Bylis, Kategoria Superiore, Kryesore, Superiore — 28 Shtator, 2012 13:39

Bylisi kthehet në shtëpi, do festë me shkodranët

Bylisi ka thyer tersin pikërisht në kupë, teksa ka marrë fitoren e parë për këtë sezon. Mallakastriotët kanë triumfuar të mërkurën me rezultatin e pastër 2-0 kundër Tërbunit dhe ky është parë si një ogur i mirë. Kupa është një nga objektivat madhorë që ka skuadra e Agim Canajt, ndaj askush nuk ka neglizhuar në ndeshjen hapëse. Edhe pse pjesa më e madhe e lojtarëve kanë qenë të formacionit të dytë, ata kanë bërë paraqitje të shkëlqyer. Në Pukë ka shënuar edhe nigeriani Adam, që luajti ndeshjen e dytë zyrtare me fanellën e Bylisit. Gjithashtu, edhe i riu Aldo Ferko, i ardhur nga moshat, ka debutuar me gol. Kjo ndeshje tashmë duket si shenja e parë e shpresës për fitore në përballjen e së dielës kundër Vllaznisë. Takimi do të startojë në orën 14:00 dhe do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj”, i cili është rikonstruktuar pjesërisht. Ballshiotët nuk kanë dashur të luajnë më ndeshje tjetër jashtë, ndaj kanë përshpejtuar punimet për të zhvilluar takimin e parë përpara tifozëve të tyre.
Përgatitjet - Trajneri Agim Canaj u ka dhënë një ditë pushim lojtarëve që luajtën ndaj Tërbunit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka vijuar normalisht stërvitjen për takimin e radhës. Fitorja këtë herë është detyrim, e jo vetëm për të arritur objektivat e kampionatit, por edhe për të inauguruar tapetin e ri. Formacioni nuk parashikohet të ketë ndryshime nga ai i ndeshjes së fundit kundër Kukësit. Megjithatë, gjithçka pritet të shihet sot, kur tekniku Canaj do të zhvillojë edhe një test brenda familjes.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *