Arkiva per kategorine: Bylis

/ 19 Maj, 2013 11:09

Gjyqtarët e finales, s’u hodh short

Skandal me gjyqtarët e ndeshjes finales të Kupës së Shqipërisë ndërmjet Laçit dhe Bylisit. Megjithëse ballshiotëve u ishte premtuar se arbitrat e sfidës së të premtes do të përcaktoheshin me short, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Fillimisht, klubi i Bylisit i kërkoi federatës që të sillte gjyqtarë të huaj për këtë finale. Madje, presidenti Besnik Kapllanaj ishte i gatshëm t’i paguante vetë të gjitha shpenzimet për arbitrat e huaj. FSHF ktheu përgjigje pozitive duke i propozuar klubit ballshiot një treshe nga Bosnjë-Hercegovina. Por, ballshiotët nuk pranuan gjyqtarë nga ai shtet duke kërkuar nga vende të tjera. Në këtë

/ 16 Maj, 2013 13:49

FSHF projekton një arbitër boshnjak, Kapllanaj kundërshton

Institucioni i futbollit shqiptar po projekton një arbitër boshnjak për finalen e kupës, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Qemal Stafa”. Pas kërkesës së klubit të Bylisit për gjykimin e ndeshjes nga një i huaj, FSHF ka njoftuar presidentin Besnik Kapllanaj se ka rënë dakord me homologët boshnjakë. Mirëpo, kreu i klubit ballshiot nuk e ka pranuar këtë variant, pasi në kërkesën e bërë disa ditë më parë, ai ka saktësuar se do një arbitër perëndimor. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Kapllanaj sqaroi se nëse vendoset përfundimisht për një treshe boshnjake, atëherë për të më mirë është që

/ 15 Maj, 2013 13:40

Xhafa: Do t’i falja të gjithë golat për 1 ndaj Laçit

Bylisi duket i uritur për trofe. Mbas dështimit në kampionat, tashmë e ka përqendruar vëmendjen te finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë që do ta luajë të premten në “Qemal Stafa” ndaj Laçit. Të gjithë te ballshiotët dëshirojnë ta bëjnë të vetin këtë trofe, që do të jetë historik për ta. Kjo duke qenë se është hera e parë që dalin në finalen e një kompeticioni të tillë. Vlonjati i Bylisit, një nga lojtarët e tij më me përvojë, Fjodor Xhafa, në një bisedë për “Panorama Sport” shprehet optimist dhe plot besim se kupa do të jetë e tyrja.

/ 14 Maj, 2013 13:38

Arbri fton tifozët: Nuk zhgënjejmë, fitojmë kupën

Bylisi e ka mbyllur kampionatin me një barazim në shtëpi ndaj Besës, duke u pozicionuar në vend të 10-të. Mirëpo, gjithçka duket se ka kaluar në heshtje, pasi e gjithë vëmendja është përqendruar te finalja e madhe e kupës që po afron. Te Bylisi dëshira për ta fituar atë është gjithnjë në rritje, aq sa e quajnë një finale historike. Ora 20:00 e së premtes në “Qemal Stafa” do ta ndezë këtë stadium nga thirrjet e tifozëve ballshiotë, të cilët do të jenë të shumtë në përkrahje të ekipit të tyre të zemrës. Kapiteni i Bylisit, Klodian Arbri, në një

/ 13 Maj, 2013 12:29

Egbo: Ndeshja me Besën na shërbeu për kupën

Bylisi nuk ka fituar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Besës. Barazimi i arritur për një ekip pa synime në kampionat ka qenë i merituar, edhe pse ka luajtur në fushën e vet. Në sfidën e së shtunës ndaj kavajasve, trajneri Shensoji edhe pse nuk ka qenë në pankinë ka aktivizuar, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, një pjesë të madhe të titullarë. Sipas stafit teknik, skuadra ka qenë pa synime për ndeshjet e kampionatit dhe çdo gjë i ka shërbyer vetëm finales. “Barazimi i arritur në ndeshjen e fundit të kampionatit, edhe pse në fushën, tonë na shërbeu më

