Arkiva per kategorine: Kategoria e dyte
/ 18 Maj, 2013 13:05
Te Domosdova vazhdojnë polemikat. Lojtarët nën zë akuzojnë dhe hedhin dritë mbi problemet e ekipit, ndërkohë që drejtuesit kundërshtojnë. Bëhet fjalë për pagat ende të pamarra nga ana e lojtarëve që, edhe pse e kanë përfunduar sezonin, nuk janë likuiduar plotësisht nga ana e bashkisë. Lojtarët, të cilët nuk duan t’i bëjnë publikë emrat, pasi kanë frikë se mos ndëshkohen nga drejtuesit, kanë pohuar se prej 2 muajsh nuk marrin rroga. “Na u premtua likuidimi i tyre disa ditë pasi të mbyllej sezoni, por ndërkohë që ditët kalojnë asgjë nuk kemi marrë. Madje jemi pajisur edhe me karta bankare për
/ 18 Maj, 2013 13:05
Muharrem Baze do të jetë njeriu që do të drejtojë Skraparin sezonin e ardhshëm futbollistik. Baze është një emër i njohur, ish-futbollist i skuadrës në vitet ’70. Në fakt, ndryshimet janë të shumta në kampin e Skraparit, teksa në rolin e sekretarit të klubit do të jetë Genti Çuedari. Ndërkohë, në përbërje të stafit teknik do të jenë dy ish-futbollistë, Genci Lamçe, i cili drejtoi skuadrën gjatë sezonit të kaluar dhe Albert Spahiu, që vazhdimisht ka punuar në drejtim të sistemit zinxhir. Duket se skrapallinjtë i kanë filluar shumë shpejt përgatitjet për sezonin e ri, teksa fillimisht është zyrtarizuar stafi
/ 17 Maj, 2013 11:00
Zbritja në një kategori më poshtë e Ilirisë, veç zhgënjimit të tifozerisë së saj, mund të sjellë edhe probleme të tjera. Kështu, mësohet se rrezikohet shpërbërja e ekipit. Një pjesë e mirë e futbollistëve pritet të largohen, duke prishur kontratën me klubin fushë-krujas. Një pjesë e mirë e lojtarëve pritet të bëjnë dorëzimet këto ditë, për t’u sistemuar në të tjera ekipe. Por, nga klubi “Iliria” asgjë zyrtare nuk thuhet për këtë dhe të ardhmen e ekipit. Kështu, në këto kushte, për edicionin e ardhshëm, drejtuesve të klubit fushë-krujas u duhet ta ndërtojnë skuadrën nga e para. Sh.Hasani
/ 17 Maj, 2013 11:00
Naftëtari, pavarësisht përpjekjeve të shumta, sidomos gjatë fazës së dytë, nuk arriti dot t’i mbijetojë rënies nga kategoria. Kapiteni kuçovar, Ardian Gega, në lidhje me këtë pohoi: “Vuajtëm jo pak pezullimin e stadiumit. Mendoj se dënimi ishte i ekzagjeruar dhe i padrejtë. Me zhvillimin e ndeshjeve në fusha asnjanëse ne e patëm të vështirë, ndonëse nuk mungoi dhe mbështetja e sportdashësve kuçovarë. Meritonim më shumë në këtë kampionat. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, nuk e shmangëm rënien nga e Para. Tashmë duhet të mendojmë për të ardhmen, ku do të synojmë rikthimin. E.Baku
/ 17 Maj, 2013 10:58
Trajneri i Gramozit, Skënder Rustemi, të cilit i ka rënë barra më e madhe për të mbajtur këtë ekip në Kategorinë e Dytë, shpreson se kampionatin tjetër ekipi do të jetë në gjendje më të mirë financiare. Me sa duket, trajneri kolonjar ka filluar apelin e parë në drejtim të gjetjes së sponsorëve, të cilët mund të ndihmojnë këtë ekip që të përballojë kampionatin pa probleme, duke pretenduar për t’u ngjitur më lart. Kjo është një periudhë pushimesh, por trajneri Rustemi shpreson që në fillimin e qershorit, pa caktuar datë, do të fillojë seanca e parë stërvitore. K.Lilo
/ 17 Maj, 2013 10:58
