Arkiva per kategorine: Te tjere

/ 27 Mars, 2013 14:40

“Nejmari është Xhastin Biberi i futbollit”

Xhoi Barton vazhdon talljet në distancë me brazilianin Nejmar. Lojtari i Marsejës, pasi ndoqi miqësoren e “Seleçaos” ndaj Rusisë, vendosi një status në profilin e tij në “Twitter”. Ai e ka quajtur yllin brazilian si Xhastin Bieberi i futbollit. Më parë, kur Anglia luajti me Brazilin në miqësore dhe fitoi 2- 1, futbollisti e krahasoi Nejmarin si një poni (racë kali, karakteristikë e të cilit është trupi i shkurtër) dhe të mbivlerësuar. Lojtari i Santosit është përfolur për t’u transferuar në Europë, ku interes ka shprehur Barcelona, Reali i Madridit dhe Mançester Siti. “Brazili nuk është më ai ekipi i

/ 21 Mars, 2013 20:46

Nejmar duhet të luajë në Europë

Nejmar është lojtari më i kërkuar i merkatos për momentin, ndaj me shumë mundësi këtë verë ai do lërë Brazilin për t’u transferuar në Europë, me Barcelonën favorite për ta bërë të sajën. Por, nga ana tjetër, klubi i Santosit nuk e ka me kaq nxitim që ta lërë sulmuesin 21-vjeçar të largohet, duke parë edhe kërkesën për kartonin e tij, minimalisht 60 milionë euro. Gjithsesi, për analistët e futbollit europian, Nejmar bën mirë që të shpejtojë transferimin e tij në Europë, dhe për këtë ofron 5 arsye: 1- Të përballet me kampionatet “e vërteta” Qoftë Angli apo Spanjë, ka

/ 18 Mars, 2013 10:16

Feston si nazist, Katidis dëbohet nga Kombëtarja greke

Një futbollisti grek i është ndaluar përjetësisht të luajë për kombëtaren e Greqisë, pasi ka bërë përshëndetje naziste. Mesfushori Jorgo Katidis ka bërë një gjest kur ka festuar golin e tij vendimtar në ndeshjen e të shtunës, kur skuadra e tij AEKU i Athinës arriti të mundte me rezultatin 2-1 ekipin e Verias. Federata e Futbollit të Greqisë e ka cilësuar atë si “provokim të rëndë”, i cili “fyen të gjitha viktimat e brutalitetit nazist dhe dëmton karakterin paqësor dhe njerëzor të lojës”. Jorgo Katidis, 20 vjeç, ka qenë kapiteni i përfaqësues së të rinjve të Greqisë. Falja - Gjesti

/ 15 Mars, 2013 10:28

“Europiani 2020”, Blater: Ideja e Platinisë, si e Gedafit

“Një ide që e ëndërronte Gedafi”. Kështu e ka përcaktuar presidenti FIFA-s projektin që Kampionati Europian të luhet në 13 vende: “Evropiani 2020 në 13 vende? Një ide pa një shpirt dhe pa zemër. Para Platinisë ishte Gedafi, ai që e kishte menduar një ide të ngjashme për Kupën e Botës. Një turne i tillë, vetëm kur luhet në një vend krijon identitetin dhe euforinë e nevojshme. Mendoni pak Kupën e Botës në Gjermani, të vitit 2006, – tha Blater në një intervistë me revistën “Kicker”. – Sapo më ka thënë Mishel Platini për këtë projekt-ide të tijën, – thotë

/ 28 Shkurt, 2013 08:56

Dopio Ibra, PSG-ja “heq qafe” Marsejën

Devid Bekham ka rezultuar fatsjellës për PSG-në, pasi në ndeshjen debutuese si titullar kanë fituar ndaj një kundërshtari mjaft të fortë. Skuadra kryeqytetase eliminoi Marsejën dje në Kupën e Francës, duke fituar me rezultatin 2-0. Ishte Zlatan Ibrahimoviç heroi i ndeshjes, duke shënuar të dy golat e skuadrës së tij. Në minutën e 35-të ai fitoi një dyluftim ndaj mbrojtësit Morel dhe përballë Mandandës nuk dështoi për ta dërguar topin në rrjetë. Ndërsa goli i dytë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë dhe mjaftoi që ta kualifikonte PSG-në e Ançelotit për në raundin tjetër të Kupës së Francës. Edhe

