Arkiva per kategorine: Shkumbini

/ 10 Maj, 2013 13:32

Në Peqin shpresojnë te dënimi i klubit kavajas

Shkumbini ka ende një mundësi për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Nuk bëhet fjalë për rikthim pikësh, por fati i peqinasve tashmë është në duart e Prokurorisë së rrethit Tiranë, e cila pritet që të marrë një verdikt në lidhje me hetimin ndaj klubit të Besës. Siç dihet, disa javë më parë, Prokuroria kishte nisur hetimin ndaj drejtuesit kavajas, duke i akuzuar për manipulim të rezultateve dhe paracaktim të tyre. Në Peqin të gjithë e kanë kthyer vëmendjen e tyre pikërisht te vendimi që mund të marrë Prokuroria, e cila mund ta penalizojë klubin kavajas. Peqinasit, në fakt, gjithmonë janë

/ 9 Maj, 2013 13:02

Të rinjtë peqinas në gjurmët e baballarëve

Gjatë këtij sezoni futbollistik, karakteristikë kryesore për ekipin e Shkumbinit ka qenë pa dyshim aktivizimi i futbollistëve të rinj vendës, të cilët kanë dalë nga ekipet zinxhir të qytetit dhe njwherwsh janë fëmijët e futbollistwve të shquar të Peqinit . Mbiemra të tillë si Magani, Isaji, Branica apo Nexha, të cilët kanë bërë historinë e këtij klubi, pasi plot 19 sezone më parë ishin ata që e ngjitën skuadrën në Superiore. Ndërsa sot situata është disi ndryshe, pasi futbollistët e rinj, megjithëse vazhdojnë traditën e prindërve të tyre, nuk ia dolën dot që të sigurojnë mbijetesën. Gjithsesi, ata premtojnë se

/ 8 Maj, 2013 13:18

Pas Luftëtarit do të analizohet dështimi

Pas plot 19 vitesh përfaqësimi në Kategorinë Superiore, Shkumbini ka zbritur një kategori më poshtë. Ndaj, gjatë sezonit 2013-2014, ky ekip do të militojë në të Parën. Drejtuesit e klubit peqinas ende nuk kanë bërë një analizë të hollësishme të edicionit për të nxjerrë arsyet se përse dolën nga objektivat, pra u dështua sezoni. Mirëpo, nga ana tjetër, edhe për të diskutuar mbi të ardhmen e ekipit dhe se çfarë do të ndodhë në kategorinë inferiore. Sipas burimeve pranë klubit, konfirmohet se një analizë e detajuar do të zhvillohet menjëherë pas përfundimit të kampionatit, pra pas ndeshjes së fundit që

/ 7 Maj, 2013 13:02

Zbardhen planet e Shkumbinit, baza do të jenë… peqinasit

Që prej më shumë se dy javësh, skuadra e Shkumbinit stërvitet nga trajneri i dytë Klodian Dervishi, i cili gjatë ndeshjeve të zhvilluara ndaj Laçit dhe Tomorit i ka dhënë udhëzimet skuadrës nga tribuna për shkak të pezullimit. Duke analizuar situatën në të cilën ndodhen peqinasit, ndërsa ndihet që në sezonin e ardhshëm Shkumbini do të luajë në Kategorinë e Parë, Dervishi shprehet për gazetën se klubi do të ruajë boshtin e ekipit, duke u bazuar te elementi i ri vendës. “Gjatë këtij sezoni pjesë e projektit të klubit tonë ka qenë pa dyshim aktivizimi i elementit të ri, që

/ 6 Maj, 2013 13:01

Akuzat e Miles: Shkumbinin e rrëzuan pazaret

Shkumbini e ka mbyllur me fitore takimin e fundit në Superiore për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi, pasi ka mposhtur Tomorin me rezultatin 2-1. Nuk duhet të harrojmë se përballja nuk kishte asnjë vlerë për të dyja skuadrat, sepse luhej thjesht për statistikë. Autori i dy golave për bardhekaltrit, Vangjel Mile, shprehet i mërzitur për faktin që si Shkumbini edhe skuadra e tij e vendlindjes, Tomori, nuk do të jenë më pjesë e elitës për sezonin e ardhshëm. “Në radhë të parë më duhet të them se ndeshja ndaj Tomorit nuk kishte atë rëndësi që pritej për

/ 5 Maj, 2013 11:09

Mile ndëshkon ish-ekipin, Shkumbini fitore statistikore

SHKUMBINI-TOMORI 2-1 GOLAT: Mile 18′ (11-m), 20′ / Avdo 79′ SHKUMBINI: Ajazi, Salliu, Vogli (Ramazani 58′), Xhyra, Musta, Isaji, Magani, Lluca, Sekseni (Nexha 73′), Mile (Kafazi 59′), Branica. Trajner: A.Ballhysa TOMORI: Shtrepi, Bitri, Karamani, Berberi (Avdo 64′), Olewatosin, Myzyri (Bejko 46′), Ouey, Sogun, Isufi, Paja, Mitraj (Shinko 65′). Trajner: M.Muxhaj KARTONË TË VERDHË: Isaji 68′ / Shtrepi 17′ VËZHGUES: Besnik Kaimi DELEGAT: Prek Pjetrushi GJYQTARET: S.Greca, D.Korreshi, Gj.Bori MINUTAT 18′ Branica pengohet brenda zonës nga portieri beratas Shtrepi dhe kryesori Greca akordon një 11-metërsh për peqinasit. Ekzekutimin nga pika e bardhë e merr përsipër Mile, i cili e shndërron në

/ 4 Maj, 2013 12:46

Shkumbini do një fitore për prestigj ndaj Tomorit

Shkumbini është gati të marrë një fitore prestigji kundër Tomorit në shtëpi. Megjithëse kanë rënë nga kategoria, bardhekaltrit duan me çdo kusht pikët e plota. Edhe në këtë takim në stol nuk do të jetë trajneri Kristaq Mile (i cili ka disa probleme familjare), por dy zëvendësit e tij. Mbrojtësi Jurgen Vogli në lidhje me këtë takim për “Panorama Sport” thotë: “Luajmë ndeshjen e fundit në fushën tonë në Superiore, ndaj duhet të fitojmë patjetër. Nuk dua të ndalem shumë te fakti që disa skuadra na e punuan pas shpine, pasi shpresojmë që këtë çështje ta zgjidhin organet dhe komisionet

/ 3 Maj, 2013 12:45

Ajazi i premton besnikëri Shkumbinit edhe në të Parën

Selami Ajazi është portieri që në javët e fundit ka mbrojtur katërkëndorin e Shkumbinit. I riu ka bërë paraqitje të mira, pavarësisht se skuadra peqinase nuk ka mundur dot që të shmangë rënien nga Superiorja. Për “Panorama Sport” ai premton besnikëri, edhe pse ekipi do luajë një kategori më poshtë. “Kemi dalë nga objektivat, por ne jemi duke vijuar punën për ta mbyllur denjësisht sezonin. Jemi ndëshkuar nga planet e skuadrave të tjera, të cilat edhe një herë e treguan fytyrën e vërtetë. Por sigurisht që me ato plane të turpshme ata kanë larguar sportdashësit, të cilët nuk i pranojnë

/ 2 Maj, 2013 12:46

Magani do gjashtë pikë për ta mbyllur me dinjitet

Shkumbini të shtunën do të presë në Peqin Tomorin. Dihet që peqinasit dhe beratasit kanë rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, ndaj dhe kjo sfidë më tepër do t’u shërbejë trajnerëve që t’u japin më tepër hapësira futbollistëve të stolit. Megjithëse duket një ndeshje pa shumë vlera, mesfushori Endrien Magani për “Panorama Sport” thotë: “Dihet që kemi dalë jashtë objektivave për shkak të pazareve dhe aleancave të turpshme që bënë disa skuadra në kurriz të Shkumbinit. Madje ishin këto aleanca që e çuan skuadrën tonë drejt rënies, megjithëse ne shpresojmë që drejtësia një ditë do të shkojë në vend. Mendoj

/ 1 Maj, 2013 13:26

Xhyra: Turp që Vllaznia u bë palë për të na rrëzuar

Megjithëse tashmë është një fakt i kryer që skuadra e Shkumbinit ka rënë një kategori më poshtë, futbollistët bardhekaltër e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Peqinasit ishin mësuar me rrezikun e rënies nga kategoria edhe në sezonet e mëparshme, mirëpo kishin arritur që të shmangnin më të keqen, madje duke luajtur edhe në ndeshje “play off” dy sezone më parë ndaj Mamurrasit. Përtej zhgënjimit të rënies, në kampin peqinas shqetësohen më shumë për mënyrën se u vendos “verdikti” që Shkumbini doli jashtë objektivave ende pa mbaruar kampionati. Në këndvështrimin e mbrojtësit Xhyra, gjithçka ka ndodhur pasi