Arkiva per kategorine: La Liga
/ 21 Maj, 2013 09:17
Florentino Perez ka dalë dje në konferencë për shtyp dhe ka zyrtarizuar largimin e Zhoze Murinjos në fund të sezonit. “Ishte një vendim i tiji. Unë kërkova që të qëndronte, pasi është një trajner i shkëlqyer. Mirëpo, më dha disa arsye, të cilat i pranova. Zhoze deklaroi se tri vitet te Reali kanë qenë një presion i madh. Më tha se në Angli një ndeshje zgjaste 90 minuta, ndërsa në Spanjë zgjat 7 ditë”, – tha presidenti i Realit. Për kritikat “Nuk keni arsye për ta kritikuar, pasi ai ka bërë një punë mjaft të mirë, duke e ngritur shumë
/ 21 Maj, 2013 09:15
Zhoze Murinjo është etiketuar si një trajner “i zhurmshëm dhe i suksesshëm”. Por, aventura e portugezit në Madrid pati më tepër zhurmë sesa trofe. Ai dështoi të realizonte objektivat e gjigantëve të Realit, ndërkohë që media spanjolle i ka renditur të gjitha polemikat, akuzat dhe problemet që ka pasur, të cilat lënë qartazi në hije kujtimet e suksesshme… Polemika për Pedro Leonin Para ndeshjes kundër Okserrit, Pedro Leon nuk ishte i grumbulluar. Në konferencë shtypi, Murinjo replikoi me një gazetar: “Flet për Pedron sikur të jetë Zidan ose Maradona” Kartoni i kuq ndaj Mursias Në Kupën e Mbretit, Murinjo protestoi
/ 21 Maj, 2013 09:10
Ndeshja mes Levantes dhe Deportivos, e cila përfundoi me rezultatin 0-4, ka kohë që qarkullon si një ndeshje në hetim, pasi ka pasur përfitime të mëdha financiare në kompanitë e basteve. Por, së fundmi, janë zbuluar edhe emrat e lojtarëve që po hetohen për këtë sfidë. Bëhet fjalë për portierin Gustavo Munua, mbrojtësin dhe njëkohësisht kapitenin Serxhio Balesteros dhe mesfushorin Huanlu. Këta cilësohen si personat që kanë ndikuar thelbësisht në humbjen e skuadrës së tyre me rezultatin 0-3 në pjesën e parë, bast për të cilin është raportuar se janë vënë shifra të mëdha parash. Në fakt, dyshohet se “urdhrin”
/ 20 Maj, 2013 09:44
Barcelona ka bërë detyrën në “Kamp Nou” përpara tifozerisë së saj, duke e mundur Valadolidin me rezultatin 2-1. Blaugranat janë në kuotën e 94 pikëve dhe, nëse i fitojnë dy sfidat e mbetura, atëherë do të arrijnë objektivin e fundit sezonal, 100 pikë të grumbulluara. Më pas, në “Kamp Nou” është festuar marrjen e titullit të 22-të në histori, ndërsa lojtarët kanë parakaluar me trofeun para tifozëve. Lojtarët kanë qenë në fushë me fëmijët e tyre, ku është parë edhe Leo Mesi duke mbajtur djalin e tij Tiago, ndërsa mbrëmja është ngjyrosur nga fishekzjarret e shumta. Në stolin e Valadolidit
/ 20 Maj, 2013 09:10
Edhe pse për momentin është ende një thashethem i medias ishullore, në Angli e japin thuajse të sigurt faktin se Radamel Falkao dhe Atletiko e Madridit kanë gjetur dje pasdite akordin me Mançester Sitin. Spanjolli Tsiki Begiristain, drejtori sportiv i klubit anglez, ka qenë në Madrid gjatë gjithë kësaj jave dhe pas suksesit në Kupën e Mbretit ka gjetur momentin e duhur për të bindur drejtuesit e Atletikos që të pranojnë ofertën e Sitit prej 54 milionë sterlinash, diçka e përafërt me 64 milionë eurot. Ndërkohë, edhe futbollisti kolumbian, i cili sivjet numëron 33 gola të shënuar, është i lumtur
/ 19 Maj, 2013 13:30
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do të rikthehet në Nju Jork javën e ardhshme për të qëndruar edhe pesë ditë. Qëllimi i këtij udhëtimi është vazhdimi i kimioterapisë kundër kancerit. Udhëtimi ishte programuar për javën e shkuar, por u shty pas fitores së kampionatit nga Barcelona. Me gjithë problemet e tij, 44-vjeçari është i fokusuar ekskluzivisht te ndeshja e fundit e kampionatit. Në konferencën tradicionale për shtyp, tekniku spanjoll i bëri një analizë të tërthortë sezonit si dhe foli për objektivat e merkatos: “Me fitoren e kampionatit kemi kurorëzuar me sukses objektivin sezonal. Kryesuam nga java e parë deri në
/ 18 Maj, 2013 08:34
Kur të gjithë prisnin një lamtumirë të lumtur mes Zhoze Murinjos dhe Real Madridit, gjithçka ka dalë jashtë parashikimeve. Ashtu sikurse tregoi e gjithë historia e këtij sezoni, trajneri portugez e mbyll me turp karrierën e tij te Reali, teksa Atletiko e Madridit i mohon fitoren e Kupës së Mbretit, duke thyer kështu një tabu 14-vjeçare. Skuadra e Diego Simeones bën historinë, duke përmbysur avantazhin fillestar të Ronaldos dhe pas 120 minutash lojë mund të festojë një sukses në derbi, të cilin e prisnin që nga vitit 1999, kur në krye të “Colchoneros” ishte italiani Klaudio Ranieri. REAL MADRID –
/ 17 Maj, 2013 13:42
Më shumë se një derbi, më shumë se një finale. Reali dhe Atletiko e Madridit do zhvillojnë një përballje për “jetë a vdekje” në “Santiago Bernabeu”. Të dyja duan ta mbyllin sezonin me trofe dhe ky është shansi i vetëm, ndërkohë që janë skuadra të të njëjtit qytet, me një rivalitet historik. Zhoze Murinjo do largohet në fund të këtij edicioni dhe triumfi në Kupën e Mbretit do ishte një “lamtumirë” e kënaqshme, ndërkohë që Diego Simeone ka shansin që të thyejë “mjeshtrin” portugez, mbase në mundësinë e fundit që i jepet për ta pasur kundërshtar në një finale. Radamel
/ 17 Maj, 2013 13:41
Sheikët e PSG-së janë të vendosur për të marrë Kristiano Ronaldon dhe kanë gati një ofertë rekord në historinë e futbollit. Bëhet fjalë për një shifër prej plot 100 milionë eurosh për kartonin e yllit portugez të Realit, e cila do vinte jo pak në dilemë Florentino Perezin. Nga ana tjetër, për të bindur futbollistin do ofrojnë 18 milionë euro në sezon. Gjatë bisedës mes pronarit të klubit francez dhe kreut të madrilenëve, ai i kishte shprehur se është gati të lërë të lirë Karlo Ançelotin, vetëm nëse Perez i jep të drejtën për të nisur bisedimet me Ronaldon. Edhe
/ 17 Maj, 2013 13:40
Radamel Falkao nuk bie pre e provokimeve të kundërshtarit, kur kanë deklaruar se nuk e diskutojnë triumfin në Kupën e Mbretit. “Reali i Madridit është një nga skuadrat më të forta në botë dhe nuk ka sens që të mendojmë se do e kemi të lehtë. Madje, ata e nisin si favoritë. Çdo finale është një ndeshje e mbushur me emocione dhe tension. Është e rëndësishme që të ruajmë qetësinë dhe të bëjmë atë që kemi programuar në fushën e lojës”, u shpreh sulmuesi kolumbian. “Nuk i trembemi Realit. Ne kemi eksperiencë të madhe në ndeshje të këtij niveli dhe