Arkiva per kategorine: Seria A

/ 20 Maj, 2013 10:18

Milani “fiton” 30 mln euro për 3 minuta…

Një Milan “i çmendur”, i tensionuar, i nervozuar dhe djersitur ka arritur që të mundë Sienën 1-2, duke mbajtur vendin e dytë në kampionat, i cili vlen paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve. Në disavantazh të një goli deri në minutë e 83-të, kuqezinjtë përmbysin rezultatin falë një penalltie të transformuar në gol nga Baloteli dhe një gol të Meksesit në të 87- ën. Siena i jep lamtumirën Serisë A me ballin lart, pasi kundër kuqezinjve kanë bërë një paraqitje vërtet fantastike. Terci befason Milanin Alegri “ka hequr” dorë nga El Sharaui për zgjedhje teknike dhe ka vendosur të aktivizojë Balotelin,

/ 20 Maj, 2013 10:17

Juventusi, ja si fitohen 100 milionë euro nga shitjet

Juventusi e ka nisur sulmin ndaj futbollistëve që kërkon për t’u përforcuar në sezonin e ardhshëm, ku objektivat kryesorë janë sulmuesit, emrat e të cilëve tashmë njihen nga të gjithë, Karlos Tevez, Gonzalo Higuain, Luis Suarez e të tjerë. Por ndërkohë, që të gjithë këta emra pritet të ndryshojnë ekip këtë verë, e shohin “Zonjën e Vjetër” si alternativën e tyre të fundit për t’u akomoduar. Prandaj, për të konkurruar fort rivalët e tjerë europianë, drejtuesit bardhezi kanë hartuar një plan për të arkëtuar afro 100 milionë euro, duke shitur jo vetëm të huazuarit e tyre në skuadrat e ndryshme,

/ 20 Maj, 2013 10:15

Interi e mbyll me turp, Udineze në Ligën e Europës

Udineze është zyrtarisht në Ligën e Europës, për të tretën herë radhazi. Interi e mbyll kampionatin i 9-ti në klasifikim, -33 pikë nga kreu, me 16 humbje sezonale, një rekord. Dje, bardhezinjtë fituan në “San Siro” 5-2, pa pasur nevojë që të prisnin rezultatin e Lacios, duke arritur një kualifikim të merituar për në kompeticionet europiane. Tani për Udinezen, pas tri dështimeve në Europë, ka ardhur momenti për të bërë diçka më shumë. Numrat e Interit – Lajm i mirë për Interin është se tani vuajtjet kanë përfunduar: zikaltrit e mbyllin sezonin mes vërshëllimave të “San Siro”-s, çka ka ardhur

/ 20 Maj, 2013 10:11

Fiorentina qan, goleada më Peskarën nuk vlen asgjë

Fiorentina po festonte kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, vetëm 6 minuta nga fundi i sezonit 2012-2013, por një përmbysje e çmendur në Siena jo vetëm që çoi dëm një goleadë fantastike të vjollcëve, kundër Peskarës, por në të njëjtën kohë i rrëmbeu nga duart këtij klubi një çek prej 30 milionë eurosh, që siguron kualifikimi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Për sa i përket ndeshjes, ajo nuk kishte histori, sepse gjithçka u mbyll në 28 minutat e pjesës së parë, kur një dopietë e Ljajiç dhe një tjetër gol i Fernandez dërguan shifrat në

/ 20 Maj, 2013 10:10

Përfundon me humbje cikli i Maxarrit te Napoli

Është mbyllur me humbje cikli i trajnerit të Napolit, Valter Maxarri, në krye të kësaj panikne. Në përfundim të takimit Roma-Napoli, i përfunduar 2-1 për kryeqytetasit, tekniku bëri me dije largimin e tij. Në konferencën për shtyp, Maxarri e analizoi kështu këtë vendim: “Pas 4 vitesh, cikli im te Napoli është i mbyllur. Dua të falënderoj klubin që më dha mundësinë të stërvitja këtë ekip të mrekullueshëm, si dhe tifozët që më kanë qëndruar gjithmonë pranë. Tani jam i fokusuar tek e ardhmja ime dhe do të shqyrtoj me kujdes të gjitha ofertat që do më vijnë”. Se kush do

/ 19 Maj, 2013 10:12

Sampi, si një “mace e zezë” për Juventusin

Juventusi i mundi të gjithë rivalët për titull sivjet, por jo Sampdorian. Skuadra e Delio Rosit konfirmohet “macja e zezë” e kampionëve të Italisë, duke qenë që jo vetëm i mundën në të dyja sfidat e sivjetshme në kampionat, por në të njëjtën kohë u hoqën mundësinë bardhezinjve që të shënonin dy rekorde personale; i pari arritja e 28 fitoreve në një kampionat me 20 skuadra dhe i dyti, ai i të mundurit të 19 skuadrave pjesëmarrëse në një kampionat, ku Juves i mundonte pikërisht Sampdoria. Ikardi me shokë, nën një shi të rrëmbyer, nuk dominojnë në lojë, por tregohen

/ 19 Maj, 2013 10:09

Alegri: Me Sienën do jetë e fundit për… sivjet

Masimiliano Alegri dhe Milani përgatiten për të luajtur ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Kuqezinjtë do të shkojnë në Siena për të marrë tri pikët dhe blinduar vendin e tretë. Synimi i formacionit të “Djallit” është të sigurojë biletën e fundit të vlefshme për në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve. Pavarësisht rëndësisë së kësaj sfide, tekniku kuqezi e ka komentuar kështu të ardhmen e tij: “Nuk ka kuptim të flasim për të ardhmen time tani. Pa dyshim që kjo do të jetë konferenca ime e fundit për shtyp për këtë vit. Askush prej nesh nuk mendon për të ardhmen,

/ 19 Maj, 2013 10:07

Stramaçoni: Edhe po u dëbova, do e falënderoj Moratin

Trajneri i Interit, Andrea Stramaçoni, ruan qetësinë edhe në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Udinezes. Ta dëgjosh teknikun roman teksa flet në konferencën për shtyp, të krijon përshtypjen se do të jetë sërish ai në krye të zikaltërve edhe sezonin që vjen. E ardhmja – “Unë dhe presidenti kemi qenë të qartë për sa i përket së ardhmes time. Alegri dhe Maxarri kanë thënë se do ta bëjnë të ditur të ardhmen e tyre në fund të kampionatit. Pse të mos e bëj edhe unë të njëjtën gjë? Për mua do të flasë Morati, i cili do

/ 19 Maj, 2013 10:06

Fiorentina shpreson një dhuratë nga Siena e Bogdanit

Në 90 minutat e fun dit të kampionit e gjithë vëmendja është e fokusuar te “lufta” Champions, ndërsa Milani dhe Fiorentina deri në çastet e fundit do provojnë të presin një biletë për në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Montelës kërkon një dhuratë nga Siena e Bogdanit për të frenuar “Djallin”. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u grumbullua nga trajneri i bardhezinjve Xhuzepe Jakini për sfidën ndaj kuqezinjve, por shtatlarti shqiptar mund ta nisë takimin nga stoli. Bogu është rreziku kryesor për kuqezinjtë, pasi nuk është fshirë nga memoria e “Djallit” goli i tij në takimin Çezana-Milan i sezonit 2011, kur

/ 19 Maj, 2013 10:05

Maxarri: E ardhmja? Nëse e zbuloj, do më arrestojnë

Të dielën, trajneri Valter Maxarri do të luajë me Napolin e tij kundër Romës në “Olimpiko”, stadium ky i cili vitin që vjen mund të shndërrohet në shtëpinë e Maxarrit, meqenëse sipas mediave italiane ai mund të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase. “A do qëndroj te Napoli? Të ardhmen time do ta bëj të ditur në fund të kampionatit, madje pas ndeshjes me Romën. Tani për tani nuk dua të flas për këtë, ndryshe do më arrestonin. Duke parë që kontrata ime me Napolin skadon pas disa ditësh, e meritoj pak respekt. Kështu që kam gjithë të drejtën të flas