Arkiva per kategorine: Besa
/ 19 Maj, 2013 11:27
Teksa lojtarëve verdhezinj u vërshojnë ofertat nga klubet e tjera, Besa pret zgjedhjet që të vendosë për të ardhmen. Në kampin kavajas momentalisht mbretëron një situatë heshtjeje. Duke nisur nga trajneri Përparim Daiu, i cili ende nuk është rikonfirmuar, edhe një numër i madh futbollistësh janë pezull për të ardhmen. Duke filluar nga lojtarët që u ka përfunduar kontrata, si Fation Sefa, Bernard Berisha, Arbnor Fejzullai, kanë marrë tashmë ofertat për jashtë vendit. E njëjta situatë mund të thuhet edhe për Mihanin, Kajën dhe portierin Alban Hoxha. Ndonëse jo publikisht, nga burime pranë lojtarëve mësohet se dy prej atyre që
/ 18 Maj, 2013 13:06
Një pankartë e vënë nga ultrasit verdhezi në ndeshjet në Kavajë, ku citohej “Faleminderit Daiu për shpëtimin e Besës!”, shprehte gjithçka për kontributin e trajnerit në stolin verdhezi. Përparim Daiu gjeti një Besë të shkatërruar moralisht dhe me vetëm 2 pikë pas 10 ndeshjesh. Falë ambicies së tij, vlerave të konfirmuara teknike, ai ringjalli ekipin, duke e shpëtuar atë nga rënia dy javë përpara fundit të sezonit. E ndërsa realizoi këtë, tashmë Daiu duket se është i lëkundur për sa i përket qëndrimit të tij në stolin verdhezi. Në një intervistë për “Panorama Sport” trajneri thekson se do të qëndrojë
/ 17 Maj, 2013 13:06
Një sezon me shumë luhatje ishte ky i Besës. Në javët e para kavajasit kapën majat, duke u renditur në vendin e tretë. Aq sa rivalët filluan ta llogarisnin si pretendente për titull. Mirëpo mjaftoi barazimi dhe dënimi i marrë në ndeshjen me Skënderbeun që në 10 javët pasardhëse gjithçka të kthehej në të kundërtën e saj. Kështu kavajasit nga pretendentë Europe, u zhytën papritur në zonën e mbijetesës. Mesfushori kavajas, Daniel Rroshi, për “Panorama Sport” bën analizën e 26 javëve të kampionatit. “E nisëm mjaft mirë, çka duket se ngjalli xhelozinë e kryesuesve, aq sa për dy bidonë uji
/ 16 Maj, 2013 13:45
Në muajin janar të këtij viti u përfol për një largim të mundshëm të sulmuesit lushnjar të Besës, Fation Sefa. Ky transferim nuk ndodhi dhe futbollisti e mbylli sezonin me verdhezinjtë. Mësohet se pista e transferimit të tij në Korenë e Jugut është rikthyer përsëri dhe menaxheri serb Sheki, ai që pati dërguar Cikalleshin në Kore, ka kërkuar vizë në Ambasadën koreane në Beograd për sulmuesin Fation Sefa. Vetë menaxheri serb, i pyetur nga “Panorama Sport”, dje deklaroi se në fund të majit Sefa duhet të jetë në Korenë e Jugut. Madje, menaxheri saktësoi se javën që vjen sulmuesi do
/ 15 Maj, 2013 13:33
Bernard Berisha me shumë gjasa do ta lërë kampionatin shqiptar për të vazhduar një tjetër aventurë, kësaj here jashtë Shqipërisë. Nga sa mësohet, klubi kavajas ka marrë në këtë periudhë dy oferta për të; një nga Azerbajxhani dhe një tjetër nga Ukraina. Një gjë të tillë e konfirmoi për gazetën “Tribuna” futbollisti pejan, teksa deklaroi se është i gatshëm të ndërrojë ambient dhe të luajë në Azerbajxhan. Mesfushori ka pohuar se është i gatshëm të sprovojë veten në një tjetër klub. “Klubi i Besës ka marrë dy oferta serioze për mua. Njëra është nga një skuadër e Azerbajxhanit dhe tjetra
/ 14 Maj, 2013 13:36
Te Besa në listën e atyre që dëshmuan vlera dhe një të ardhme në karrierë ishin edhe disa futbollistë të rinj. Kështu Fejzullai, Batha, Dita, Berisha e Mustafa përpara se të vinin te kavajasit ishin thuajse anonimë. Tashmë, me mbështetjen e ish-trajnerit Ilir Daja, i cili ishte ai që i afroi, më pas edhe të Përparim Daiut, këta futbollistë sot kërkohen në merkato. Të gjithë e pranojnë se qershorin e kaluar askush nuk dinte të thoshte kush është Idriz Batha, Bruno Dita, Bernard Berisha, Argjënd Mustafa etj. Mirëpo sot, falë dëshirës dhe mbështetjes së KF Besës, dhe trajnerëve që punuan
/ 13 Maj, 2013 12:27
Sfida e fundit në Ballsh ishte menduar e fortë, aq sa, pse jo, pritej edhe një humbje, duke qenë se verdhezinjtë nuk kishin në dispozicion disa titullarë. Në këtë takim trajneri Dorian Bubeqi, i cili drejtoi Besën, u shpreh i kënaqur nga loja e të besuarve të tij. “Sigurisht që në Ballsh në 45 minutat e para do preferonim lojën e kundërsulmit. Vendësit luanin me formacion të plotë dhe gjatë 45 minutave të para krijuan epërsi në raste ndaj nesh dhe shënuan një gol. Po edhe ne patëm dy raste ideale me Hasën e Celhakën. Ndryshuam taktikisht pjesën e dytë
/ 11 Maj, 2013 12:31
Nexhat Bizhdili ka tentuar të influencojë në rezultatin e një prej ndeshjeve mes Besës dhe Luftëtarit të këtij sezoni. Gazeta ka mundur të zbulojë një prej dy ndeshjeve të tjera të shtuara së fundmi në aktakuzë, për të cilat Prokuroria pretendon se presidenti i skuadrës kavajase ka bërë tentativa që të paracaktojë rezultatin. Situata Burime pranë Prokurorisë pohuan se presidenti i skuadrës kavajase ka tentuar të ndikojë në rezultatin e ndeshjes, duke komunikuar me zyrtarë të klubit gjirokastrit. Mësohet që ai t’u ketë kërkuar atyre që t’u kthejnë “favorin” që u kishte bërë një sezon më parë, kur ishin ndeshur
/ 10 Maj, 2013 13:31
Ndeshja e fundit e sezonit kundër Bylisit do të jetë e gjitha një performancë e lojtarëve të rinj verdhezi. Nëse një javë më parë në stol qëndruan lojtarë si Blerim Krasniqi, mbrojtësi Kullolli dhe mesfushori Çelhaka, këtë herë stafi teknik ka menduar t’i aktivizojë. Tashmë që lojtarët titullarë janë larguar, duket se zëvendëstrajneri Dorian Bubeqi, i cili do ta drejtojë Besën në Ballsh, do t’i aktivizojë këta të rinj. Ndërkaq, krahas tyre, ashtu si me fierakët, Bajaziti, Hasa, Perja, Sajmir Çelhaka, Duro priten gjithashtu të luajnë. Kjo, edhe për faktin se Mihani ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë,
/ 10 Maj, 2013 13:07
Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, është paraqitur dje në Prokurorinë e Tiranës, për shkak të hetimeve që zhvillohen ndaj tij me akuzën e trukimit të ndeshjeve sportive. Numri një i skuadrës së Kavajës ka pasur kontakt me prokurorin e çështjes mbi bazën e një njoftimi që kishte marrë më parë për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës (strukturë që i ka zyrat pranë Policisë së Shtetit e që merr pjesë në hetimet e prokurorisë). Prokurori i çështjes i ka bërë me dije Bizhdilit se i kishte deleguar oficerit të policisë gjyqësore detyrën për t’i njoftuar