Arkiva per kategorine: Futboll Bota

/ 2 Dhjetor, 2011 12:06

Lëv: Nuk i trembemi askujt, titulli yni

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, së bashku me asistentin Flik dhe manxherin Bierhof kanë udhëtuar drejt kryeqytetit të Ukrainës, për të parë nga afër shortin në Kiev. Në një intervistë për “sport1″, ai nënvizon se përfaqësuesja e tij ka formuar një bosht dhe një bazë të shëndetshme dhe nuk rëndësi se cilët do ketë në grup. Arma e tij më e fortë është filozofia dhe skema integrale e tij. Z. Lëv, pas triumfit ndaj Holandës, do ta dëshironit në grup? Ajo ndeshje ka qenë test, ashtu si ndaj Ukrainës, prandaj nuk mund të merret për bazë, ndoshta si referencë.