Arkiva per kategorine: Apolonia
/ 29 Prill, 2013 13:01
Apolonia nga ndeshja në ndeshje po tregon rritje në lojën e saj, çka u pa edhe kundër Tiranës. Ndonëse skuadra tashmë ka rënë nga kategoria, ajo shfaqet dinjitoze në fushë. Kjo ka bërë që në kampin bardhejeshil të rikthehet besimi dhe të vazhdojnë të mendojnë e të punojnë për të ardhmen. Trajneri Elidon Demiraj ndihet krenar për këtë grup, teksa për “Panorama Sport shprehet se: “Edhe pse për Apoloninë çdo gjë ka mbaruar sa i përket mbijetesës, ne po shfaqemi dinjitozë. Teksa kanë mbetur edhe dy javë, ne do të vijojmë më të njëjtin ritëm. Jemi një skuadër me karakter
/ 28 Prill, 2013 13:27
APOLONIA-TIRANA 0-0 APOLONIA: Cakoviç, Prifti (Dushku 46′), Naçi, Atanda, Ndoni, Cimili (Hazizaj 82′), Dakavelli, Thankgod, Ribaj, Muçaj, Adekunle (Papa 71′); Trajner: E.Demiraj TIRANA: Sejdo, Pigoni, Hoxhallari (Ferraj 56′), Pashaji, Sina (Çota 68′), Muça, Taku, Ahmataj, G.Lika, Hysenbelliu (Karabeci 46′), Morina; Trajner: N.Dede VËZHGUES: Namik Jareci (Tiranë) DELEGAT: Vasillaq Zëri (Tiranë) KARTON I VERDHË: G.Muça 24′ GJYQTARET: D.Jubica, D.Salaj, M.Dervishi (Shkodër) MINUTAT 17′ Cimili pason bukur për Ribajn, i cili pasi shmang një mbrojtës mik gjuan, por Sejdo pret i sigurt. 22′ Ribaj nga rreth 20 metra lëshon një gjuajtje të menjëhershme me gjysmë kthesë, duke vënë në pozitë të vështirë
/ 27 Prill, 2013 12:21
Apolonisë i rikthehet kapiteni Gazmend Cimili. Ai do të jetë gati kundër Tiranës, sot në orën 16:00, në “Loni Papuçiu”. Nga ana tjetër, për arsye kartonësh, do të mungojë mbrojtësi i djathtë Nako, i cili më shumë gjasa do të zëvendësohet nga Naçi. Megjithatë, fierakët premtojnë se bardheblutë do kthehen duarbosh në kryeqytetet. Madje sulmuesit dalin garantë se do të shpërthejnë në gola. I këtij mendimi është 20-vjeçari Enrik Papa, i cili për “Panorama Sport” thotë se: “Ne luajmë për fanellën tonë, shikojmë punën tonë dhe nuk duam t’ia dimë aspak se çfarë kundërshtari do kemi përballë. Pavarësisht mungesave të
/ 26 Prill, 2013 13:07
Apolonisë, edhe pse ka rënë një kategori më poshtë, kur kanë mbetur dhe tri javë i është shtuar etja për pikë. Burime nga kampi fierak pretendojnë që të mos bëjnë hapa falsë, duke filluar nga nesër kur presin Tiranën. Një gjë të tillë e pohon edhe trajneri Elidon Demiraj, i cili gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport” premton surprizën kundër 24 herë kampionëve të vendit. Ai është më shumë se i bindur që ekipi i tij do arrijë synimin qoftë dhe për të mos dalë pa pikë kundër skuadrës bardheblu. “Edhe pse tashmë jemi një kategori më poshtë,
/ 25 Prill, 2013 13:03
Për Apoloninë ky kampionat ka përfunduar tashmë, megjithatë kur kanë mbetur edhe tri javë premton se do të luajnë ndershëm, duke mos toleruar askënd. Andi Ribaj, sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, analizon gjendjen e ekipit, por flet edhe për të ardhmen. Ai saktëson se nuk do të ketë favorizime për asnjë kundërshtar, përkundrazi. Madje, premton se edhe Tiranën do ta bëjnë të vuajë sikurse vepruan me Teutën një javë më parë. “Nuk e meritojmë kurrsesi vendin në të cilin ndodhemi në renditje, dhe për më tepër të përfundonim një kategori më poshtë.
