Bylis, Kategoria Superiore — 22 Maj, 2012 12:01

Klub-FSHF, rikonstruksioni mbetet pezull

Punimet për fushën e re të stadiumit “Adush Muça” ende nuk kanë nisur. Gjithçka ka mbetur në duart e klubit, por edhe të FSHF-së. Kjo e fundit ka vendosur të sponsorizojë për tapetin e fushës së stadiumit, ndërsa klubi duhet të merret me pjesë të tjera të mirëmbajtjes së saj, po ashtu edhe rregullimet e fushës që përfshijnë drenazhimin dhe impiantin vaditës. Tashmë mbetet vetëm firma dhe vula e të gjithë aksionarëve për t’u dhënë startin të gjitha punimeve. Në këto rregullime përfshihet tribuna kryesore, dhomat e zhveshjes, shkallët e stadiumit, por po mendohet edhe për ndriçimin. Këto rikonstruksione kërkojnë kohë, ndaj me shumë gjasa Bylisi disa ndeshje do t’i luajë në fushë neutrale. Pritet që shkallët e tribunës ballore të mbushen me rreth 3000 stola plastikë, ndërsa tribuna qendrore të zgjerohet, po ashtu edhe mbulimi i saj të jetë më i madh se aktualisht. Në dhomat e zhveshjes do të ndryshojë struktura, pra do të jenë më të mëdha, do të ketë dushe më shumë, pasi sistemi aktual është amortizuar. Dhoma e gjyqtarëve do të jetë e veçantë dhe me siguri më tepër e madhe dhe me më shumë kushte. Do të ndërtohet edhe tuneli, i cili do të startojë që nga korridori. Po ashtu është menduar edhe për ndriçimin, i cili si fillim mbetet plan në letër. Por duke parë që të gjitha stadiumet në vend po pajisen me prozhektorë, atëherë ky projekt mund të zbatohet këtë vit.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *