Arkiva per kategorine: Ballina
/ 20 Maj, 2013 13:05
Skënderbeu tashmë është duke menduar për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kampionëve. Presidenti i korçarëve, Ardian Takaj, në një interviste për “Panorama Sport” ka folur për sezonin e ardhshëm, nga ndeshjet e Champions-it, e deri te Superkupa përballë Laçit. Gjithashtu, numri një i presidencës bardhekuqe ka sqaruar dhe kontratat e parinovuara të futbollistëve, si dhe merkaton që do të bëhet. President, e keni ndjekur nga stadiumi takimin Laçi- Bylisi… Së pari, dua ta uroj Laçin për fitoren e kupës. Ishte një ndeshje e mbushur me emocione gjatë gjithë 120 minutave. Megjithëse Bylisi ishte me 10 futbollistë, ai luajti mjaft
/ 20 Maj, 2013 13:04
Korçarët në luftë me Flamurtarin për tre lojtarë. Skënderbeu ka shfaqur interesimin e tij për tre lojtarë kuqezinj, dy prej të cilëve në kontratë me ta edhe për një sezon, ndërsa njërit prej tyre i ka përfunduar tashmë kontrata. Bëhet fjalë për mesfushorin Gjergji Muzaka, të cilit në fakt i ka përfunduar kontrata me Flamurtarin dhe për momentin është lojtar i lirë. Por preferencën dhe dëshirën që Muzaka të jetë pjesë e Flamurtarit edhe për këtë sezon e ka shprehur edhe vetë presidenti Shpëtim Gjika. Ky i fundit është shprehur se kërkon të ketë në ekipin e tij së bashku
/ 20 Maj, 2013 13:03
Reagon menjëherë Dritan Smajli. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë është shprehur dje se drejtuesit kuqeblu gënjejnë, duke iu referuar kështu deklaratës së një dite më parë të trajnerit Artan Bushati. Mbrojtësi thekson se ndihet i zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa thekson se ka qenë dy muaj në pritje të një oferte nga drejtuesit e klubit të Vllaznisë, por këtë gjë nuk e ka marrë ende. Lezhjani pohon se drejtuesit gënjejnë kur thonë se i kanë propozuar 25 për qind më shumë se Flamurtari. Deklarata - “Më vjen keq nga këto deklarata. Unë dua të reagoj për shkak se e ndiej si detyrim
/ 20 Maj, 2013 13:02
Kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, e konsideron suksesin e këtij viti si më të arririn në gjithë karrierën e tij shumëvjeçare në futbollin shqiptar. Për atë, historia e futbollit kuksian sapo ka nisur të shkruhet dhe e ardhmja flet në favor të këtij klubi. “Investimet, donatorët, stafi me lojtarët dhe tifozeria janë garancia e Kukësit. Sezoni që sapo u mbyll është modeli që duhet ndjekur për të pasur sukses. Të jesh nënkampion nuk është pak, por të sfidosh në këtë sezon për të qenë kampion është shumë dhe unë kam besim se do ia arrijmë. Nëse mbështetja nga donatorët do
/ 19 Maj, 2013 11:49
Skënderbeu bën gati goditjet e para të merkatos së verës. Zbardhet lista e dëshirave, që pritet të konfirmohen si afrime te bardhekuqtë. Ka qenë vetë presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, që për “Panorama Sport” ka konfirmuar nisjen e tratativave me Gilman Likën, Gjergj Muzakën dhe Tefik Osmanin. Për mesfushorin shkodran, i cili aktualisht është pjesë e Tiranës, transferimi duket realisht i mundshëm, ndonëse ngërçi i vetëm lidhet me dëshirën e tij për të luajtur jashtë vendit. Por jo vetëm, pasi në luftë për të janë edhe skuadra si Vllaznia e Flamurtari. Mirëpo, nga sa tregon edhe vetë kreu i klubit,
/ 19 Maj, 2013 11:14
Rival i famshëm apo ndër më të dobëtit e të fortëve?! Klubet shqiptare duhet të jenë në dilemë të madhe sa i përket shortit të Europës. Një klub prestigjioz, përveç faktit që ka mundësi tepër të pakta për ta eliminuar, mund të sjellë shumë përfitime nga e drejta TV. Por, për të realizuar një kualifikim për në raundin tjetër, prej skuadrave që rrezikojnë të jenë kundërshtare të klubeve tona, duhet të shpresohet që mund të bjerë një prej atyre më të “dobëtave” në letër, që shanset për t’i eliminuar janë reale. Por, në këtë rast, një eliminim i mundshëm do
/ 19 Maj, 2013 11:10
Iu deshën tetë vite që të shijonte trofeun e parë si president i Laçit. Pashk Laska përjetoi të premten ditën e tij më “të çmendur” që kur ka marrë përsipër të financojë skuadrën laçiane. Ndihet më shumë se krenar që arriti të fusë në histori ekipin e tij. Laska është i sinqertë në ato që thotë: “Shpika historinë se kisha përfunduar në spital me serume pas finales për të shmangur miqtë e shumtë që më ftonin për të festuar me ta. Atë ditë doja të isha vetëm me ekipin dhe ashtu veprova”. Presidenti tregon gjithçka për festën, e cila ka
/ 19 Maj, 2013 11:09
Skandal me gjyqtarët e ndeshjes finales të Kupës së Shqipërisë ndërmjet Laçit dhe Bylisit. Megjithëse ballshiotëve u ishte premtuar se arbitrat e sfidës së të premtes do të përcaktoheshin me short, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Fillimisht, klubi i Bylisit i kërkoi federatës që të sillte gjyqtarë të huaj për këtë finale. Madje, presidenti Besnik Kapllanaj ishte i gatshëm t’i paguante vetë të gjitha shpenzimet për arbitrat e huaj. FSHF ktheu përgjigje pozitive duke i propozuar klubit ballshiot një treshe nga Bosnjë-Hercegovina. Por, ballshiotët nuk pranuan gjyqtarë nga ai shtet duke kërkuar nga vende të tjera. Në këtë
/ 18 Maj, 2013 13:05
Rinovimet e kontratave janë kthyer në çështjen më të diskutuar së fundmi në Korçë. Duket se disa prej futbollistëve ende nuk e kanë arritur një akord me presidentin Takaj për të zgjatur bashkëpunimin e tyre me klubin. Këtë e bëjnë të ditur vetë futbollistët e Skënderbeut, të cilët gjatë një bisede me “Panorama Sport” flasin qartë për të ardhmen e tyre, por edhe për kontratën që i mban ende të lidhur me Skënderbeun. Endri Vrapi dhe Erbim Fagu e shprehin hapur dëshirën për të firmosur rinovimet përkatëse. Ndonëse për mbrojtësin e djathtë të Skënderbeut akordi me presidentin për të rinovuar
/ 18 Maj, 2013 13:04
Ulja e siparit të kampionatit shqiptar ka vënë në lëvizje drejtuesit e Vllaznisë. Në kampin kuqeblu po mendohet seriozisht për ndërtimin e skuadrës së re. Kështu, presidenca shkodrane prej kohësh ka hyrë në kontakte me disa futbollistë të njohur në vend, të cilët kërkon t’i afrojë. Një prej lojtarëve të përfolur, i cili kërkohet me ngulm, është edhe shkodrani Gilman Lika. Mesfushorin e dëshirojnë të gjithë në Shkodër, ndaj klubi nuk i ka ndërprerë për asnjë moment kontaktet për të mundësuar një rikthim të tijin te Vllaznia sezonin e ri. Natyrisht që ky nuk është një mision i lehtë, duke