/ 20 Shkurt, 2013 18:10

Ibrahimoviç: Ndihem si Muhamed Ali, jam më i madhi pas tij

Zlatan Ibrahimoviç nuk është kurrë banal me deklaratat e tij, ndërsa sa herë që vihet në dispozicion të medias fjalët e tij bëjnë xhiron e botës. Në një intervistë të fundit të dhënë për një revistë gjermane, “11Freunde”, ai thekson se pika e tij e referimit ka qenë ish-boksieri Muhamed Ali. “Unë ndihem më i forti dhe më i madhi në botë, vij i dytë vetëm pas Muhamed Alisë. Kam 20 vjet që vrapoj në autostradën e suksesit dhe çdo vit që kalon unë po vrapoj gjithmonë e më fort. Nëse nuk do të kisha mundësi ekonomike si në fillimet

/ 19 Shkurt, 2013 10:03

PSG-ja në kaos, Ançeloti tradhtohet nga futbollistët

Aventura e Karlo Ançelotit pritet të përfundojë në fund të këtij sezoni, por nëse situata vazhdon me ritmet e javëve të fundit, atëherë ajo mund të mbyllet edhe më shpejt seç parashikon kontrata e teknikut italian me francezët, e cila skadon më 30 qershor 2013. Megjithëse PSG-ja po fluturon në Ligën e Kampioneve, pasi tashmë ka fituar edhe sfidën e parë të 1/8-ve kundër Valencias, në kampionat duket se presioni sa vjen e shtohet, veçanërisht pas humbjes shokuese kundrejt skuadrës modeste të Soshosë, e cila të dielën në mbrëmje arriti të përmbysë avantazhin e kryeqytetasve. Ky fakt ka bërë që

/ 14 Shkurt, 2013 14:42

Jan M’Vila abuzon me një minorene

Mesfushori i Kombëtares franceze, Jan M’Vila, përflitet se ka rënë pre e një skandali seksual me një prostitutë nën moshë. Hetuesit e kësaj çështjeje kanë marrë në dorë të gjitha materialet për të vërtetuar njeriun që ka abuzuar me vajzën 16-vjeçare. Për një çështje të ngjashme akuzohen edhe dy futbollistët e tjerë të Francës, Riberi dhe Benzema. Hetimet – Sipas informacioneve të gazetës francez “Le Monde”, autori i këtij skandali është lojtari i Rubin Kazanit, Jan M’Vila. 16-vjeçares i është marrë si provë materiale telefoni i saj, ku përveç mesazheve, ekzistojnë edhe disa numra të klientëve të saj. Sipas burimeve,

/ 11 Shkurt, 2013 11:44

Denoncimi i Etosë: Federata kamerunase do të më vrasë

Denoncim shokues i Samuel Etosë, i cili në një intervistë për faqen e revistës vendëse “Je Wande”, ka sulmuar direkt Federatën kamerunase se kërkon ta ekzekutojë. “Kam marrë kërcënime me vdekje nga federata”, – siguron sulmuesi i Anzhit, i cili është njëkohësisht dhe futbollisti më i paguar në botë. Rrëfimi - “Drejtuesit e federatës kamerunase duan të më vrasin. Aktualisht jetoj i shoqëruar nga një eskortë, njëra prej të cilave e qëndron gjatë gjithë natës papara shtëpisë sime. Nuk e bëj për snobizëm, por për të garantuar sigurinë e familjes sime. Nuk e vesh as fanellën e kombëtares që më

/ 11 Shkurt, 2013 09:09

Nigeria, “mbretëresha” e Afrikës

Pas 19 viteve rinisin fluturimin “Super Shqiponjat”. Nigeria fiton Kupën e Afrikës 2013, duke mundur minimalisht Burkina Fason 1-0 në takimin e luajtur në “Soccer Stadium” të Johanesburgut. Golin e ndeshjes e realizon Sundai Mba, një nga djemtë që luan në kampionatin vendës. Fitorja e fundit e “Super Shqiponjave” në kontinent u arrit në vitin 1994. Stepen Keshi – Nigeria kishte në stol një trajner, i cili në suksesin e fundit në këtë kompeticion kishte mbajtur shiritin e kapitenit. Dhe protagonist ishte sërish ai, ndërkohë që pruri te “Super Shqiponjat” ide dhe filozofi të reja. Ai vendosi që ekipin ta