Bundesliga, Lajme Flash — 21 Prill, 2013 10:14

Uli Hënes akuzohet për 650 milionë euro evazion fiskal

HenesE pabesueshme, por e vërtetë! Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, deri më dje akuzonte rivalët e tij për borxhe dhe shkelje të rregullave të futbollit apo të ligjit, por lajmi i fundit ka bërë që ai të bjerë vetë me këmbët e tij duke tronditur Bajernin. Kreu i klubit bavarez i ka hapur telashe vetes, duke mos deklaruar të ardhurat e tij dhe mos bërë të ditur numrin e llogarisë në një nga bankat zvicerane. Kjo, për t’iu shmangur taksave dhe tatimeve gjermane, duke kryer evazion fiskal. Mirëpo ish-menaxheri i Bajernit nuk i druhet aspak ligjit, pasi ai ka qenë vetë iniciatori që ka paditur veten në gjykatë dhe ia ka bërë të ditur Ministrisë së Financave. “Në janar të këtij viti kam bërë një padi në zyrën e financave dhe taksave. Kjo, për shkak të numrit të llogarisë sime në një nga bankat e Zvicrës. Nuk kam asgjë për të fshehur. Gjithçka do bëhet sipas ligjit”, – pohon vetë për “fokus” Uli Hënes, i cili paditi veten për të përfituar lehtësira ligjore dhe nuk bën të ditur shumën e parave. Sipas “AZ” bëhet fjalë për mbi 5 milionë euro. Kritikat ndaj tij kanë qenë pa fund, nga Kristof Daum deri tek Silvia Shenk.
650 milionë euro? - Vërtet të jetë koincidencë? Gazeta investigative “Stern” publikoi lajmin në janar se një nga “kokat” e Bundesligës ka fshehur miliona euro në bankën e Zvicrës “Privatbank Vontobel”. Për arsye ligjore emri ka mbetur anonim. Sipas të dhënave bëhet fjalë për vitet 2000-2009 dhe arkëtimi arrin shifrat e 800 milionë franga zvicerane e barasvlershme me 650 milionë euro. Është e paqartë nëse paratë ndodhen ende në Zvicër. Zyrtarisht bëhet e ditur se shuma është tërhequr pak e nga pak nga viti 2008. Teksa banka në fjalë u pyet nga “Stern”, drejtuesit e saj arsyetuan se nuk kanë të drejtë të nxjerrin asnjë të dhënë mbi këtë çështje. Por, nga hetimet e redaksisë “Stern”, bëhet fjalë për një nga drejtuesit e lartë të Bundesligës. Dje u bë e ditur se presidenti Uli Hënes bëri padi në gjykatë për një numër llogarie në Zvicër. Gjykata e Mynihut po heton vetëm çështjen e Uli Hënesit. Mos vallë të jetë presidenti i Bajernit zotëruesi i 650 milionë eurove?

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *