Arkiva per kategorine: Kombetarja U-21
/ 21 Mars, 2013 13:14
Të enjten është zhvilluar në Austri takimi i parë miqësor për skuadrën tonë përfaqësuese U-21, që drejtohet nga trajneri Skënder Gega. Përballë kuqezinjve tanë kanë qenë homologët nga Gjeorgjia. Ky ballaflaim është zhvilluar në një nivel mesatar, por gjeorgjanët kanë qenë më të saktë në sulmet e tyre duke shënuar dy herë në portën e kuqezinjve të drejtuar nga Gega. Në këtë turne miqësor marrin pjesë edhe Azerbaxhajni me skuadrën austriake të Graz-it. Ndeshja e radhës për Shqipërinë U-21 do të luhet më 23 mars në “Gak Traininszentrum”, ora 15:00, ndaj Graz-it, ndërsa e fundit më 26 mars, kundër Azerbaxhajnit
/ 28 Shkurt, 2013 12:39
Shqipëria U-21 – Drenica 0-2 GOLAT: Hyseni 39′, F.Barjaktari 58′ SHQIPËRIA U-21: Kaloshi, Dita, Marku, Vogli, Imami, Deliallisi, Dema, Peposhi, Hasa, Guni, Morina. (U aktivizuan: Hysenbelliu, Shkaba, Qëndro, Naçi, Abdurrahmani, Petro, Nela, Xhani, Trashi). Trajner: S.Gega DRENICA: Sadiku, Haklaj, Geci, Rrahmani, Llapashtica, F.Barjaktari, B.Bajraktari, Bolqi, Maxhuni, Cekja, Hyseni. (U aktivizuan: Cuci, Shkërpulla). Trajner: T.Lushtaku Kombëtarja U-21 e ka mbyllur “zborin” treditor me një humbje të pastër, 2-0, në miqësoren që zhvilloi dje në Durrës kundër ekipit kosovar të Drenicës. Ndeshja u luajt në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, teksa kosovarët u treguan më të qartë në lojën e tyre. Të
/ 26 Shkurt, 2013 12:38
Trajneri i Kombëtares së 21-vjeçarëve, Skënder Gega, ka vendosur të zhvillojë një zbor me të gjithë lojtarët kandidatë për të qenë pjesë e përfaqësuese që ai drejton, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar. Në një intervistë për “Panorama Sport” Gega flet mbi pritshmëritë e këtij grumbullimi dhe objektivat në eliminatoret e ardhshme. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky zbor? Ashtu si edhe në grumbullimet e mëparshme, qëllimi është evidentimi i elementëve që i duhen ekipit në perspektivë. Sot (dje) kanë mbërritur të gjithë lojtarët e thërritur, ndërsa shpresojmë shumë që ky zbor të na vlejë për më tej. Qëllimi është
/ 23 Shkurt, 2013 08:30
Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21 ka shpallur listën e futbollistëve, me të cilët do të punojë për tri ditë. Ai dhe stafi i tij kanë zgjedhur që të testojnë disa nga të rinjtë më të spikatur të kampionatit shqiptar gjatë një zbori treditor, që do të zhvillohet nga data 25 deri më 27 shkurt në Durrës. Këto grumbullime pritet t’i shërbejnë Gegës për të kolauduar skuadrën për EURO 2015. Shqipëria është në grup me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Gega – Trajneri i Kombëtares shqiptare të 21- vjeçarëve, Skënder Gega, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur mbi zborin
/ 7 Shkurt, 2013 13:05
SHQIPËRI-MAQEDONI 0-0 GOLA: S’ka SHQIPËRIA: Menka (Çekrezi 46′), Sallaj, Gjokaj, Duraku (Dermaku 64′), Bajraktari(Selmani 46′), Matoshi, Batha, Taipi, Ahmedi (Xhino 46′), Shkurtaj, Paçarada (Thanoj 46′, Rrahmani 81′). Trajner: Skënder Gega MAQEDONIA: Dimitrievski (Siliev 71′), Stefan (Jakupov 77′), Miçevski, Najdovski, Titanovski (Jakupov 77′), Dragarski, Zuta (Tetevski 47′), Xhorxheviç (Tikarski 66′), Simononski (Kristovsk 46′), Stojçevski (Xhotgievski 40′), Aliovski. Trajner: Boban Babuvski KARTONË TË VERDHË: Shkurtaj 32′, Gjoka 52′, Selmani 66′/ Simononski 32′ GJYQTARET: Jovan Klauderoviç/ D.Deviç dhe M.Xhukiç (Mali i Zi) MINUTAT 8′ Taipi tenton nga një goditje dënimi, por gjuajtja e tij potente grushtohet nga portieri mik. 24′ Ashkovski është ai
