Arkiva per kategorine: Kombetarja A

/ 16 Mars, 2013 13:00

Kabashi: S’luaj për Shqipërinë

Shqipëria humbet talentin e radhës. Dhe nuk bëhet fjalë për një lojtar dosido, por për Elvis Kabashin, me mjaft të ardhme dhe që është pjesë e skuadrës kampione në Itali, Juventusi. Deri dje lojtar i kombëtares U-19, Kabashi mësohet se ka refuzuar përfundimisht dhe në mënyrë zyrtare fanellën kuqezi. Ai ka dërguar në FSHF një letër, përmes së cilës kërkon që të mos e thërrasin më, sepse ka shanse reale që të luajë me përfaqësueset e Italisë. Duke qenë se në momentin kur ka luajtur me kuqezinjtë tanë 19-vjecarë, që drejtohen nga trajneri Foto Strakosha, Elvis Kabashi ka patur edhe

/ 16 Mars, 2013 11:44

Meha gol, fiton derbin kundër Roshit

Alban Meha ka mundur dje Odise Roshin në derbin e shqiptarëve në Bundesligën 2. Mesfushori kosovar ka realizuar golin e parë në fitoren 3-0 të Paderbornit përballë FSV Frankfurtit. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, pasi shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga skuadra e tij. Ndërkaq Roshi është aktivizuar në këtë takim në minutën e 77-të, kur rezultati ishte ende 1-0. Paderborni shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 85 dhe 90. Paderborni renditet në vendin e 9-të me 35 pikë, dy pikë më pak se FSV Frankfurti i vendit

/ 14 Mars, 2013 11:42

Renditja e FIFA-s, Shqipëria +7 vende

Në renditjen mujore të marsit, kombëtarja jonë kuqezi ka rikuperuar 7 vende, duke u renditur e 64-ta me 510 pikë. Një “sukses” i tillë vjen vetëm pak ditë para kualifikueses së rëndësishme me Norvegjinë në Oslo. Një lajm i mirë në aspektin psikologjik, pas rënies së lirë që kishin pësuar kuqezinjtë në renditjen mujore të shkurtit. Nëse u referohesh skuadrave të tjera të grupit E eleminator për Botërorin “Brazil 2014”, ku bën pjesa edhe Shqipëria, Zvicra qëndron më lart se të gjithë. Helvetët nuk kanë lëvizur nga pozicioni i 14-të në renditjen botërore, ndërsa Norvegjia ka humbur dy shkallë. Nordikët

/ 20 Shkurt, 2013 10:53

“Tifozat Kuq e Zi”: Do ta bëjmë Oslon të flasë shqip

Ndeshja e parë kualifikuese për 2013-ën e Kombëtares Shqiptare është ajo e 22 marsit kundër Norvegjisë. Ata që kanë filluar përgatitjet më herët se zakonisht janë tifozët e flaktë të Kombëtares, të njohur si “Tifozat Kuq e Zi”. Në një bisedë për portalin sportiv asport.info, Salih Shala, përfaqësues për Suedi i TKZ-së, ka thënë se në bazë të kërkesave pritet një pjesëmarrje shumë e madhe e shqiptarëve në këtë takim. “Vetëm nga Suedia i kemi prenotuar 4 autobusë, që nënkupton se mbi 300 persona do të udhëtojnë vetëm në mënyrë të organizuar, pa llogaritur ata që udhëtojnë në mënyrë private”,

/ 16 Nëntor, 2012 13:14

Berisha: Doja sfidë me Etonë, i lumtur që e ndala

Shqipëria ka ndryshuar shumë në një vit dhe sot është më e fortë dhe më e ekuilibruar. Ky është përfundimi i trajnerit të Kombëtares, i cili pas ndeshjes miqësore me Kamerunin në Gjenevë i ka bërë një “skaner” vitit 2012, duke thënë se skuadra kuqezi ka ndryshuar për mirë dhe se në të ardhmen do të jetë akoma më solide. Analiza “Jam i bindur se sot Shqipëria është një skuadër më e ekuilibruar. Nëse i referohemi ndeshjes së parë, asaj të luajtur më 29 shkurt në Gjeorgji, ku unë e njihja shumë pak skuadrën, mund të them se sot kemi

