Arkiva per kategorine: Formula 1
/ 24 Maj, 2013 09:15
Niko Rosberg ishte më i shpejti në provat e dyta të lira të Çmimit të Madh të Monakos, gara e gjashtë e kampionatit botëror në Formula 1. Piloti gjerman i Mercedesit, pas provave të mëngjesit, edhe në sesionin e dytë arriti kohën më të mirë, përkatësisht 1’14″759, përpara shokut të skuadrës Luis Hamilton (1’15″077). Koha e tretë dhe e katërt u realizua nga pilotët e Ferrarit, Fernando Alonso (1’15″196) dhe Felipe Masa (1’15″278). Kampioni i botës Sebastian Fetel e mbylli i nënti, duke e ndalur kronometrin në kohën 1’16″014. Në provat e djeshme Roman Groszhjan me Lotus u përfshi në
/ 23 Maj, 2013 11:42
Kimi Raikonen deklaroi se nuk është aspak i befasuar me spekulimet e fundit për të ardhmen e tij në Formula 1, por në të njëjtën kohë është shprehur se nuk do të ngutet në vendimin që do marrë nëse do të qëndrojë te Lotus, apo do të lëvizë diku tjetër. Finlandezi është aktualisht i dyti në kampionatin botëror, dhe është një nga të paktët pilotë të elitës që i përfundon kontrata në fund të sezonit. Raikonen përflitet si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Mark Veber te Red Bull-i. “Nuk ka shumë pilotë të rangut tim që nuk kanë kontratë
/ 22 Maj, 2013 12:00
Edhe pse Berni Ekleston nuk do të be fasohej nëse BMW-ja do të rikthehej në Formula 1, kompania gjermane e ka mohuar një plan të tillë. Të mërkurën e kaluar, Honda ka konfirmuar bashkëpunimin në F1 në 2015 me skuderinë McLaren. Dhe menjëherë pas këtij akordi presidenti i F1-it u shpreh se kjo zgjedhje e Hondës do të shërbente si frymëzim për BMW-në, e cila u tërhoq në fund të sezonit 2009 pas disa sukseseve pas 9 viteve pjesëmarrje në kampionatet botërore të Formula 1. “Unë do habitesha në qoftë se ne nuk e shohim BMW-në përsëri në Botëror, –
/ 13 Maj, 2013 11:31
Fernando Alonso triumfon në Çmimin e Madh të Spanjës, në cirkuitin e Montmelos, përpara 95 mijë tifozëve të pranishëm në garën e pestë të kampionatit botëror. Asturiani kishte thënë që në fillim të së enjtes se kishte një motivim shtesë për të pilotuar në shtëpi, kështu që u bëri një superdhuratë tifozëve të tij. Për Alonson, kjo fitore (e dyta në sezon), pas strategjisë me katër pit-stope kundrejt 3 të Raikonen, ishte e një rëndësie të veçantë, sepse si ferrarist e fitonte për herë të parë “Grand Prix”-in e Barcelonës në karrierën e tij, por në total për herë të
/ 11 Maj, 2013 11:41
Në sesionin e dytë të provave të lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës, piloti më i shpejtë ka rezultuar të jetë kampioni i botës në fuqi, Sebastian Fetel, i skuderisë Red Bull. Ai ka lënë pas me vetëm 17 të mijtat Fernando Alonson. Spanjolli i Ferrarit ka qenë më i shpejti në sesionin e parë të provave, por nuk ka arritur të bëjë një paraqitje të njëjtë në seksionin e dytë, duke iu dorëzuar kështu Fetelit. Koha e tretë më e shpejtë është regjistruar nga piloti tjetër i makinës Red Bull, Mark Veber, i ndjekur nga Kimi
/ 27 Prill, 2013 11:10
Piloti meksikan i skuderisë McLaren, Serxho Perez, ka mohuar se i ka kërkuar falje shokut të tij të skuadrës, Xhenson Baton, për episodin e ndodhur në garën e fundit në Bahrein. 23-vjeçari në një prononcim për mediat meksikane deklaroi se nuk ishte e nevojshme që t’i kërkonte ndjesë anglezit, por shtoi se të dy i kërkuan falje të gjithë skuadrës së McLaren-it. “Në fund të garës kishim mundësinë për t’u konfrontuar dhe biseduam për atë që ndodhi në garën e Bahreinit. Kam lexuar në shtyp se unë i kërkova falje në fund të garës Xhensonit, por nuk ka ndodhur kështu.
/ 26 Prill, 2013 10:43
Këshilltari i Red Bullit, Helmut Marko, ka zgjedhur Lotusin si rivalin kryesor për titullin e këtij viti, duke thënë se i frikësohet më shumë se Ferrari. Ndonëse në Çmimin e Madh të Bahreinit Kimi Raikonen dhe Roman Groszhjan nuk mundën të mbanin dot ritmin e gjermanit të Red Bullit, ata iu bashkuan në podium, duke fituar 33 pikë për Lotusin. Pas katër garave në klasifikimin për konstruktorë, Red Bull qëndron në krye me 109 pikë, kurse Lotus është i dyti me 93 pikë, ndërsa Fetel është i pari, i ndjekur nga Raikonen me -10 pikë. “Ne e dinim prej kohësh
/ 25 Prill, 2013 12:29
Luis Hamilton ka sfiduar kampionin e botës në fuqi, Sebastian Fetel, që ta harrojë titullin e katërt radhazi në Formula 1. Gjermani i Red Bull-it siguroi fitoren e dytë të sezonit të dielën e kaluar në Bahrein dhe kryeson me 10 pikë avantazh ndaj Kimi Raikones të vendit të dytë. Por, ylli i Mercedesit, Luis Hamilton, ka deklaruar se është shumë herët për të “flakur peshqirin” dhe se në nivel personal është i kënaqur me fillimin e kampionatit botëror, pasi ai është vetëm 27 pikë prapa gjermanit. “Në Bahrein, Seb ka fituar edhe në të kaluarën, kështu që për ne
/ 25 Prill, 2013 12:28
Mark Veber deklaroi se është i lumtur me performancën e tij, pavarësisht bilancit zhgënjyes në pikë dhe se kthesa do të vijë nga Çmimi i Madh i Europës. Australiani i Red Bull-it aktualisht është i pesti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve, pas katër garave dhe diferenca mes tij dhe shokut të skuadrës, Sebastian Fetel, është 45 pikë. Ky është disavantazhi më i madh mes tyre në këtë fazë të sezonit përgjatë kohës që kanë qenë partnerë. Por Veber, të cilit iu mohua fitorja në Çmimin e Madh të Malajzisë, pasi Feteli theu urdhrin e skuderisë, thekson se nuk ka
/ 22 Prill, 2013 09:30
Sebastian Fetel u shpall fitues i Çmimit të Madh të Bahreinit, gara e katërt e kampionatit botëror të Formula 1. Gjermani i Red Bullit dominoi në cirkuitin e Sakhir, në një garë përgjithësisht të kushtëzuar nga problemet teknike te Ferrari. Podiumi u plotësua nga dyshja e Lotusit, Kimi Raikonen dhe Roman Groszhjan. Alonso e mbylli në vend të tetë, për shkak të problemeve me sistemin DRS, ndërsa Felipe Masa u dënua nga gomat duke mbërritur në finish edhe më poshtë në klasifikim, i 15- ti. Vendi i katërt shkoi për Force India të Pol Di Resta, që bëri një garë