/ 1 Shkurt, 2013 11:40
Spanja, Austria, Hungaria dhe Bosnjë-Hercegovina. Këto janë kundërshtarët e Shpresave të Shqipërisë në kualifikimet për Evropianin e 2015-ës. Në pamje të parë, një short teorikisht i vështirë, por për trajnerin e U-21, Skënder Gega, duhet parë edhe si një mundësi që lojtarët të tregojnë sesa vlejnë realisht. Duke qenë se përballë do të kenë skuadra kampione dhe me traditë, tekniku nuk stepet aspak, teksa thekson se çfarëdolloj shorti do të kishte qenë apo aq i vështirë për një skuadër si Shqipëria, e renditur në vazon e fundit, mes ekipeve më të dobëta të kontinentit. Sakaq, Gega ka sqaruar me detaje
/ 31 Janar, 2013 11:46
Kombëtarja e 21-vjecarëve të Shqiërisë do të luajë më 6 shkurt, në stadiumin e Lacit, miqësoren e radhës ndaj homologes maqedonase. Një test i radhës përgatitor për kuqezinjtë e drejtuar nga Skënder Gega në prag të kualifikuesve në grupe të Kampionatit Europian për U-21. Të enjten janë mësuar edhe kundërshtarët tanë në këtë fazë, ndër të cilët bën pjesë edhe Spanja. Nga goglat e shortit të hedhur më 31 janar në Nion të Zvicrës nga UEFA, janë përcaktuar 10 grupet e fazës kualifikuese, ndërkohë që Shqipëria bën pjesë në grupin 4, së bashku me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
/ 30 Janar, 2013 12:16
Trajneri i ekipit Shpresa, Skënder Gega, ka shpallur dje listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoren kundër Maqedonisë në Laç më datë 6 shkurt. Nga emrat e grumbulluar bie në sy fakti se nga 20 lojtarë, 19 vijnë nga kampionatet e huaja dhe vetëm një, Idriz Batha, luan te Besa e Kavajës, duke përfaqësuar kështu në njëfarë mënyre Superioren. Ndërkohë janë grumbulluar për herë të parë me U-21 Orestis Menka, Amarildo Çekrezi, Valentin Gjokaj, Armir Rrahmani, Kastriot Dermaku, Leart Paçarada, Klodian Gino, Elvis Kabashi, Erolin Shala, Valon Ahmeti, Gentian Duraku dhe Liridon Selmani. “Të gjithë lojtarët që kam
/ 29 Janar, 2013 13:03
Leart Paçarada dhe Valentin Gjokaj janë dy talentet e radhës që ka rekrutuar trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Skënder Gega, për miqësoren e 6 shkurtit ndaj Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ky i fundit për “Panorama Sport”. Sipas tij, bëhet fjalë për dy mbrojtës që kanë të dhëna mjaft të mira dhe parashikohen se mund të jenë e ardhmja e sigurt e Kombëtares shqiptare. I pari, Laert Paçarada, është i datëlindjes 8 tetor 1994 dhe është rritur në akademinë e Bajer Levekusenit. Luan si mbrojtës i majtë dhe falë talentit që ka treguar, ka rënë në sy edhe të
/ 4 Tetor, 2012 18:04
Andi Thanoj është talenti më i fundit që i bashkohet kombëtares shqiptare të 21 vjecarëve, me trajner Skënder Gegën. Ai është ftuar të jetë pjesë e kuqezinjve të kësaj grup-moshe për miqësoren e 16 tetorit kundër Anglisë C, që do të luhet në Durrës. Futbolisti në fjalë është 19 vjeç, ka lindur në Tiranë dhe është larguar nga Shqipëria që kur ishte 6 vjeç. Pasi e ka ndarë mendjen dhe ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e kombit të tij, Shqipërisë, Andi Thanoj është shprehur i emocionuar: “Jam absolutisht i kënaqur. Trajneri i Shpresave të Shqipërisë më ka parë dy here