Arkiva per kategorine: “Euro 2012″
/ 1 Korrik, 2012 13:45
Trajneri i përfaqësueses gjermane ka lëshuar sinjale divorci kundrejt federatës. Dy ditë më parë ai ka marrë përsipër përgjegjësitë e dështimit të ekipit në gjysmëfinalen me Italinë por, nëse atëherë deklaroi se do ta respektojë deri në fund kontratën që i skadon pas dy vitesh me federatën, dje ka dhënë një version tjetër. “Unë kam një kontratë deri në fund të vitit 2014 dhe synoj ta respektoj atë, por duhet parë nëse ndjenja e bashkëpunimit mes dy palëve është po e njëjta me disa ditë më parë. Gjykoj se nuk është momenti më i mirë për ta bërë këtë bisedë,
/ 1 Korrik, 2012 13:42
Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, ka qenë protagonisti kryesor i Portugalisë deri në gjysmëfinale. Teksa kapiteni kërkonte me ngulm ta fitonte garën kundër Spanjës, ai dështoi. Me tre golat e tij, luzitanët kaluan me sukses si Danimarkën dhe Çekinë, por gafa e penalltive penalizoi trajnerin Bento. Pas disfatës ndaj kampionëve në fuqi, Ronaldo e humbi toruan, ku sipas mediave atë e la avioni në Poloni. Edhe pse federata e përgënjeshtroi atë lajm, duke pohuar se Portugalia u kthye në shtëpi me të gjithë “ambasadorët” në bord, mediat kanë zbuluar një tjetër detaj interesant për “fabrikën” e golave të Realit të Madridit.
/ 1 Korrik, 2012 12:21
Spanja vendos hegjemoninë e vet në futbollin Europian dhe Botëror. Si askush tjetër, ajo ka bërë “tris”, duke fituar për herë të dytë radhazi Kampionatin Europian, në vitin 2008 dhe 2012, mes të cilëve ka vendosur edhe kurorën e Kampiones së Botës, në vitin 2012. Një sukses i trefishtë, që dëshmon qartë epërsinë e padiskutueshme të iberikëve në këtë lojë magjike. Dominim i cili u duk qartë që në sekondën e parë të finales së Kievit, ndaj Italisë, që kishte mrekulluar me lojën e saj deri në këtë “stacion”, por i “ngeci sharra në gozhdë” ndaj stretagjisë alla Barcelona të
/ 30 Qershor, 2012 15:47
Ish-trajneri i Interit pranon faktin se Spanja do të fokusohet në neutralizimin e “playmaker”-it të Juventusit, por sugjeron se Daniele de Rosi dhe Tiago Mota, gjithashtu, kanë mundësinë për të kontrolluar ndeshjen. Rafa Benitez ka paralajmëruar Spanjën se Italia do të ketë lojtarë të tjerë të rrezikshëm, vec Andrea Pirlos, të aftë për të diktuar finalen e “Euro 2012”, të dielën mbrëma në stadiumin olimpik të Kievit. Mesfushori fantazisë i Juventusit ka fituar duartrokitje të shumta për shfaqjet e tij në turneun e kësaj vere, të paktën deri më sot, por ish-trajneri i Interit dhe i Liverpulit theksoi se Daniele
/ 30 Qershor, 2012 15:26
Manuel Nojer ka deklaruar se Gjermania ia bëri shumë të lehtë fitoren Italisë në gjysmëfinale të “Euro 2012”, ku kombëtarja e tij pësoi disfatë. Dy gola të Mario Balotelit, shënuar në gjysmën e parë të ndeshjes, i panë axurrët të kualifikuar ndaj të besuarve të Joakhim Lëvit, falë fitores përfundimtare 2-1 në Varshavë. Gjermania u detyrua të kthehet në shtëpi, ndërsa italianët do të luajnë të dielën në mbrëmje ndeshjen finale të turneut të kësaj vere me Spanjën. Portieri i Bajernit të Mynihut pranoi se ai dhe shokët e kombëtares janë shumë të zhgënjyer që nuk arritën dot në finishin
/ 30 Qershor, 2012 15:12
Mamaja e Baloteli ka folur në lidhje me të birin futbollist, që është heroi i ditës në Itali. Për “Gazzetta dello Sport”, ajo ka pohuar: “Është shumë e vështirë për ta parë duke qarë Marion. Hera e fundit që kjo i ndodhte ishte për shkak të Mourinjos. Prindi adoptues i sulmuesit të kombëtares axurre ka deklaruar se djali i saj reagon keq kur kritikohet. Nëna e Mario Balotelit ka zbuluar se djali i saj ishte mbërthyer nga emocione të mëdha pasi shënoi dy golat në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë, duke e dërguar Italinë e tij në finalen e “Euro 2012”. Silvia
/ 30 Qershor, 2012 14:51
Ylli spanjoll i Mancester Sitit është i bindur se kombëtarja e tij do të jetë ajo, që do të festojë në përfundim të finales së “Euro 2012”. Dy finalistët e turneut të kësaj vere barazuan 1-1 më 10 qershor, në ndeshjen mes tyre në Grupin C, para se të luajnë e të kualifikohen më tej, duke skarcuar Repubilkën e Irlandës dhe Kroacinë. David Silva këmbëngul se ka një presion shumë herë më të madh në prag të kësaj përballjeje, që do të vendosë edhe kampionen e Europës, të dielën mbrëma në Kiev. “Ndeshja e parë me Italinë ishte e ndërlikuar,
/ 30 Qershor, 2012 14:26
E thotë këtë Xhianluka Paljuka, teksa i duhet të bëjë një vlerësim për të dy “gardianët”, që do të përplasen “kokë më kokë” të dielën mbrëma, në finalen e “Euro 2012”. Duke i vënë të dy portierët në sfondin e ndeshjes mes axurrëve dhe “La Roja”, ndërkombëtari italian mendon se sfida do të jetë e një cilësie të lartë edhe sa u takon dy numrave 1 të kombëtareve respektive. “Bufon dhe Kasijas janë dy portierë që kanë dominuar skenën ndërkombëtare për vite, – tha Paljuka për “Sport Italia”. – Nëse u referohemi shifrave, Xhixhi ka trofe të barabartë të fituar
/ 30 Qershor, 2012 14:11
Spanja është kampionia në fuqi e Evropës, por edhe e botës, ndonëse këto fakte tashmë duket se nuk mjaftojnë më. “Furitë e kuqe” janë pa dyshim pretendentë për fitoren e këtij turneu, por më shumë se ata ishte Gjermania e Joakim Lëvit, e cila tashmë është kthyer në shtëpi. “Pancerat” ranë viktimë e italianëve, të cilët edhe pse nuk llogariteshin nga askush, tashmë janë shndërruar në kombëtaren më të frikshme të turneut. Këtë gjë kanë nisur ta kuptojnë edhe vetë futbollistët kampionë Evrope në fuqi, sepse pas sfidës me Gjermaninë, mbrojtësi Serxho Ramos dhe mesfushori Cesk Fabregas lëshojnë alarmin në
/ 30 Qershor, 2012 14:03
Mesfushori i Barcelonës ka qenë tepër i vlerësuar për shfaqjet e tij në Poloni dhe Ukrainë, por ai është i interesuar vetëm për të fituar turneun me Spanjën, duke ia dalë mbanë me sukses në finalen e së dielës, kundër Italisë. Andres Iniesta ka deklaruar se nuk do t’i interesonte të shpallej lojtari më i mirë në “Euro 2012”, nëse Spanja nuk do të fitonte në finale me Italinë dhe të merrte trofeun. “Unë kurrë nuk kam menduar të luaj për kredi personale, – u tha 28-vjeçari gazetarëve në një konferencë për shtyp. – Nuk mendoj se jam më i