Bylis, Kategoria Superiore — 20 Shtator, 2012 14:40

Mbarojnë punimet, Bylisi rikthehet në shtëpi

Nëse kujtojmë vitin e shkuar, fusha e stadiumit “Adush Muçaj” ishte në gjendje të mjerueshme. Të gjithë e cilësonin si fushë për të mbjellë patate dhe jo për të luajtur futboll. Në muajin korrik nisën punimet, të cilat nuk u mbështetën vetëm nga FSHF-ja dhe FK Bylis, por edhe nga MTKRS. Plani fillestar ishte për të ndërruar vetëm tapetin, ndërsa më vonë idetë që u hodhën bënë që të shtohen edhe fondet dhe të ketë një ndryshim total të stadiumit. Impianti pritet të jetë me standarde evropiane dhe ndryshe nga ata që kemi parë në vend. Tashmë është shtruar tapeti në të gjitha pjesët e fushës, ndërsa veç kësaj janë hedhur themelet për zgjerimin e tribunës kryesore dhe të dhomave të shërbimeve në katin e parë. Gjithçka brenda dhomave të shërbimeve, siç janë ato të zhveshjes së lojtarëve, qëndrimit të gjyqtarëve dhe ajo e mjekëve, do të jenë sipas standardeve evropiane. Shkallët në tribunën përballë dhe në ato anësore janë shtuar. Ndërsa drejtuesit menduan që t’i pajisnin këto shkallë me stola plastikë. Ndenjëset janë porositur dhe pritet të vijnë për pak ditë, ndërsa më interesant është fakti se në fushë punohet edhe natën. Nëse dikush do të kalojë afër stadiumit, do të mendojë se aty dritën e ka ndezur roja për më tepër siguri, por nuk është kështu. Aty ndodhet një betoniere që punon pa pushim, së bashku me punëtorët që zëvendësojnë njëri-tjetrin me turne. Gjithçka bëhet për të përfunduar sa më shpejt punimet dhe që ta shohin ekipin e tyre në fushën e “Adush Muçajt”.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *