Arkiva per kategorine: Motosport
/ 20 Maj, 2013 08:18
Ka ndodhur gjithçka në pistën e Lë Mansh-it, ku dje u zhvillua një nga garat me spektakolare të MotoGP-së. Pas një gare “të çmendur” mes shiut, piloti spanjoll Dani Pedroza me Honda ka fituar Çmimin e Madh të Francës, duke marrë njëkohësisht edhe kreun e klasifikimit të Botërorit për pilotë. Spanjolli ka dominuar në këtë garë duke prerë finishin i vetëm, i shkëputur nga Kal Kraçlou, që mori vendin e dytë pas një paraqitje që mund të cilësohet heroike, pasi ai ka arritur të garojë me një frakturë në shpatull të marrë një ditë më parë, duke ia dalë me
/ 6 Maj, 2013 08:36
Dani Pedroza fiton Çmimin e Madh të Spanjës në MotoGP, përpara Mark Markez dhe Horge Lorencos. Spanjolli i Hondës mbërriti i pari në finishin e cirkuitit të Jerezit pas një gare ku e mori kryesimin nga xhiroja e pestë. Edhe pse e nisi i pari nga “pole position”-i, Horge Lorencon e kanë tradhtuar gomat. Ai është detyruar t’i hapë rrugën bashkëkombësit me Honda. Valentino Rosi ndërkaq ka sfiduar Kal Kraçloun dhe në fund e ka mbyllur garën në vend të 4-t. Në fakt, beteja e vërtetë ka qenë për vendin e dytë dhe të tretë mes Lorencos, kampion bote në
/ 4 Maj, 2013 10:35
Horge Lorenco ka realizuar kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Spanjës, gara e tretë e Botërorit të MotoGP-së. Spanjolli i Jamahas, kampioni në fuqi i botës, ka regjistruar në cirkuitin e Jerez de la Frontera kohën 1’39″562. Pas shpinës së tij është pozicionuar piloti britanik i Yamaha Tech 3, Kal Kraçlou, ndërsa koha e tretë më e mirë u regjistrua nga Dani Pedroza me Hondën. Valentino Rosi realizoi kohën e katërt +0.312 sekonda nga Lorenco, ndërsa Mark Markez me Hondën e tij u ndal i pesti. Më i miri
/ 22 Prill, 2013 09:32
Mark Markez ngjitet për herë të parë në majën më të lartë në kategorinë e MotoGP-së, në garën e dytë të këtij edicioni në Teksas, njëherësh theu rekordin e Fredi Spenser, si fituesi më i ri 20 vjeç, 2 muaj e 4 ditë. Vendi i dytë i takoi pilotit tjetër të Hondës, Dani Pedrozës, ndërsa i treti mbërriti në finish Horge Lorenco me Yamaha, +3.381 sekonda nga bashkëkombësi i tij duke mos rivalizuar dot. Kraçlou me Yamaha Tech 3 mbërrin i katërti në vijën e finishit, përpara gjermanit Stefan Bradl (Honda). Problemet me gomat e penalizojnë Valentino Rosin, i cili
/ 21 Prill, 2013 09:51
Në kualifikueset e Çmimit të Madh të Teksasit në pistën e Austinit, piloti i Hondës, Mark Markez, ka regjistruar kohën më të shpejtë 2’03.021 dhe të parin në klasin MotoGP. Por, veç kësaj, spanjolli ka hyrë në historinë e kësaj piste si piloti më i ri në moshë, përkatësisht 20 vjeç, 2 muaj e 3 ditë, që arrin të niset përpara të gjithëve në këtë kategori duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Fredi Spencer, që mbahej prej tij prej 31 viteve. Pas tij do të jenë në radhën e parë shoku i skuadrës Dani Pedroza +0.254 dhe bashkëkombësi tjetër,
/ 9 Prill, 2013 10:42
Valentino Rosi duket se nuk do të kënaqet vetëm me ngjitjen në podium këtë sezon, pasi ka kuptuar se është në gjendje të luftojë për fitore, ashtu siç shpresonte në garën e parë të sezonit, të cilën e mbylli në vendin e dytë. “Po, është e vërtetë, dëshiroja të fitoja. Pas provave të paradites e dija që, nëse do të nisesha mirë, do mund të qëndroja pranë Lorencos. Kur u nisa mirë, mendova se mund t’ia arrija qëllimit. Kisha një hap të mirë, ishte diçka e bukur dhe jam shumë i lumtur që Jamaha më ka dhënë këtë shans të
/ 8 Prill, 2013 11:24
Nuk mund të kishte start më spektakolar sezoni i MotoGp-së. Horge Lorenco ka filluar kampionatin e ri të MotoGP me një fitore, duke hedhur kandidaturën për një tjetër titull kampion me skuadrën e Yamaha-s. Por spanjolli duket se këtë vit do të ketë një konkurrencë mjaft të fortë brenda skuadrës së tij, pasi gara e hapjes së sezonit në Çmimin e Madh të Katarit ka shënuar edhe rikthimin në elitën e motoçiklizmit të Valentino Rosit. Gara - Nëse Lorenco është shkëputur që në fillimine garës dhe ka qëndruar i vetëm deri në fundin e saj, i shkëputur nga të tjerët,
/ 7 Prill, 2013 12:08
I shkon Horge Loren cos “pole position”-i i parë i kampionatit botëror të 2013-ës në MotoGP. Piloti spanjoll i Yamaha- s ka realizuar kohën më të shpejtë në kualifikueset për Çmimin e Madh të Katarit, duke e ndalur kronometrin në kohën 1’54″714. Nga radha e parë do të nisen gjithashtu edhe britaniku Kal Karçlou i Yamaha Tech 3 dhe spanjolli i Hondës, Dani Pedroza, respektivisht nga vendi i dytë dhe i tretë. Kohën e katërt e regjistroi Andrea Doviciozo me Dukatin, ndërsa pas shpinës së tij mbërritën gjermani Bradl i Hondës dhe debutuesi i MotoGP- së Mark Markez. Megjithë performancën
/ 5 Prill, 2013 11:12
Katar, Lorenco dominon në provat e lira, Rosi i 3-ti Sezoni e ri, “padron” i vjetër. Në provat e para të lira të Çmimit të Madh të Katarit, premiera e Botërorit të 2013-ës, Horge Lorenco ka përfunduar përpara të gjithëve. Kampioni në fuqi, spanjolli i Yamahas, realizoi kohën më të mirë duke e ndalur kronometrin në 1’56″685. Pas tij mbërritën i dyti dhe i treti Kal Kraçlou i Yamaha Tech 3 me kohën e përgjithshme 1’56″743 dhe numri 46 i Yamahas zyrtare, Valentino Rosi, me kohën 1’56″756. Pra një performancë e jashtëzakonshme e skuderisë japoneze në debutim, ndërsa Honda e
/ 4 Prill, 2013 11:15
Nga dita e sotme do të startojë zyrtarisht nga Katari sezoni i MotoGp-së. Botërori ngre siparin në orën 17:00 me provat e lira, të cilat në këtë sezon janë më të rëndësishme se në edicionet e kaluar për shkak të rregullores së re. Pilotëve u duhet ta shtyjnë më shumë pedalin e gazit, pasi klasifikimi i përgjithshëm do të përcaktohet pas përfundimit të tri sesioneve të provave. Vetëm 10 pilotët e parë do të performojnë më pas edhe në sesionin e dytë, duke kërkuar të regjistrojnë “pole position”-in më të shpejtë në harkun e 25 minutave. Ndërsa 10 pilotët e