Arkiva per kategorine: Apolonia

/ 11 Maj, 2013 12:20

Apolonia, Demiraj do një fitore nderi ndaj kuqezinjve

Apolonia luan sot ndaj Flamurtarit ndeshjen e fundit në Kategorinë Superiore. Ky sezon futbollistik ishte një dështim për fierakët. Megjithatë, skuadra e Elidon Demirajt ka marrë dhe nota pozitive, kryesisht në respektimin e kampionatit me ndershmëri e dinjitet, pa u bërë pjesë e aleancave. Në prag të ndeshjes me vlonjatët, trajneri Demiraj deklaroi për “Panorama Sport” se ekipi tij do të mundohet t’i bëjë një mbyllje sa më të bukur sezonit. “Edhe pse është ndeshja e lamtumirës në Superiore, pasi do t’i mungojmë asaj sezonin e ardhshëm, ne e kemi vlerësuar maksimalisht. Nuk ka asnjë dyshim, ndonëse jemi të ndërgjegjshëm

/ 10 Maj, 2013 13:29

Nako shpërfill ofertat: Do qëndroj te fierakët

Mbrojtësi Rudin Nako, një nga futbollistët më me përvojë të këtij ekipi dhe që ka pasur një stabilitet në lojërat e tij gjatë këtij sezoni, në një bisedë për “Panorama Sport” është shprehur se, pavarësisht ofertave të shumta që kanë filluar t’i vijnë nga shumë ekipe si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do t’i qëndrojë besnik Apolonisë, duke vazhduar të japë kontributin edhe në Kategorinë e Parë. “Është ndeshja e fundit e këtij kampionati, edhe pse pa synime për të qenë pjesë e tij edhe sezonin e ardhshëm, po stërvitemi rregullisht dhe me intensitet të lartë. Duam që t’i bëjmë

/ 8 Maj, 2013 13:22

Cimili: Ta mbyllim me nder kampionatin

Apolonia kërkon ta mbyllë me fitore sezonin, ndonëse përballë do të ketë Flamurtarin. Kapiteni i fierakëve, Gazmend Cimili, në një bisedë për “Panorama Sport” ka treguar rreth përgatitjeve që po bëjnë për sfidën ndaj vlonjatëve dhe synimin që kanë. “Na vjen keq që kemi zbritur një kategori më poshtë. Megjithatë ne këtë sezon në Superiore do ta mbyllim me dinjitet. Vërtet do t’i mungojmë Superiores, por jua them me bindje se do të jetë vetëm një periudhë e shkurtër frymëmarrjeje dhe ajo do të rikthehet sërish në elitë midis skuadrave më të mira të vendit. Ndërkaq, sa i takon sfidës

/ 7 Maj, 2013 13:01

Dushku: E mbyllim sezonin me fitore

Apolonia ka startuar ditën e djeshme përgatitjet për sfidën e fundit të kampionatit, që do të luajë në shtëpi me Flamurtarin. Fierakët synojnë të përsërisin lojërat e bukura të zhvilluara në ndeshjet e fundit, por dhe t’i japin lamtumirën Superiores së këtij sezoni, duke arritur një tjetër rezultat pozitiv. Trajnerit Elidon Demiraj, si asnjëherë tjetër, nuk i është dashur t’i motivojë të besuarit e tij, pasi ka parë tek ata optimizëm e besim se do të arrijnë t’ia dalin mbanë. Sulmuesi Rigers Dushku, autor i golit të barazimit në ndeshjen e kaluar ndaj Besës, edhe pse e vlerëson kundërshtarin e

/ 6 Maj, 2013 13:03

Demiraj tregon strategjinë e sezonit të ri

Apolonia vazhdon të mos tolerojë në lojën e saj, edhe pse e rënë në një kategori më poshtë. Numri një i pankinës bardhejeshile, Elidon Demiraj, pavarësisht se nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga loja e disa titullarëve në takimin ndaj Besës, i gëzohet ecurisë së skuadrës në përgjithësi, por edhe të disa të rinjve si portieri Cako, Naçi, Dekavelli, Ramaj dhe Hazizaj. “Edhe pse prisja më shumë nga disa titullarë, përsëri jam i kënaqur me lojën në përgjithësi. Kjo Apoloni po hedh baza të sigurta për sezonin e ardhshëm, pasi lojtarët kanë fituar më shumë përvojë dhe e njohin

/ 4 Maj, 2013 12:43

Apolonia, për të surprizuar sërish Besën

Edhe pse janë të rënë nga Superiorja, tek Apolonia janë të bindur se në fund të kampionatit ata do të shpallen ekipi më korrekt që ka respektuar me ndershmëri e dinjitet atë. Një gjë e tillë është vërejtur në ndeshjen e fundit, por bardhejeshilët kanë pohuar se do vijohet me këto ritme edhe në dy sfidat e tjera, duke filluar nga përballja e sotme me Besën. Tek Apolonia janë të ndërgjegjshëm se, pavarësisht pozitat e të dyja skuadrave, sfida e sotme do të jetë e fortë dhe e vështirë. Mirëpo, kjo nuk i tremb aspak bardhejeshilët, përkundrazi, ata janë të

/ 3 Maj, 2013 12:43

Synohet ruajtja e grupit, Apolonia nis të bëjë plane

Apolonia do të jetë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë dhe klubi ka nisur që tani të ndërtojë strategjinë e skuadrës për të ardhmen. Drejtuesit fierakë, duke filluar nga presidenti Baftjar Zeqaj, synojnë të ndërtojnë një ekip kompetitiv, që të rikthehet sa më shpejt në elitën e skuadrave më të mira. Për këtë qëllim, mësohet se klubi kërkon të ruajë bërthamën e grupit aktual, që tashmë e njohin lojën e njëri-tjetrit. Sipas trajnerit Elidon Demiraj, ka filluar të bisedohet me lojtarët që përfundojnë kontratën, në mënyrë që ata të rinovojnë sa më shpejt. Njëshi i pankinës fierake ka konfirmuar

/ 2 Maj, 2013 12:49

Ribaj premton gol dhe fitore ndaj Besës

Apolonia është përqendruar totalisht te ndeshja me Besën. Sulmuesi dhe goleadori i fierakëve, Andi Ribaj, i cili gjatë fazës së parë u ka shënuar kavajasve, në një bisedë me “Panorama Sport” premton se do t’i ndëshkojë sërish. “Apolonia, edhe pse e ka prerë biletën për të rënë, po respekton kampionatin, duke mos toleruar asnjë kundërshtar. Pas Tiranës, tashmë synojmë që të ndalim edhe kavajasit. Përballë kemi një ekip pothuajse të barabartë, por që vjen nga një fitore ndaj Vllaznisë që i siguroi mbijetesën në Superiore. Ne nuk kemi se çfarë të humbasim, pasi luajmë për fanellën tonë dhe vetveten. Kjo

/ 1 Maj, 2013 13:24

Presidenti Zeqaj premton: Do rikthejmë Apoloninë në elitë

Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili është njëkohësisht edhe president i Apolonisë, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur për situatën aktuale të skuadrës fierake, shkaqet e rënies nga Superiorja, si dhe planet për të ardhmen. Ai premton se Apolonia do rikthehet menjëherë në elitën e futbollit. Zoti Zeqaj, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Apolonia ka nisur të marrë pikë… Gjatë gjithë kampionatit, me përjashtim të dy-tri ndeshjeve, mendoj se Apolonia ka luajtur mirë. Ekipi ka prodhuar futboll të bukur, por është e vërtetë se i kanë munguar rezultatet. Tashmë skuadra, edhe pse

/ 30 Prill, 2013 13:00

Cakoviç kërkon një fitore nderi me Besën

Apolonia do të përballet këtë fundjavë në transfertë, në një ndeshje ku do të kërkojë vazhdimin e lojërave të bukura. Në një bisedë për “Panorama Sport”, portieri i saj, Vilson Cakoviç, ka treguar për gjendjen që po kalon skuadra dhe për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Besës. “Të gjithëve na vjen keq që jemi një ndër katër ekipet që nuk arritën të mbijetonin në Superiore. Shkaqet janë të ndryshme, por mund të them se përgjegjës jemi të gjithë, duke filluar nga unë që u bashkova me skuadrën vetëm në fillimin e fazës së dytë. Apolonia