/ 10 Maj, 2013 13:36

Kapllanaj paguan, Shensoji në stol në finalen e kupës

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka konfirmuar pagesën në FSHF për arbitra të huaj dhe shpreson që në këtë mënyrë si ai dhe rivali, Laçi, të mos kontestojnë më pas arbitrimin në finalen e kupës. Sakaq, ai ka folur edhe për dënimin që Komisioni i Disiplinës i ka vënë një ditë më parë trajnerit Naxhi Shensoji, si dhe situatën në ekip. “Kam bërë pagesën për arbitrat dhe presidenti Duka sot (dje) më konfirmoi se brenda kësaj jave do të bëhej kërkesa ndaj tri federatave homologe për t’u kërkuar arbitra për finalen e kupës. Mendoj se është edhe në të mirën

/ 9 Maj, 2013 13:36

Bylisi, kundër dënimit me dy ndeshje të trajnerit Shensoji

Sa më shumë afron dita e finales së madhe të Kupës së Shqipërisë, aq më shumë ndihet atmosfera në kampin ballshiot. Të gjithë kërkojnë që nga kjo finale historike skuadra e tyre të ngrejë trofeun për ta sjellë për herë të parë në qytetin e Ballshit. Gjithçka është vënë në funksion të saj nga drejtuesit e klubit e të presidencës ballshiote, por edhe nga shoqata e tifozëve, të cilët po përgatisin dekorin e tyre bardhekuq me shalle e fanella të skuadrës. Nga ana tjetër, stafi teknik pret rikuperimin e Izuçukut. Ndërkaq, në Ballsh nuk është pritur aspak mirë dënimi i

/ 8 Maj, 2013 13:29

Izuçuku mban në ankth klubin ballshiot

Bylisi duket se e ka lënë pas humbjen e pësuar nga Tirana dhe është përqendruar te sfida e fundit për kampionat që do ta zhvillojë ndaj Besës, ku do të kërkojë të bëjë autokritikë. Madje sfida me kavajasit do të shërbejë edhe si një test për ballshiotët përpara finales së kupës së 17 majit ndaj Laçit. E në këto kushte, nga sa mësohet në analizën e bërë para stërvitjes së djeshme, stafi drejtues dhe ai teknik ua kanë bërë të qartë lojtarëve dhe kanë kërkuar prej tyre që në ndeshjen e fundit të mos tolerojnë, por të japin maksimumin në

/ 7 Maj, 2013 13:10

Kapllanaj: Arbitra të huaj në finale

Finalja e Kupës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 17 maj midis Bylisit dhe Laçit, po afron. Drejtuesit e klubit ballshiot, sipas rregullores, kanë bërë dje një kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, me anë të së cilës kanë kërkuar që kjo ndeshje të arbitrohet nga gjyqtarë të huaj. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë numri një i presidencës ballshiote, Besnik Kapllanaj, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka pohuar se konform rregullores kanë bërë kërkesë në FSHF. Ai ka theksuar se kërkojnë arbitra perëndimorë dhe se i marrin përsipër pagesat. “Kemi

/ 6 Maj, 2013 13:05

Humbja me Tiranën, ballshiotët e kanë me gjykimin

Pas fitores dhe kualifikimit për në finale të kupës, të gjithë mendonin se Bylisi do të vazhdonte me këtë ritëm edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Ballshiotët kanë pësuar tri humbje të njëpasnjëshme, pikërisht me Shkumbinin, Teutën dhe së fundi me Tiranën. Mungesa e objektivave në kampionat, ku ata kanë siguruar me kohë mbijetesën, ka bërë që e gjithë vëmendja të përqendrohet te finalja e 17 majit me Laçin. Gjithsesi, duhet thënë se në sfidën e së shtunës ndaj Tiranës, ballshiotët kishin synim arritjen e një rezultati pozitiv. Një gjë të tillë e tregonte