundim të ndeshjes.

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *