Arkiva per kategorine: Lajmi Kryesor
/ 21 Maj, 2013 09:30
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi. I ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Dribbling”, në televizionin “Vizion Plus”, numri një i institucionit të futbollit foli edhe për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Norvegjisë. “Qëndrimi im në marrëdhëniet me trajnerin De Biazi ka qenë konstant. Unë personalisht dua ta vazhdoj bashkëpunimin, por nuk mund të flas me siguri, pasi duhet të ulem të bisedoj më konkretisht me trajnerin për anën financiare dhe detajet e tjera. Për sa e njoh unë trajnerin, mund të them se nuk është një person
/ 20 Maj, 2013 11:48
Alban Bushi karikon Shqipërinë në prag të ndeshjes me Norvegjinë. Menaxheri i përfaqësueses kuqezi e vlerëson maksimalisht takimin e 7 qershorit, por bën thirrje për qetësi dhe për kthjelltësi. “Nuk kemi çfarë të humbim. Presioni është sërish mbi norvegjezët. Por ne kemi për detyrë të mos entuziazmohemi si tifozë, ndryshe nuk ia dalim dot”, – thotë ish-goleadori i Kombëtares për “Panorama Sport”. Më pas ai komenton edhe ish-trajnerët dhe lojtarët e Shqipërisë. “Demollarit duhet t’i bëjnë një monument, ndërsa Hafizin do ta riktheja trajner…” Ndeshja kundër Norvegjisë ka një pritshmëri të lartë nga opinioni publik. A do të ketë edhe
/ 19 Maj, 2013 11:47
Ka përfunduar me fund pozitiv “telenovela” për Ergys Kaçen. Mesfushori 19-vjeçar i PAOK-ut ka vendosur të luajë për Shqipërinë, pas një dileme të gjatë dhe “presioni” nga ana e klubit e menaxherit për të zgjedhur Kombëtaren e Greqisë. Lojtari ka pasur disa takime me drejtues e përfaqësues të Shqipërisë, por fillimisht nuk i ka pranuar ofertat e para për t’u grumbulluar. Gjithsesi, në fund ai është dorëzuar para dëshirës për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi, duke pranuar ftesën e fundit për të qenë pjesë e Kombëtares për ndeshjen me Norvegjinë. Burime pranë FSHF-së pranojnë se lojtari është i grumbulluar dhe se
/ 17 Maj, 2013 19:54
Laçi futet në histori, teksa fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë pas një ndeshjeje dramatike, të luajtur dje në “Qemal Stafa”. Bardhezinjtë e Stavri Nicës kanë mposhtur minimalisht Bylisin 1-0, në një finale që i ka pasur të gjitha. Tensioni ka pushtuar takimin nga fillimi dhe deri në fund. 90 minutat e kohës së rregullt nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë fituesin, por është dashur koha shtesë. Atëherë kur pritej se gjithçka do të shkonte drejt penalltive, Emiljano Çela kaloi në delir mijëra tifozë laçianë në minutën e 119-të. Mbrojtësi i majtë shënoi një gol, të cilin do
/ 17 Maj, 2013 11:42
Sonte në orën 20:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në prani të një numri rekord spektatorësh, që kanë ditë të tëra organizim për këtë ndeshje, do të luhet finalja e Kupës së 61-të të Shqipërisë. Në “mejdan” janë dy skuadra rrethesh, që nuk e kanë shijuar kurrë më parë një “stacion” të tillë në kompeticionet kombëtare, qoftë kampionat apo kupë. Bylisi dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin për të rrëmbyer trofeun, që veç arritjeve historike dhe monetare, do të vlente edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Kujtojmë se klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të përfitojë 200 milionë lekë. Në këto
/ 16 Maj, 2013 13:26
Megjithëse pushimet sapo kanë filluar dhe duhet edhe një muaj që ekipi të rikthehet sërish në stërvitje, trajneri Josa ka filluar të mendojë që tani për ndeshjet e Europës dhe për kampionatin e ardhshëm. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, trajneri tregon takimet me presidentin dhe bisedat për të riorganizuar ekipin për ndeshjen e Europës. Ndërkaq, vetë numri një i pankinës korçare i hap rrugën një qëndrimi të mundshëm të Ademir Sozës, duke e quajtur një lojtar kyç për manovrat e tij. Profesor, kanë nisur pushimet, por a po mendoni për ndeshjet e Ligës së Kampioneve që tani? Sigurisht që
/ 13 Maj, 2013 12:02
Festë, ritëm, gola, ndërprerje të ndeshjes, përplasje mes tifozëve dhe në fund të gjithë tifozët që ishin në stadium zbarkojnë në fushë. Sfida e fundit e kampionatit të Kategorisë së Parë, Lushnja- Partizani, i ka të gjitha. Dilemat ishin zgjidhur prej disa javësh, ndërsa të dyja skuadrat e kishin siguruar ngjitjen në Superiore, por në Lushnjë kishin më shumë arsye për të festuar. Ngritën kupën e titullit kampion, inauguruan fushën e re dhe sulmuesi i tyre kryesor, Mikel Canka, fitoi “Këpucën e Artë”. Ai ka shënuar 20 gola gjatë tërë javëve të kmpionatit, i ndjekur nga Mateo Metaj i Mamurrasit,
/ 11 Maj, 2013 16:59
Vërshëllima e gjyqtarit Enea Jorgji sinjalizoi fundin e takimit mes Skënderbeut dhe Kukësit, si dhe krejt sezonit, duke i dhënë kështu rrugë festës së korçarëve si kampionë zyrtarë të Shqipërisë. Për të tretën herë radhazi e përjetojnë këtë ndjesi bardhekuqtë. Dukej si një “déjà vu” momenti kur po jepeshin medaljet e arta, duke qenë se një pjesë e tyre e kanë provuar edhe më parë këtë ndjesi. Por gëzimi mbetet unikal. Ai i ka përfshirë të gjithë, që nga Shehi, i cili e mori medaljen i pari, deri te kapiteni Shkëmbi, që ngriti dhe trofeun. “E fituam!”, ishin këto fjalët
/ 11 Maj, 2013 12:08
Flamurtari ka zyrtarizuar dje goditjen e parë në merkaton e verës. Ashtu siç pritej, mbrojtësi Dritan Smajli është bërë pjesë e kuqezinjve pasi ka rënë dakord për të firmosur një kontratë dyvjeçare. Pritet që lezhjani të marrë në total 130 milionë lekë në dy sezonet që do të luajë me kuqezinjtë. Mbrojtësi i Vllaznisë është takuar mesditën e djeshme me presidentin Shpëtim Gjika në një nga lokalet e Ujit të Ftohtë. Për 60 minuta palët kanë diskutuar për marrëveshjen, ndërkohë që pak muaj më parë në parim e kishin arritur një akord. Në një bisedë për “Panorama Sport”, pas takimit
/ 10 Maj, 2013 13:30
Shqipëria ka thyer një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur në vendin e 43-të. Në klasifikimin mujor të muajit maj, kuqezinjtë kanë ngjitur edhe pesë shkallë të tjera, duke lënë pas skuadra të njohura dhe me shumë traditë, si Paraguai, Turqia, Bullgaria, Uellsi, Polonia, Kameruni etj. Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka mbetur i befasuar nga rekordi i ri brenda një muaji dhe ka pohuar se kjo ka qenë një surprizë e bukur për të. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri italian i kuqezinjve ka lëshuar sinjale të reja për sa i përket dëshirës për