/ 24 Prill, 2013 13:04
Apolonia, edhe pse ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, po vazhdon të zhvillojë një garë të ndershme dhe me dinjitet. Kjo është provuar së paku në dy ndeshjet e fundit, ku ka zhvilluar lojëra të mira, përpos rezultateve. Gazmend Cimili, kapiteni i fierakëve, për “Panorama Sport” konfirmon edhe njëherë se ekipi i tij do të përballet si i barabartë me tre kundërshtarët e mbetur të këtij sezoni në elitë, duke filluar me Tiranën. “Edhe pse jemi të rënë nga Superiorja, përsëri Apolonia po tregon me lojërat e saj se meritonte shumë nga ky sezon. Megjithatë, nuk dua t’i
/ 23 Prill, 2013 13:04
Trajneri i Apolonisë, Elidon Demiraj, në një bisedë për “Panorama Sport” i ka bërë skanerin humbjes ndaj Teutës, ndërsa ka pohuar se pavarësisht kësaj ka mbetur i kënaqur nga loja e të tijve. “Ne e kishim theksuar se do të shkonim në Durrës për të luajtur një futboll prestigji e nderi dhe se nuk do ta toleronim aspak kundërshtarin. Djemtë zhvilluan një lojë të mirë, të lirshme dhe na u krijuan të gjitha mundësitë që të paktën të dilnim me një pikë nga kjo ndeshje. Por, si në shumë përballje të këtij kampionati, skuadra nuk arriti ta përballonte dot ashtu
/ 20 Prill, 2013 13:06
Apolonia ka nesër një sfidë të vështirë ndaj Teutës, por fierakët kanë besim se në stadiumin “Niko Dovana” nuk do të dalin pa pikë. Lojtarët po punojnë me ritëm të lartë për të qenë gati. Futbollisti i ri Renato Naçi shprehet se, pavarësisht mungesës së objektivave konkretë, Apolonia do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv ndaj durrsakëve. “Është e vërtetë se tani nuk kemi më synime dhe objektiva të veçantë për kampionat, pasi jemi të rënë nga kategoria. Por kjo s’do të thotë që do të tolerojmë dhe do pajtohemi me humbjen pa filluar ndeshja. S’kanë për ta pasur
/ 19 Prill, 2013 13:05
Apolonia vazhdon të punojë në dy drejtime. Së pari për ndeshjen e radhës me Teutën në transfertë, ku do kërkojë të paktën mos të dalë pa pikë dhe, së dyti, për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, kur do të luajë një kategori më poshtë. Atmosfera në kampin fierak pas barazimit me Shkumbinin, edhe pse i jep shpresa për mbijetesën, ka shtuar optimizmin. Një gjë të tillë e pranon dhe trajneri Elidon Demiraj, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet i kënaqur me ekipin dhe përkushtimin që ata shfaqin në çdo seancë stërvitore. “Edhe pse pa synime
/ 18 Prill, 2013 13:07
Apolonia, edhe pse e ka prerë biletën për të zbritur nga kategoria, kërkon që të në këto katër javë të mbetura të marrë maksimumin e mundshëm. Sulmuesi dhe goleadori më i mirë i këtij ekipi, Andi Ribaj, për “Panorama Sport” ka folur për gjendjen që po kalon ekipi dhe për ndeshjen e radhës me Teutën në transfertë. “Jemi një ndër katër ekipet që nuk arritën të mbijetonin në Superiore dhe për këtë na vjen keq, por përgjegjës jemi të gjithë që nuk arritëm të mbijetonim. Apolonia ka zhvilluar ndeshje të mira, por nuk ka marrë rezultatet e duhura, sa për