Arkiva per kategorine: Legjionaret
/ 21 Maj, 2013 08:06
Xhiani De Biazi, trajneri aktual i Kombëtares Shqiptare dhe ish-trajner në Seria A, e njeh mirë futbollin italian, ndërsa fjalët e tij lavdëruese për mikrofonat e “lalaziosiamonoi.it” janë të gjitha për teknikun e bardhekaltërve: “Unë mendoj se Petkovic i ka habitur të gjithë. Ai ka dëshmuar se është një trajner i mirë futbolli, mjaft i zgjuar nga pikëpamja taktike, një person që e di se si të marrë më të mirën nga lojtarët e tij.” De Biazi është shprehur me nota vlerësuese edhe për Lorik Canën, i cili është bërë një lojtar thelbësor për Lacion: “Unë mendoj se Petkovic i
/ 21 Maj, 2013 08:03
Andi Lila pritet si hero në qytetin e Janinës. Pas golit që shënoi kundër PAOK-t, që i dha fitoren 1-0 skuadrës së tij, mbrojtësi shqiptar është kthyer në idhull për tifozët. Dje, mediat greke raportonin se në orët e vona të mbrëmjes së të dielës (01:30), kur ekipi u kthye në qytet pas udhëtimit nga Selaniku, rreth 200 tifozë kanë pritur autobusin, duke festuar si të çmendur. “Grupit të ultrasve të PAS Janinës, që shoqëroi ekipin në Selanik, iu bashkuan në qytet edhe 200 tifozë. Ovacione për fitoren e madhe ndaj PAOK-ut, fishekzjarrë pa fund dhe këngët për ekipin, e
/ 21 Maj, 2013 08:02
Samir Ujkani është një prej futbollistëve që janë pjesë e formacionit më të keq të sezonit 2012-2013 në Serinë A. Në analizën që kanë bërë mediat italiane, portieri i Kombëtares shqiptare, që aktualisht është pjesë e Kievos, shikohet si “gardiani” që ka bërë paraqitjen më të dobët. “Në 19 javë, Ujkani pësoi 30 gola te Palermo. Më pas kaloi te Kievo, teksa pritej që gjërat të shkonin mirë për portierin, por çuditërisht ai mbeti në rolin e një zëvendësuesi”,- shkruante dje portali “calcioweb.eu”. Ky ka qenë një nga sezonet më të errëta për kosovarin, i cili humbi edhe vendin e
/ 18 Maj, 2013 11:08
Mesfushori shqiptar, Odise Roshi, ka firmosur kontratë dyvjeçare me skuadrën e Bundesligës 2 të Gjermanisë, FSV Frankfurt, bënte të ditur faqja zyrtare e klubit të premten. 21-vjeçari ishte i huazuar te Frankfurti këtë edicion nga Këlni, por tani është transferuar tërësisht. Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur. Roshi ka luajtur 29 ndeshje në këtë edicion të Bundesligës 2 dhe ka shënuar dy gola. “Odise Roshi ka një potencial të madh, që duam ta zhvillojmë së bashku në dy vitet e ardhshme. Jemi të lumtur që ai ka vendosur të luajë për FSV Frankfurtin”, – ka thënë drejtori sportiv
/ 17 Maj, 2013 18:28
Odise Roshi nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit të Këlnit patën deklaruar pak ditë më parë se do të rikthenin disa nga xhevahiret e tyre që i kanë dhënë në huazim në klube të tjerë, ndër ta edhe Roshi. Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm orët e fundit, pasi trajneri i FSV Frankfurtit, Beno Mohalman, ka deklaruar se Roshi duhet të qëndrojë edhe një vit tjetër në skuadër. Këtë verë disa nga mesfushorët tanë më me përvojë mund të largohen, por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në lëvizjet që do
/ 16 Maj, 2013 18:29
Migjen Basha kërkohet me këmbëngulje nga klubi i Atalantës për sezonin e ardhshëm. Bergamaskët kanë gjysmën e kartonit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, por tanimë kalimi varet nga ai dhe klubi torinez. Mediat italianë bëjnë të ditur se në listën e dëshirave të trajnerit Stefano Kolantuono është edhe mesfushori 27- vjeçar. Së fundmi ka pasur edhe kontakte mes dy klubeve, por drejtuesit e Torinos kanë bërë me dije se nuk kanë ndërmend ta lëshojnë futbollistin. Kartoni - Atalanta bleu kartonin e Migjen Bashës nga Frozinone në verën e vitit 2010. Pas një sezoni me bluzinjtë, ku luajti 23 ndeshje në
/ 16 Maj, 2013 18:10
Duket gati e pabesueshme, por është histori e vërtetë. Dhe ka ndodhur jo më larg se e hëna pasdite. Një 30-vjeçar në Suedi, emri i të cilit për etikë nuk publikohet nga mediat e këtij vendi (aftonbladet.se) ka fituar 1.7 milionë krona suedeze, ose thënë ndryshe 206 mijë euro (1 kronë suedeze = 0.12 euro) falë golit të shënuar nga mbrojtësi shqiptar (së shpejti do veshë edhe fanellën e Kombëtare shqiptare, pasi kanë nisur proceduarat për pajisje me pasaportë dhe mund të grumbullohet që në ndeshjen e 7 qershorit), Ilir Berisha, në takimin Orebro-Degerfors 2-0. “Kur Berisha shënoi golin e
/ 16 Maj, 2013 18:02
Pas Janina ka fituar dje 2-1 ndaj Asteras Tripolis ndeshjen e parë në grup për një vend në Champions, duke bërë kështu një hap përpara drejt kualifikimit. Në këtë takim luajti si titullar edhe Andi Lila, ndërsa Emiljano Vila u hodh në fushën e lojës nga trajneri në minutën e 71-të për të zëvendësuar Fotis Georgiou. Për Janinën shënoi Stavros Tsoukalas në minutën e 8-të dhe Brana Iliç në minutën e 67-të, ndërsa për Asteras Tripolis barazoi përkohësisht në minutën e 14-të Kalifa Sankaré. Lila, si gjithnjë, ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, duke u bërë gati
/ 13 Maj, 2013 19:09
Një lajm i keq për De Biazin dhe kombëtaren kuqezi para ndeshjes tepër të rëndësishme kualifikuse në grup me Norvegjinë, e cila do të luhet më 7 qershor në Tiranë. “Snajperi” i goditjeve të dënimit, Alban Meha, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë kombëtaren për këtë eliminatore përcaktuese, sepse është dëmtuar. Fillimisht u mendua për dicka të vogël, por ekzaminimet e kryera ditën e hënë kanë dëshmuar se situata është shqetësuese dhe kërkon patjetër ndërhyrjen kirurgjikale. Futbollisti i Paderbornit ka një dëmtim serioz në meniskun e gjurit të majtë, ndaj brenda javës do t’i nënshtrohet ndërhyerjes kirurgjikale. Ky
/ 13 Maj, 2013 11:28
Teksa është vendosur titulli dhe dy skuadrat që kualifikohen drejtpërdrejt në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, dje është vulosur edhe zona e nxehtë e tabelës, me Peskarën, Sienën dhe Palermon që do e nisin sezonin e ardhshëm në Serinë B. Nëse Peskara e kishte vulosur që dy javë më parë rënien e saj, dje ka marrë verdiktin final edhe Siena e Erjon Bogdanit. Ndonëse sulmuesi shqiptar nuk luajti në transfertën kundër Napolit, sfidë e humbur me përmbysje në shifrat 2-1 (shënonte Grilo në pjesën e parë për Sienën, kurse në të dytën Kavani në 73′ dhe Hamshik në