Pas deklarimit të Petrit Sylës për rikthimin e tij në krye të presidencës së futbollit pukjan, ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit të Besëlidhjes, Gjok Noka. Në një bisedë për “Panorama Sport”, Noka ka pohuar se të tillë njerëz që fëlliqin futbollin nuk duhet të lejohen që të drejtojnë një klub. “Më vjen keq, por pafytyrësia e ish-presidentit të Tërbunit, Petrit Syla, më në fund doli nga strofulla ku ishte fshehur. Kohë më parë, ai kishte deklaruar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i presidencës së Tërbunit, çka nënkupton divorcin e përhershëm. Mirëpo, kjo dorëheqje tregoi hapur se ishte veçse
/ 16 Maj, 2013 14:55
Dy ditë më parë përfundoi kampionati i Kategorisë së Tretë dhe në dy grupet respektive, në vendet e para u renditën Orikumi dhe Partizani B, të cilat fitojnë të drejtën për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë. Këto dy ekipe do të diskutojnë kupën në finalen e 20 majit. Të veçantat – Gjatë këtij kampionati u vunë re disa të veçanta. Nga 14 skuadrat e regjistruara për sezonin 2012-2013, dy skuadra u përjashtuan; 10 Shtatori i Kamzës, për mosplotësim të rregullt të dokumentacionit dhe Shkodra, pasi lojtarët e saj dhunuan barbarisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër Partizanit B, Armando Kamberajn.
/ 16 Maj, 2013 14:55
Rënia e Ilirisë në Kategorinë e Dytë, pas një sezoni të dështuar, ka bërë që presidenti i klubit, që është njëkohësisht edhe kryebashkiak i Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, të aplikojë penalitetet e para. Masat për momentin prekin vetëm futbollistët. Presidenti ka bërë të ditur se të paktën tri rrogat e fundit mujore të prapambetura nuk do t’u jepen lojtarëve. Kryebashkiaku pati deklaruar se ato do të likuidoheshin para ndeshjes së fundit me Besëlidhjen. Por, burime pranë futbollistëve thonë se kjo nuk ka ndodhur. Madje, as sot e kësaj dite lojtarët nuk i kanë marrë këto rroga të premtuara mujore dhe gjasat
/ 15 Maj, 2013 13:17
Ecuria e Skraparit gjatë kampionatit që sapo përfundoi ishte negative, pasi ai u pozicionua në fundin e renditjes. Për herë të parë gjatë sezoneve të fundit, ky ekip ka zhvilluar një kampionat zhgënjyes, në të cilin iu largua shumë shpejt pretendimeve për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ecuria jo e mirë do të analizohet me hollësi nga strukturat drejtuese të klubit, ku njëkohësisht do të mendohet edhe për sezonin e ri. Drejtuesit shpresojnë që me përmirësimin e gjendjes financiare, skuadra të pretendojë rikthimin e shpejtë në Kategorinë e Parë. Kujtojmë që Skrapari gjatë këtij sezoni me mbështetjen e vetme të
/ 15 Maj, 2013 13:16
Pavarësisht rezultatit, bardhezinjtë e Naftëtarit kanë bërë një paraqitje të pëlqyeshme në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Butrintit në transfertë. “Kemi zhvilluar një ndeshje të pëlqyeshme, ku pavarësisht rezultatit mendoj se e përballuam mirë skuadrën vendase. Realisht pati momente tensioni, ku shkaktarë ishin vendësit e Butrintit që ndoshta e kishin menduar të lehtë përballjen me ne. Gjithsesi ne tashmë kemi rënë, pasi vuajtëm gabimet e shumta që bëmë gjatë fazës së parë. U përpoqëm gjatë fazës së dytë të rikuperonim diçka, por ishte e pamundur. Tani duhet të mendojmë për kampionatin e ri, dhe unë jam i bindur se