Arkiva per kategorine: Boterori 2014

/ 29 Mars, 2013 08:55

Ja formacioni i yjeve që rrezikon Botërorin

Media angleze ka bërë dje llogaritë e saj në lidhje me formacionin e mundshëm të yjeve që rrezikojnë seriozisht të mos jenë prezent në Botërorin “Brazil 2014″, ku spikasin emrat e gjigandëve si Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimoviç dhe Luis Suarez, përfaqësuese këto që deri tani kanë shfaqur realisht dobësi të mëdha në fushën e lojës edhe me rivalet direkte në grup. Portier: Peter Çeh (Çeki) - Edhe pse është një nga portierët më të mirë në botë, “gardiani” i Çelsit nuk mund të bëjë asgjë për të shpëtuar përfaqësuesen çeke, e cila për momentin renditet e treta në Grupin A

/ 29 Mars, 2013 08:14

Prandeli: Dua ta shoh Balotelin në aksion me Mesin

Italia është gjithmonë e më shumë e lidhur pas goditjeve të klasit të Mario Balotelit. Këtë e konfirmon edhe trajneri i të kaltërve, Çezare Prandeli, i cili edhe pse thur elozhe për sulmuesin e tij, i kërkon atij që të vazhdojë të ndjekë të njëjtën rrugë që ka nisur. “Kur ke të bësh me një talent si i Marios, duhet të bësh durim, unë kam bërë durim me të. Por, më pas vjen momenti që ky talent duhet të kapet me pinca dhe të vihet përballë përgjegjësive, ky talent duhet të nisë të ecë me këmbët e veta. Dhe unë

/ 28 Mars, 2013 17:31

Ksabi Asonso: Kartoni dhe fitorja jonë, të merituara

Mesfushori i Spanjës, Ksabi Alonso, nuk është dakord me francezët se kartoni i kuq i Pol Pogbasë ishte i tepruar: “Nuk e di, por personalisht u godita fort në kokë nga prapa, por nëse ai e ka bërë me qëllim apo jo, nuk e di. Fundja, arbitri e pa më mirë në fushë këtë dhe me të drejtë e ka ndëshkuar, ashtu sikurse bëri pak sekonda më vonë që e përjashtoi. Për mendimin tim, gjyqtarët kanë gjithmonë të drejtë, fundja në të mirë e në të keq edhe ata ashtu si ne futbollistët marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, – u

/ 28 Mars, 2013 17:03

Benzema vazhdon sulmin: Këta tifozë janë çmendur

Karim Benzema është vërshëllyer vazhdimisht nga tifozët e tij në ndeshjen vendimtare kundër Spanjës. Sulmuesi i Francës dhe i Realit të Madridit është marrë në shënjestër, duke qenë se me formën e shfaqur në fushë, ai nuk arriti t’u kundërpërgjigjet atyre. Gjithsesi, 25- vjeçari as që ka ndërmend t’u përulet, mbi të gjitha të ndryshojë vendim mbi këndimin e himnit kombëtar: “Nuk e di, por më duket se këta tifozë janë çmendur. Personalisht jam dakord që të më vërshëllejnë nëse nuk u pëlqej unë në fushë, por nga ana tjetër, Franca nuk jam vetëm unë, prandaj bëjnë mirë që të

/ 28 Mars, 2013 11:22

Francezët ankohen: Arbitri na dërrmoi kundër spanjollëve

Kartonët e kuq kanë filluar të jenë në modë së fundmi. Mbase është thjesht çështje fati, mbase janë të merituar, ose ashtu si futbollistët, tani edhe arbitrat duan të jenë pjesë e yjeve që zbresin në fushën e lojës. Por, e vërtetë është që së fundmi kartonët e kuq janë protagonistë në ndeshjet e ashtuquajtura jetike. Pas protestave të Mançester Junajtid kundër Realit në Champions, edhe francezët kundër Spanjës ndihen të vjedhur nga gjyqtari hungarez, Viktor Kasai. Këtë e ka pranuar pas sfidës trajneri i “gjelave”, Didier Deshamp (“u nxitua shumë, dukej sikur e kishte me ngut të mbyllte ndeshjen”),

/ 27 Mars, 2013 16:27

Kapelo: Tifozi në fushë na hoqi fitoren

Një tifoz, i cili vrapoi në fushë në minutat e fundit të miqësores ndaj Brazilit, i hoqi Rusisë mundësinë për të fituar takimin. Kështu mendon trajneri italian, Fabio Kapelo, i cili shton se kjo ngjarje u hoqi lojtarëve përqendrimin dhe çoi në pësimin e golit. Në “Stemford Brixh”, Fred realizoi në të 90-ën minutë për brazilianët, golin që i nxori ata nga situata e vështirë. Por, pavarësisht kësaj, Kapelo vlerëson lojën e ekipit të tij. “Jam i kënaqur me mënyrën se si ne luajtëm, ndërsa treguam një shpirt të madh grupi. Zhgënjimi im i vetëm është që, pasi një tifoz

/ 27 Mars, 2013 14:12

Dopietë dhe 3 pikë për “axurrët”, quajeni Italia e Balotelit…

Italia fiton në Maltë 2-0 dhe kualifikimi për në Botërorin “Brazil 2014” është gjithmonë e më pranë, falë një dopiete të Mario Balotelit, i cili e çon në 8 numrin e golave të tij me përfaqësuesen. Të kaltërve u mjaftojnë vetëm 45 minutat e para për të mbyllur historinë me tri pikët, por ai që ia bën edhe më të lehta gjërat Prandelit është edhe portieri dhe kapiteni Bufon, i cili menjëherë pas golit të parë të Balotelit i mohon Mifsudit barazimin nga pika e bardhë dhe kaq mjafton për të përmbushur misionin. |Menjëherë Balo - Italia anti- Maltë është

/ 27 Mars, 2013 13:46

Poker i ‘BORUmania’, leksione Kazakistanit

Hapi i radhës drejt biletës për në “Brazil 2014″ u hodh: Gjermania fitoi ndeshjen e 6-të kualifikuese, ndoshta jo duke shkëlqyer ndaj Kazakistanit, por rezultati 4-1 flet vetë. Firmuesit e triumfit të “pancerave” në Nurenberg janë të gjithë lojtarë të Dortmundit: Dopietë e Rojsit, Gëce dhe Gyndogan. Goli i kazakëve, më shumë sesa për meritë të tyre, erdhi falë gafës së Nojerit, kur Shmidtgal (lojtar i Grojter Fyrthit) shkurtoi diferencën në 3-1. Përpara 43.500 spektatorëve, Joakim Lëv bëri 3 ndryshime nga skuadra që fitoi 3-0 në Astana. Rojs zëvendësoi Podolskin, Gyndogan Shvajnshtaigerin dhe Boatengu Hëvedezin. E megjithëse dihej si do

/ 27 Mars, 2013 13:32

Spanja rimerr kreun, gjunjëzohet Franca

Spanja “zgjon” nga ëndrra Francën, e cila pati mundësinë e shkëlqyer për të prekur biletën e kualifikimit në Botëror, si kryesuese e grupit. Ekipi i Deshampit e nisi duelin direkt ndaj kampionëve të botës me dy pikë avantazh dhe me dëshirën për të marrë qoftë edhe një barazim, ndërsa luante para një stadiumi të tejmbushur me 80 mijë spektatorë… Francezët e nisën lojën me një mesfushë energjike dhe me shpresën për të shënuar prej shpejtësisë e inteligjencës së Riberisë dhe Valbuenës nga krahët. Ndërsa Del Boske vendosi të luante me David Vijën që nga minuta e parë, për t’i dhënë

/ 27 Mars, 2013 13:31

Del Boske: Arbeloa çelësi i suksesit, arbitri gaboi rëndë

Visente del Boske pranon se ajo që kishte parashikuar para ndeshjes, rezultoi shumë e saktë. Trajneri i Spanjës priste që Arbeloa ta markonte shkëlqyeshëm Riberinë dhe, sipas tij, e bëri në perfeksion. “Një nga arsyet që Franca nuk ishte në maksimumin e forcës së saj sulmuese, ka të bëjë me markimin e Riberisë. Unë ia kërkova Arbeloas që ta bënte një gjë të tillë dhe ai e realizoi në perfeksion. Sigurisht që ishte një nga arsyet kryesore pse fituam sot. Po t’i lejosh hapësira një nga futbollisti si Riberi, e ke të vështirë që të fitosh”, – tha Del Boske.