Arkiva per kategorine: Liga e Europes

/ 17 Maj, 2013 13:40

Falkao: S’i trembemi Realit, kemi shumë eksperiencë

Radamel Falkao nuk bie pre e provokimeve të kundërshtarit, kur kanë deklaruar se nuk e diskutojnë triumfin në Kupën e Mbretit. “Reali i Madridit është një nga skuadrat më të forta në botë dhe nuk ka sens që të mendojmë se do e kemi të lehtë. Madje, ata e nisin si favoritë. Çdo finale është një ndeshje e mbushur me emocione dhe tension. Është e rëndësishme që të ruajmë qetësinë dhe të bëjmë atë që kemi programuar në fushën e lojës”, u shpreh sulmuesi kolumbian. “Nuk i trembemi Realit. Ne kemi eksperiencë të madhe në ndeshje të këtij niveli dhe

/ 15 Maj, 2013 16:46

Hesus bën presion: Çelsi nuk të tremb!

Benfika pësoi një humbje shokuese në kampionat fundjavën e kaluar, duke u mundur 2-1 nga Porto dhe humbur kreun e renditjes pak para fundit. Por, trajneri Horge Hesus dëshiron që ta kthejnë në forcë atë zhgënjim. “Ishte vërtetë një humbje që na shokoi psikologjikisht, por ne kemi një finale që na pret dhe duhet ta fitojmë. Ajo disfatë duhet të na karikojë më tepër”, – u shpreh tekniku i portugezëve. “Është normale që Çelsi të jetë favorit, pasi sezonin e kaluar fituan Championsin. Gjithsesi, nuk mendoj se janë një klub që të tremb, të paktën neve. Në vitet 1960-’70 Benfika

/ 15 Maj, 2013 16:28

Çelsi-Benfika, shifra dhe kuriozitete për finalen

Finalja e sotme është e nënta për Benfikën në një kompeticion të rëndësishëm europian. - Gjigantët portugezë i kanë humbur 6 finalet e fundit në Europë që pas fitores së Kupës së Europës në vitin 1962. - Sulmuesi i Benfikës, Oskar Kardozo, ka shënuar në gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luzitanëve përballë ekipeve angleze. Sipas kompanisë së basteve “Paddy Power”, ai është favorit për të shënuar edhe golin e parë në finalen e sotme. - Benfika vjen në këtë finale me statusin e skuadrës me më shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Ata kanë luajtur dyfishin e ndeshjeve të

/ 15 Maj, 2013 15:47

David Luiz: Benfikën e kam në zemër, por e mund

Mbrojtësi brazilian David Luiz ka luajtur për 4 sezone me Benfikën, para se të transferohej te Çelsi. “Të gjithë e dinë që unë Benfikën e kam në zemër. Është një klub që kam kaluar momente të paharrueshme. Gjithsesi, në finale do jap maksimumin për Çelsin, pasi jam një profesionist. Do arrij një fitore të dhimbshme”, – u shpreh braziliani. “Kam shumë miq te portugezët dhe jam i lumtur që do i takoj në finale. Kjo tregon se ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Por, do e fitoj unë Ligën e Europës”, – tha 26-vjeçari

/ 15 Maj, 2013 13:31

Çelsi betohet: Do e ngremë ne trofeun e Ligës së Europës

Çelsi ka shansin të fitojë trofeun e dytë europian radhazi, pas triumfit në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar. Ndërkohë, Rafa Benitez mund të largohet deri diku me lavdi, duke qenë se aventura e tij me blutë e Londrës përfundon në fund të këtij edicioni. Shumë arsye që i motivojnë anglezët më tepër në finalen kundër Benfikës. Rafa Benitez “Unë kam shkuar disa herë në finalen e kompeticioneve të rëndësishme gjatë karrierës sime. Ka pasur raste që kam fituar, por edhe disa të tjera që kam përjetuar zhgënjimin e humbjes. Benfika është një kundërshtar i fortë, me futbollistë cilësorë dhe

/ 3 Maj, 2013 08:19

Çelsi-Benfika, finalja e Ligës së Europës

Benfika dhe Çelsi është finalja e vogël e kontinentit. Portugezët e drejtuar nga Horge Hezus kanë përmbysur në shtëpi humbjen 0-1 të Turqisë dhe falë suksesit 3-1 në mbrëmjen e djeshme meritojnë një vend në finalen e Amsterdamit, më 15 maj. Ndërkohë, edhe Çelsi i Rafael Benitezit vuan disi në pjesën e parë, të cilën e mbyll me disavantazhin 1-0, por në të dytën skuadra e tij përmbys gjithçka dhe fiton takimin në të njëjtat shifra me Benfikën. Ndërkohë, Fenerbahçe dhe Bazeli kthehen në shtëpi me nder, më shumë sesa Barcelona dhe Reali i Madridit në Champions, duke qenë se

/ 2 Maj, 2013 16:45

Hezus: Benfika ime do të shkojë në finale

Benfika do të presë sot turqit e Fenerbahçes në takimin e dytë gjysmëfinal të Ligës së Europës, ndërsa është në disavantazhin e një goli. Por, trajneri i portugezëve, Horge Hezus, gjatë konferencës së zakonshme për shtyp, shprehet i bindur se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë: “Do përpiqemi t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni. Objektivi ynë kryesor është të përmbysim rezultatin 1-0. Ne jemi një skuadër e cila ka njëfarë eksperiencë në të tilla duele, prandaj personalisht jam i qetë. Nuk kam ndërmend të ndryshoj asgjë për sa i përket formacionit bazë. Djemtë janë

/ 26 Prill, 2013 12:33

Fenerbahçe fiton raundin e parë dhe feston mes lotëve

Në një stadium që ofron një atmosferë mbytëse si rrjedhojë e tifozerisë së zjarrtë turke, Fenerbahçe arrin të fitojë raundin e parë gjysmëfinal, përballë favoritëve portugezë të Benfikës, në një ndeshje me dhjetëra emocione. Në stadiumin “Sukru Sarakoglu”, përballë 50 mijë tifozëve, të zotët e shtëpisë konfirmojnë se janë realisht pretendentë për suksesin e këtij turneu dhe në fushën e lojës nuk mundin vetëm kundërshtarin iberikas, por edhe fatin e keq, duke qenë se godasin 4 shtylla dhe humbasin një penallti, përpara se të fitonin 1- 0, rezultat që e lë shumë të hapur përballjen e kthimit në Portugali. Ndeshja

/ 26 Prill, 2013 12:29

Çelsi në “frymën” e fundit, mund Bazelin

Rafa Benitez sheh një largim pa shumë zhgënjim nga Çelsi. Trajneri spanjoll nuk dëshiron të ikë duarbosh nga blutë e Londrës dhe Liga e Europës është trofeu i vetëm që i ka mbetur. Në fakt, anglezët janë vetëm një hap larg finales së “kupës së vogël”, pasi fituan gjysmëfinalen e parë 2-1 kundër Bazelit, pikërisht në fushën e këtyre të fundit. Ka qenë një “predhë” e David Luizit që i dhuroi triumfin skuadrës së tij në sekondat e fundit të lojës. Torres merr frymë lirshëm kur Çelsi luan në Europë, pasi e ka të garantuar vendin në formacion. Sulmuesi spanjoll

/ 25 Prill, 2013 17:00

Ajkut Koxhaman: I njoh pikat e dobëta të Benfikës

Ditën e enjte, në stadiumin “Sukro Saroçoglu” të Stambollit do të përballen me njëra-tjetrën dy shkolla të ndryshme futbolli. Turqit e Fenerbahçes do të presin portugezët e Benfikës në fushën e tyre, takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Në prag të kësaj supersfide, trajneri i Fenerbahçes, Ajkut Koxhaman, ka bërë të ditur se e ka gjetur pikën e dobët të formacionit luzitan: “Të gjithë yjet që kemi në skuadër janë mirë fizikisht. Kajt dhe Meireles janë stërvitur siç duhet gjatë këtyre ditëve, si rrjedhojë do të jenë rregullisht në fushë. Benfika është një skuadër e fortë, me