Bylis, Kategoria Superiore, Kryesore, Superiore — 3 Shtator, 2012 14:20

Vjen tapeti, Bylisi mund të luajë në shtëpi me korçarët

Pas gati dy muajsh punimesh, më në fund në Ballsh ka mbërritur tapeti me bar natyral. Fushës i është bërë baza dhe cilësia e punimeve ka qenë tepër e lartë. Gjithashtu, veç kësaj, shkallët e tribunës përballë janë ngritur dhe numri i tyre ka shkuar nga 9 në 15. Ndërkaq, edhe tribuna qendrore ka marrë tjetër pamje, pasi janë shtuar vendet, duke bërë një ndryshim në vendqëndrimin e gazetarëve, po ashtu edhe në shkallët në të djathtë dhe në të majtë të tribunës kryesore kanë ndryshuar. Në stadium janë vendosur edhe stola të rinj. Më kryesorja është shtrimi i tapetit, i cili në këtë start të kampionatit u ka mohuar tifozëve ballshiotë mbështetjen e ekipit të zemrës. Takimi i parë kundër Flamurtarit është luajtur në Berat, ndërsa ai i javës së tretë, që do të jetë kundër Skënderbeut, me shumë gjasa do të luhet në “Adush Muça”. Sigurisht që Bylisit i duhen më shumë se kurrë tifozët për këtë ndeshje tejet të vështirë dhe të rëndësishme, ndaj dhe tapeti i ri do të sakrifikohet menjëherë. Punimet për shtrimin e tij kanë filluar që dje, edhe pse ka qenë ditë pushimi. Ndërkaq grupi i punës nga sot e tutje do vazhdojë më tre turne, në mënyrë që shtrimi të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Fakti që kampionati është ndërprerë për dy javë, për shkak të impenjimeve të Kombëtares, është një plus për ballshiotët që stadiumi të jetë gati për sfidën e javës së tretë, në të cilën vendësit do të presin korçarët.

Gjoba ndaj Frashërit dhe Ristevskit
Humbja ndaj krutanëve të shtunën ka lënë një shije të hidhur në kampin ballshiot, ku dje asnjërit prej tyre nuk i është ndjerë zëri. Ndërkohë, nga sa mësohet, sot pritet një analizë me tone të ashpra. Për vetë synimet që ka klubi, pritet që të merren masa dhe të mos falen gabimet e bëra në atë sfidë. Mbrojtësi Ristevski dhe portieri Frashëri, të cilët nuk ishin në gjendje të mirë dhe kanë fajin kryesor në atë humbje, e cila edhe mund të shmangej, pritet të kenë gjoba. Megjithatë, sot në orët e para të paradites, skuadra do të mblidhet dhe analiza pritet të mos jetë si ajo e një jave më parë, pasi dhe reagimi i tifozëve, të cilët prisnin tri pikë në ndeshjen ndaj Kastriotit, ka qenë i madh dhe i menjëhershëm.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *