Arkiva per kategorine: Tomori
/ 11 Maj, 2013 12:19
Tomori e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Superiore. Mirëpo, pas përfundimit të takimit, disa prej lojtarëve të beratasve janë përshëndetur me tifozerinë. Takim ky që, më së shumti, përngjante me lamtumirën. Disa prej titullarëve u ka mbaruar detyrimi kontraktual dhe tashmë janë në shënjestrën e ekipeve të tjera. Në një bisedë me “Panorama Sport” Spartak Elmazi dhe Ervin Llani rrëfejnë eksperiencat e tyre në Berat dhe tregojnë se u ka skaduar kontrata. “Takimi me Teutën ishte ndeshja jonë e fundit në Berat. Më vjen mirë që e mbyllëm me fitore këtë edicion. Na mërzit
/ 10 Maj, 2013 13:45
Festival golash në Be rat. Tomori e mbyll me poker aventurën pas dy sezonesh në Kategorinë Superiore, teksa në takimin e djeshëm ka mundur në shtëpi 4-1 Teutën. Një sfidë pa shumë interes, ku durrsakët nuk shfaqën asgjë nga ajo çka pritej e, për pasojë, pësuan këtë humbje të thellë. Kështu, beratasit e drejtuar nga trajneri Madrid Muxhaj i gëzohen fitores së katërt në këtë edicion, duke i dhënë në këtë mënyrë “lamtumirë” Superiores. TOMORI-TEUTA 4-1 GOLAT: Mitraj 2′, Ouej 17′, Karamani 43′, Xhejms 53′ / Xhafaj 63′ TOMORI: Llani, Çarls, Rexha, Karamani, Sulejmani, Isufi, G.Arbri, Elmazi (Muxhaj 61′), Xhejms,
/ 9 Maj, 2013 13:05
Tomori ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen me Teutën. Ky është takimi i fundit i kampionatit, por njëherësh edhe i fundit për beratasit në Kategorinë Superiore. Për skuadrën, kjo është një mundësi e mirë për ta mbyllur me dinjitet këtë edicion, i cili shkoi si shkoi. Në një prononcim dhënë për gazetën “Panorama Sport”, trajneri Madrid Muxhaji u shpreh i bindur për marrjen e tri pikëve. Ai është i vetëdijshëm që ky rezultat nuk do të kthente mbrapsht asgjë, mirëpo më së shumti do të vlente për moral. “Ky është takimi i fundit i Tomorit në Kategorinë Superiore. Do të
/ 8 Maj, 2013 13:20
Tomori ka filluar sot përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Teutës. Në seancat stërvitore ishin të pranishëm edhe lojtarët që u lanë pushim kundër Shkumbinit. Ky është takimi i fundit i beratasve në Superiore, ndaj dhe kërkojnë të fitojnë për dinjitet. Rënia nga kategoria pritet që ta kthejë në një “markatë” skuadrën. Ervin Llani është i pari që mund të largohet. Fazën e parë gardiani tiranas pati një sërë ofertash, ku spikaste ajo e Luftëtarit dhe Partizanit. Mirëpo Llani i qëndroi besnik skuadrës për dy sezone. Alternativa e mundshme për portën për vitin e ardhshëm mund të jetë Klajdi Kukaj.
/ 7 Maj, 2013 13:04
Gersi Arbri, kapiteni i Tomorit, nuk do të jetë pjesë e skuadrës në takimin e fundjavës ndaj Teutës. Ai ndodhet për provë te skuadra e dytë e Olimpiakosit, që militon në inferioren greke. Në një bisedë për “Panorama Sport” mesfushori pohon se ka dy ditë që ndodhen në shtetin helen, duke u testuar te skuadra e Olimpikosit. 28-vjeçari ka bërë të ditur se situata është pozitive, ndërsa pas dy ditësh do vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij, nëse do të firmosë apo jo për këtë skuadër. Duhet thënë se Arbri ka qenë një nga shtyllat e mesfushës së beratasve
/ 6 Maj, 2013 13:00
Tomori humbi në takimin e së shtunës ndaj Shkumbinit me shifrat 2-1. Rezultati nuk vlen asgjë më shumë se një epilog i rekordeve negative për beratasit. Kjo është humbja e 15-të për ta në këtë edicion. Ajo çka vlen për t’u theksuar është aktivizimi i elementëve të rinj nga tekniku Muxhaj. Tomori hyri në fushën e lojës me një ekip me mesatare moshe 20 vjeç. Enea Bitri, 16- vjeçari që e nisi këtë sfidë si titullar, ishte lojtari më i ri në fushë. Gjithashtu në atë sfidë u aktivizuan tre lojtarë 17-vjeçarë, si Myzyri e Berberi, por edhe nigeriani Sandi.
/ 4 Maj, 2013 12:45
Tomori do të shkojë në transfertën e Peqinit me një ekip me elementë vendës. Katër titullarë janë lënë pushim prej trajnerit Muxhaj, duke qenë se ka ndërmend t’u japë hapësirë të tjerëve që gjatë 24 javëve të zhvilluara nuk janë aktivizuar shumë. Ervin Llani, Ervin Rrexha, Spartak Elmazi dhe Çarls Ofojeh nuk janë grumbulluar me ekipin dhe nuk do të jenë në fushë sot. Numri një i stolit ka menduar t’i ruajë këta titullarë për sfidën e fundit në shtëpi ndaj Teutës. Duke parë edhe mungesat e Mario Muxhajt dhe Ervin Sulejmanit, beratasit do të luajnë pa 6 titullarë me
/ 3 Maj, 2013 12:44
Tomori ka vijuar me intensitet seancat stërvitore, në kuadër të ndeshjes së radhës, që do ta zhvillojë ndaj Shkumbinit. Ajo çka binte në sy ishte mungesa e disa prej titullarëve. Nga burime të sigurta pranë klubit mësohet se tekniku Muxhaj, duke qenë se nuk ka më synime, do t’i japë më shumë hapësira elementit të ri në transfertën e fundjavës, duke menduar kështu për të ardhmen. Ervin Rexha dhe Spartak Elmazi në një bisedë për “Panorama Sport” kanë vlerësuar eksperiencën e tyre në Berat. Ja se si shprehet Rexha: “Eksperienca te Tomori ka qenë e bukur. Më mërzit fakti që
/ 2 Maj, 2013 12:47
Stadiumi i qytetit të Beratit është amortizuar. Mbingarkesa e ka çuar deri në këtë pikë, duke qenë se skuadra zhvillon aty jo vetëm ndeshjet, por edhe stërvitjet, në mungesë të një aneksi stërvitor. Ndonëse nuk ka kaluar më shumë se 2 vjet nga rikonstruksioni i fushës, gjendja lë për të dëshiruar. Pra, duhet ndërhyrja imediate, pasi terreni mund të përkeqësohet edhe më. Situatë më alarmante shfaqet tek stadiumi i vjetër, ku nuk mund të zhvillohet një ndeshje futbolli. Gjatë stinës së dimrit reshjet e kthejnë atë në një moçal, ndërsa me rritjen e temperaturave ky terren sportiv ngjason me një
/ 1 Maj, 2013 13:25
Beratasit kanë filluar përgatitjet për sfidën e fundjavës ndaj Shkumbinit në transfertë. Skuadra këto, të cilat sezonin tjetër do të luajnë në të Parën. Mund të quhet sfidë e veçantë, pasi Tomori në këtë takim do të përballet me ish-teknikun Mile dhe djalin e tij, Vangjel Mile. Dje nuk kanë qenë të pranishëm ndërkaq në seancat stërvitore Ervin Sulejmani dhe Aldo Mitraj. Ndërsa 18- vjeçari Mario Muxhaj është stërvitur individualisht. Këtë takim do të rikthehen nga pezullimi me kartonë Elmazi e Xhejms, dy lojtarë kryesorë të mesfushës. Sa i përket portës rikthehet Llani, i cili në takimin e fundit nuk