Bylis, Kategoria Superiore, Kryesore, Superiore — 10 Maj, 2012 12:37

Bylis luan të premten, në fundjavë nisin punimet për stadiumin

Bylisi nuk do ta luajë të shtunën finalen e saj përballë Dinamos, por një ditë përpara, pra të premten. Ky ndryshim ka ardhur me mirëkuptimin e të dy klubeve. Shkak tjetër për ndryshimin e orarit janë bërë edhe punimet që do të nisin për rikonstruktimin e stadiumit “Adush Muça” menjëherë pas ndeshjes së fundit. Për vetë faktin që Dinamo e ka mbyllur sezonin përpara kohe, ndërsa Bylisi e ka siguruar atë, i kanë lehtësuar punën njëra-tjetrës që ky duel pa pretendime të luhet të premten. Kjo gjë ka sjellë edhe ndryshime në stërvitje, pasi dje në vend të një seance të thjeshtë, trajneri Naxhi Shansoji i ka drejtuar djemtë në një ndeshje kontrolli brenda familjes. Grupin e stërvitjes në këtë test kontrolli e kanë plotësuar edhe lojtarë nga ekipet zinxhirë të Bylisit, si Kolgega, Tahiraj, Ferko dhe disa të tjerë, të cilët vitin e ardhshëm do të radhiten në krah të lojtarëve kryesorë. Siç kuptohet, në këtë takim trajneri do t’u japë prioritet të rinjve, për të parë aftësitë e tyre. Sa i takon ndryshimeve në formacionet e dy skuadrave që janë paraqitur dje në fushë, janë rikthyer Frashëri dhe Idrizi dhe të rinjtë kanë treguar lojë të mirë.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *