Arkiva per kategorine: Teuta
/ 19 Maj, 2013 11:24
Teuta vijon pushimet, për të rifilluar pas disa ditësh përgatitjet intensive për dy ndeshjet e para të Europa Ligës. Megjithatë drejtuesit janë përqendruar gjatë këtyre ditëve në merkato, si edhe presin me padurim hedhjen e shortit për t’u njohur me kundërshtarin. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, mesfushori Albi Dosti është shprehur i sigurt se Teuta do të bëjë një paraqitje të mirë në këtë kompeticion, ndërsa shkon më tej duke theksuar se durrsakët janë në gjendje ta kalojnë një tur. “Kemi një skuadër mjaft të mirë, ndoshta më të mirën e viteve të fundit, e cila është në
/ 18 Maj, 2013 13:10
Në Durrës janë në pritje të emrave të parë të merkatos: se kush do të afrohet dhe nëse do të ketë firo të tjera pas largimit të Arjan Shetës. E ndërsa është folur për afrimin e tre-katër lojtarëve, dy mesfushorëve e një mbrojtësi, së fundmi qarkullojnë zëra se drejtuesit janë hedhur në aksion për gjetjen e një sulmuesi. Deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret, por burime pranë klubit zbulojnë se stafi teknik është vënë në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë, i cili do të mbajë peshën e repartit ofensiv. Një ndër pistat është rikthimi i ishsulmuesit Mirel
/ 17 Maj, 2013 13:08
Pas arritjes së objektivit, durrsakët po bëjnë pushime të qeta. Të gjithë lojtarët jabanxhinj janë kthyer në qytetet e tyre, ndërsa vendësit kanë preferuar që një pjesë t’i kalojnë jashtë Durrësit, dhe pjesa tjetër jashtë vendit. Mesfushori Alfred Deliallisi komenton për “Panorama Sport” ecurinë e tij me Teutën, të ardhmen, por edhe për ekipin kombëtar Shpresa, i cili nis eliminatoret më datë 7 qershor. “Kemi zhvilluar një sezon të mirë. Jam i kënaqur për paraqitjen e skuadrës, por edhe timen kur kam pasur mundësinë për të qenë në fushë. Ka qenë një sezon i mirë për mua, pasi falë paraqitjeve
/ 16 Maj, 2013 13:47
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, si për lojtarët që u ka përfunduar kontrata me klubin, ashtu edhe për ata që do të veshin fanellën e Teutës për sezonin e ri. Atyre që u ka përfunduar kontrata janë në ankth për të ardhmen e tyre. Asnjëri prej tyre deri më tani nuk ka firmosur, por mësohet se nuk do ta kenë të gjithë shansin për të qëndruar në Durrës. Flitet që pas Shetës mund të largohen edhe dy-tre lojtarë të tjerë dhe kjo do të vendoset shumë shpejt, pasi pritet që ndërtimi i skuadrës të bëhet përpara ndeshjeve të
/ 15 Maj, 2013 13:35
Te Teuta të shumtë janë lojtarët që u ka përfunduar kontrata dhe pritet që ditët në vijim ata të takohen me drejtuesit për të vendosur për të ardhmen e tyre. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Akil Jakupi, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka shprehur dëshirën për të qenë edhe vitin e ardhshëm pjesë e kësaj skuadre. “Luaj prej disa sezonesh në Durrës dhe ndihem shumë mirë këtu. Jam vlerësuar për atë që kam dhënë në fushën e lojës, çka më bën të ndihem vërtet mirë. Kështu, dëshiroj të vazhdoj aventurën me Teutën. Gjithsesi, kjo do të
/ 13 Maj, 2013 12:31
Ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës durrsake, mbrojtësi i Teutës dhe i Kombëtares Shqiptare, Tefik Osmani, po punon intensivisht, në mënyrë individuale për të qenë gati për ndeshjen me Norvegjinë. Në një bisedë për “Panorama Sport” mbrojtësi u shpreh se vëmendja e tij tashmë është përqendruar vetëm tek ekipi kombëtar. “Kemi mbyllur një sezon të shkëlqyer me Teutën dhe paraqitjet e mira të skuadrës kanë ndikuar edhe në formën time individuale. Momentalisht po kaloj një formë të shkëlqyer dhe po punoj individualisht, në mënyrë që të qëndroj në të njëjtin nivel edhe për përfaqësuesen, e cila shumë shpejt do të
/ 11 Maj, 2013 12:25
Teuta ka marrë pushimet. Pasi ka mbyllur zyrtarisht kampionatin, lojtarët janë shpërndarë, për t’u rikthyer shpejt dhe nisur përgatitjet për Kupat e Europës. Madje nga ana e drejtuesve të klubit është dhënë edhe një ultimatum, i cili konsiston në gjoba, nëse ndonjë prej lojtarëve shton në peshë, apo edhe bie nga forma. Në një prononcim për “Panorama Sport” kapiteni Bledian Rizvani është shprehur se kjo është në të mirë të skuadrës, pasi ajo duhet të jetë gati për t’u përballur në Europë. “Mendoj se kemi zhvilluar një sezon të mirë në përgjithësi. Në kampionat skuadra ka bërë një paraqitje të
/ 10 Maj, 2013 13:17
Pas më shumë se dy sezonesh të shkëlqyera me Teutën, ka ardhur “divorci” mes Shetës dhe Teutës. Lajmi është konfirmuar si nga presidenti Edmond Hasanbelliu, ashtu dhe nga vetë lojtari, i cili vlerësoi me notat më të larta mbështetjen e tij, por edhe të të gjithë pjesëtarëve të skuadrës. Ky divorc vjen në momentet më të mira të skuadrës, kur ajo po përgatitej për Europë. “Kemi vendosur që mbrojtësi të largohet, pasi nuk bën pjesë në projektin që skuadra ka për të ardhmen. Sheta ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Teutën dhe e ka ndihmuar këtë skuadër gjatë kohës
/ 9 Maj, 2013 13:40
Teuta është përqendruar tek Europa, ndonëse kampionati ende nuk është mbyllur. Gugash Magani po punon për të përgatitur skuadrën e duhur me të cilën do të prezantohen në Europa Ligë. Fakti që skuadra ka bërë një paraqitje të mirë gjatë këtij sezoni, bën që trajneri të nxjerrë konkluzionet e tij. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai thotë se grupi nuk ka nevojë për përforcime të mëdha. “Ne po vazhdojmë punën me të njëjtat ritme sikurse edhe javë më parë. Fakti që skuadra arriti të presë një biletë për në Europë, ka bërë që tashmë vëmendja jonë të
/ 8 Maj, 2013 13:28
Arjan Sheta beson se Teuta këtë vit do arrijë të kalojë turin e parë të Ligës së Europës. Pasi prenë “biletën” në zonën UEFA, tashmë në kampin durrsak është shtuar oreksi dhe duan që të shkojnë më larg në këtë kompeticion. “Tani që siguruam një vend për në Europë, duhet të përpiqemi të mos përsërisim të njëjtin gabim që bëmë një vit më parë kur u eliminuam turpshëm nga Europa Ligë. Jemi shumë të lumtur që për të dytin vit radhazi do të luajmë në këtë kompeticion. Tani përgjegjësia është mjaft e madhe, pasi nuk duhet të kënaqemi vetëm me