/ 10 Nëntor, 2012 11:48

Basha nuk heq dorë nga Shqipëria: Dua fanellën kuqezi…

Migjen Basha nuk heq dorë nga fanella kuqezi, megjithëse tri ditë më parë menaxheri i tij, Serxho Gabarelo, pat deklaruar se mesfushori i Torinos tani po sheh mundësinë që të luajë me Zvicrën. “Unë kam tri pasaporta, – ka thënë Basha për mediat italiane. – Kam pasaportën zvicerane, shqiptare dhe atë kosovare. Kisha edhe pasaportën serbe, por atë e zhduku im atë shumë vite më parë. Qëllimi im është që të mund të luaj me Kombëtaren shqiptare, por më parë duhet të zgjidh problemin që kam me federatën zvicerane, e cila deri tani më ka sjellë pengesa. Gjithsesi, avokatët e

/ 24 Tetor, 2012 14:07

Flet De Biazi: Kombëtarja e Shqipërisë humbet shumë pa lojtarët e Kosovës

Xhani De Biazi paralajmëron Shqipërinë se kur Kosova të anëtarësohet në organizmat ndërkombëtarë, skuad ra do të humbasë shumë cilësi. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në TV Klan, trajneri italian flet për projektet për të ardhmen dhe mangësitë që ka sot Shqipëria. Kemi pësuar një humbje që nuk pritej me Islandën… 100 mijë banorë, që për hir të së vërtetës bënë një ndeshje shumë të bukur në Tiranë. Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë? Le të themi se u bë një ndeshje e mirë, sipas meje, nga pikëpamja teknike. Patëm mundësinë ta fitonim këtë

/ 3 Tetor, 2012 15:17

Renditja e shtatorit e FIFA-s, Shqipëria ruan të njëjtin poizicion

Shqipëria ka ruajtur të njëjtin pozicion në renditjen mujore të FIFA-s, pa lëvizur lart as poshtë. Më saktësisht, kombëtarja kuqezi pozicionohet e 84-ta, me 414 pikë për muajin shtator, ndërsa në gusht numri i pikëve ishte 410, por “përkthehej” me të njëjtin pozicion. Sa u përket skuadrave të grupit tonhë kualifiues për “Botërorin 2014”, Zvicra është më e pozicionuara mirë në këtë renditje të FIFA-s. Helvetët e Shaqirit, Xhakës, Behramit e të tjerë mban vendin e 15-të për shtatorin 2012, me 983 pikë. Ndërkohë, dhjetë skuadrat që e udhëheqin këtë renditje janë si më poshtë: Poz Skuadra Pikë 1 Spain

/ 11 Shtator, 2012 13:22

Babai i Xhakës: Duka mafioz, për para bëhet edhe grek…

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, që do të luhet sonte në stadiumin e Lucernës, në orën 20:30, duket se i ka kaluar caqet e fushës së blertë dhe kornizat e sportivitetit. Të paktën në deklaratat para përballjes mes dy kombëtareve. Shkak për këtë është bërë prania e pesë kosovarëve në radhët e kombëtares helvete, tre prej të cilëve: Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, janë pjesë e formacionit titullar të Otmar Hicfeldit. Qëndrimeve dhe pozicionimeve të sportdashësve shqipfolës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Diasporë etj, ditët e fundit u janë bashkuar edhe dy politikanë: Pandeli Majko në Tiranë, ish-kryeministër i

/ 5 Shtator, 2012 13:10

De Biazi: Qipro s’është Spanja. Cana: Barazimi, zhgënjim!

‘Për mua nuk ka asnjë alibi, do synojmë fitoren. Qipro nuk është Spanja, por gjithsesi duhet respektuar”. Xhani de Biazi tregon se nuk e shqetëson asgjë në prag të ndeshjes së parë eliminatore. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur dje nga Durrësi për sfidën me ishullorët dhe situatën që po kalon skuadra kuqezi. Sipas kreut të pankinës, Qipro është një kundërshtar që do kujdes. Pasi ka vëzhguar dy ndeshjet e fundit të ishullorëve (miqësoret ndaj Serbisë dhe Bullgarisë), trajneri ka nxjerrë konkluzionin se kundërshtari ka një ekip të ngurtë dhe që mund të marrë pikë në “Qemal Stafa”. Gjatë konferencës