Arkiva per kategorine: Luftëtari

/ 11 Maj, 2013 12:16

Bellai, shansi i fundit për fitoren e parë

Arjan Bellai kërkon fitoren e parë në krye të Luftëtarit. Ndeshja e sotme ndaj Shkumbinit do të jetë shansi i fundit, duke qenë se edhe kampionati mbyllet. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” ai thotë: “Ndaj Shkumbinit do t’u besoj të rinjve. Pres shumë nga ata, pasi është një shans i artë që ata të shpalosin vlerat që mbartin. Vetëm kështu mund të na bindin dhe në të ardhmen të jenë pjesë e skuadrës sonë. Pavarësisht se Luftëtari i ka mbyllur llogaritë me Superligën, sot lojtarët e mi do dinë të rikthehen te fitorja e munguar. Sa i

/ 10 Maj, 2013 13:33

Rikthehet kapiteni Nora: E mbyll me gol

Te Luftëtari, ndonëse sfida e fundit ndaj Shkumbinit do të jetë thjesht një 90-minutësh statistikor, ajo ka marrë vlerësimin maksimal. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe vetë kapiteni i kësaj skuadre, Arlind Nora, i cili e ka lënë pas dëmtimin e pësuar një muaj më parë në stërvitje. Sipas tij, ndaj peqinasve do të hyjnë në fushën e lojës me qëllim e vetëm për të marrë fitoren e parë nën drejtimin e Bellait. “Personalisht e vuaj shumë situatën që Luftëtari është duke kaluar prej disa javësh. Situatë, të cilën e ka vuajtur edhe Shkumbini, kundërshtari ynë,

/ 9 Maj, 2013 13:34

Stoja: Fitojmë për trajnerin dhe tifozët kundër peqinasve

Luftëtari është i dënuar me fitore kundër Shkumbinit. Java e fundit e këtij sezoni, ndonëse nuk ka më vlera sa u përket objektivave, shihet si një obligim moral për bluzinjtë. I kësaj linje është edhe mesfushori Nertil Stoja, i cili në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” premton pikët e plota kundër peqinasve. Mesfushori, i cili u ka munguar gjirokastritëve në përballjen e fundit ndaj Skënderbeut për arsye shëndetësore, këtë herë do të jetë në fushë. “Jemi pa objektiva, pasi tashmë e kemi prerë biletën për të rënë nga kategoria. Mirëpo, në këtë javë të fundit duhet të fitojmë

/ 9 Maj, 2013 13:05

Luftëtari-Laçi hetohet për trukim

12 PRILL, 2013 LUFTËTARI-LAÇI 0-3 SHËNUES: Vucaj 48′, 82′ (p), Zefi 88′ LUFTËTARI: Thano, Nino, Sinani, Brahimi, Zholi, Lluka (Biraçi 65′), Tiodoroviç (Batha 80′), Mersini, Nikoliç (Shurdhi 42′), Stoja, Fonseka. Trajner: Arian Bellai LAÇI: Bakaj, Doku, Milenkoviç, Buljan, Ndreka (Shazivari 46′), Danaj, Çela (Zefi 46′), Sefgjinaj, Bilibashi, Vuçaj, Nimani (Haliti 70′). Trajner: Stavri Nica KARTONË TË VERDHË: Nikoliç 40′, Stoja 57′, Brahimi 60′, Biraçi 65′, Thano 82′/ Bilibashi 51′ GJYQTARË: Ardian Beqiri/ D.Rexha dhe B.Mesi DELEGAT: Arsen Hoxha VËZHGUES: Pajtim Aliko Zyrtare: ndeshja e 12 prillit mes Luftëtarit dhe Laçit, luajtur në Gjirokastër dhe fituar me rezultatin 3-0 nga kurbinasit,

/ 7 Maj, 2013 13:03

Të rinjtë nuk mjaftojnë, Bellai: Duhet merkato për rikthimin

Për trajnerin Arjan Bellai, Luftëtari i sezonit të ardhshëm do të konfigurohet në mënyrë të tillë që të luftojë denjësisht për t’u rikthyer sërish në Superiore. Për teknikun gjirokastrit, një Luftëtar i suksesshëm mund dhe duhet të ndërtohet si i tillë, duke pasur në fokus të punës trajnuese elementin vendës, pa harruar edhe projektet dhe planet afatgjata. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Bellai shprehet: “Me përfundimin e fazës së dytë nuk do të humbim kohë, por do vijojmë përgatitjet për konstatimin e potencialeve të lojtarëve të rinj, të cilët sezonin e ri do të jenë dhe boshti i Luftëtarit

/ 6 Maj, 2013 13:02

Gjirokastritët u thurin elozhe të rinjve

Zv.trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, ashtu si trajneri Arjan Bellai e vlerëson paraqitjen e lojtarëve të rinj në ndeshjen ndaj Skënderbeut, të cilën gjirokastritët e humbën në shifrat 1-0. “Ishim të vetëdijshëm se përballë Skënderbeut nuk kishim asnjë mundësi për t’u rikthyer te fitorja. Dallimet mes ekipeve pa dyshim ishin të dukshme, por paraqitja e futbollistëve të rinj përpos rezultatit të arritur na inkurajon si staf teknik që të mendojmë seriozisht për sezonin e ri futbollistik, ku do të përfaqësohemi në Kategorinë e Parë”, – u shpreh Novi, i cili në ndeshjen me kampionët ka veçuar edhe formën e portierit

/ 4 Maj, 2013 12:47

Trajneri Bellai: Në Korçë, një “baby Luftëtar”

Një “baby Luftëtar” do të mundohet t’ua bëjë të vështirë sot kampionëve në Korçë. Trajneri Arian Bellai, i destinuar për të hedhur në fushë të rinjtë e talentuar, do të guxojë edhe këtë herë që të marrë prej tyre më të mirën. “Në Korçë do të shkojmë për të respektuar denjësisht sfidën e fundit në transfertë për këtë kampionat. Ballafaqimi mes Skënderbeut dhe ekipit tonë ka vetëm vlera statistikore. Përballë një ekipi kampion, Luftëtari im me elementin e ri do të jetë për tifozët korçarë një ekip dinjtoz, ai që unë realisht pres. Do të luajmë jashtë çdo trysnie të

/ 3 Maj, 2013 12:42

Luka Tiodoroviç: Mund të kthehem sërish te Luftëtari

Mesfushori malazez, Luka Tiodoroviç, ishte një nga lojtarët që u largua para përfundimit të sezonit nga Luftëtari. 27-vjeçari u aktivizua në 11 takime me skuadrën gjirokastrite dhe la përshtypje të mira. Në një bisedë për “Panorama Sport” ai pranon se mund të rikthehet sërish në Gjirokastër, ndërkohë që edhe klubi bluzi duket se e ka në plane, pavarësisht “divorcit” të pak ditëve më parë. “Së pari, më vjen keq që nuk realizuam dot qëllimin për të shpëtuar Luftëtarin. Nuk dua të futem në detaje, por dua të falënderoj presidencën dhe tifozët, gjithashtu edhe trajnerët e mi. Jemi ndarë si miq

/ 2 Maj, 2013 12:52

Luftëtari, largohen 5 titullarë. Bellai do ekip vendësish

Nisin largimet e para nga Luftëtari. Dy javë para mbylljes së kampionatit, disa prej titullarëve kanë ikur zyrtarisht nga skuadra. Ashtu sikundër e konfirmoi një ditë më parë për “Panorama Sport” vetë trajneri Arjan Bellai, disa prej jabanxhinjve kanë prishur kontratat e tyre me klubin. Ervis Çaço, Jetmir Nino, Kate Fonseka, Milan Nikoliç dhe Luka Tiodoroviç janë futbollistët të cilët kanë shpallur largimin e parakohshëm nga Gjirokastra. Në një kohë që beratasi Çaço dhe tiranasi Nino konfirmojnë për “Panorama Sport” prishjen e kontratës në mënyrë të parakohshme me drejtuesit e klubit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për tre

/ 1 Maj, 2013 13:18

Bellai, i zhgënjyer nga titullarët: Disa do largohen

Te Luftëtari situata aktuale nuk është më e mira e pritshme si për futbollistët, ashtu dhe për sportdashësit vendës. E ndërsa bluzinjtë i kanë “larë” duart javë më parë nga objektivi i fillimsezonit, për Bellain ka ardhur koha për të menduar për Luftëtarin e së ardhmes. Në një bisedë për “Panorama Sport”, numri një i kësaj pankine, Arjan Bellai, ka treguar lidhur me riformatimin e skuadrës për sezonin e ri. “Një grup futbollistësh me përvojë të afruar te Luftëtari me shumë bujë nuk e kanë justifikuar besimin e dhënë. Kurrsesi këta futbollistë nuk mund të jenë sezonin e ardhshëm organikë