Arkiva per kategorine: Vllaznia

/ 24 Maj, 2013 13:09

Zbulohen 4 mbrojtësit që kërkojnë shkodranët

Zbulohen katër mbrojtësit që synon klubi i Vllaznisë në merkaton e verës. Dy prej lojtarëve janë të huaj, ndërsa dy të tjerët njohje të vjetra për skuadrën kuqeblu. Burime të sigurta pranë drejtuesve konfirmuan dje për “Panorama Sport” se Vllaznia është e interesuar për 22- vjeçarin malazez Stefan Cicmil, 30-vjeçarin serb Radenko Kamberoviç, si dhe dy shkodranët Olsi Gocaj e Arsen Sykaj. Merkatoja kuqeblu është përqendruar së fundmi në shtetin fqinj të Malit të Zi, madje vetë presidenti Agron Çela dhe trajneri Artan Bushati kanë udhëtuar në drejtim të Podgoricës disa herë. Malazezi Cicmil shikohet si një zëvendësues ideal i

/ 23 Maj, 2013 13:04

Vllaznia, pranë akordit me fantazistin Vucaj. Çështja e Gilman Likës duket e komplikuar

Vllaznia është pranë akordit me mes fushorin Erjon Vucaj. Kapiteni shkodran i Laçit mësohet se ka biseduar ditët e fundit me drejtuesit e klubit dhe duket se ka arritur një marrëveshje paraprake. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime të sigurta pranë presidentit Agron Çela dhe vetë lojtarit. Vucajt i përfundon kontrata me Laçin pas angazhimit në Ligën e Europës dhe kësisoj nuk ka asnjë pengesë për transferimin e tij te Vllaznia. Fantazisti ka marrë tashmë një ofertë konkrete nga drejtuesit shkodranë dhe mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në muajin e ardhshëm, nisur edhe nga

/ 22 Maj, 2013 13:15

Rragami dhe Shaba: U mbyll një sezon i dështuar, e ardhmja e Vllaznisë e zymtë

Dy nga specialistët shkodranë, Mjeshtri i Merituar i Sportit, Ramazan Rragami, si dhe ish-administratori i klubit të futbollit Vllaznia sh.a, Kujtim Shaba, në një dalje të tyren në një prej mediave lokale të Shkodrës kanë analizuar sezonin që sapo u mbyll. Si Rragami edhe Shaba kanë qenë në të njëjtin mendim: Vllaznia ka dështuar përsëri këtë sezon. Rragami – “Vllaznia dështoi sezonin e kaluar, duke mos arritur asnjë nga objektivat. Shkodranët nuk janë një skuadër që luftojnë për të zënë një vend në mesin e artë. Por një gjë e tillë po ndodh këto dy vitet e fundit. Jam dakord

/ 21 Maj, 2013 13:03

Belisha kërkon që të rinovojë me Vllazninë: Drejtuesit duhet të ruajnë boshtin e ekipit

Kapiteni i Vllaznisë në fazën e dytë të këtij sezoni, Amarildo Belisha, është në pritje të një oferte nga ana e drejtuesve të klubit shkodran. Mesfushori, që bën edhe rolin e mbrojtësit të majtë dhe atij të qendrës, është i bindur se edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e planeve të Vllaznisë. Megjithatë, për momentin nuk ka ende diçka konkrete mes palëve, pasi drejtuesit janë në një periudhë pushimi dhe të angazhuar me gjëra të tjera. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Belisha komenton sezonin që lamë pas, si dhe i bën thirrje klubit të mbajë titullarët.

/ 20 Maj, 2013 13:03

Smajli: Çela gënjen, nuk më ka bërë ofertë. Te Vllaznia kemi tre muaj pa marrë rrogat

Reagon menjëherë Dritan Smajli. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë është shprehur dje se drejtuesit kuqeblu gënjejnë, duke iu referuar kështu deklaratës së një dite më parë të trajnerit Artan Bushati. Mbrojtësi thekson se ndihet i zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa thekson se ka qenë dy muaj në pritje të një oferte nga drejtuesit e klubit të Vllaznisë, por këtë gjë nuk e ka marrë ende. Lezhjani pohon se drejtuesit gënjejnë kur thonë se i kanë propozuar 25 për qind më shumë se Flamurtari. Deklarata - “Më vjen keq nga këto deklarata. Unë dua të reagoj për shkak se e ndiej si detyrim

/ 19 Maj, 2013 11:28

Bushati bën analizën e tij: Ja ku gaboi Vllaznia

Trajneri i Vllaznisë, Artan Bushati, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku i ka bërë një përmbledhje fazës së dytë të kampionatit. Numri një i pankinës shkodrane ka pohuar se loja në këtë pjesë të sezonit është shoqëruar me oshilacione, ndërsa e ka quajtur të përshtatshëm renditjen në vend të gjashtë, kjo gjithmonë nisur me pozicionin prej ku edhe e mori drejtimin e Vllaznisë. Gjithashtu, trajneri i kuqebluve ka folur për merkaton, fitimin e elementit të ri dhe objektivat sezonin e ardhshëm. Profesor është mbyllur një fazë e dytë me shumë oshilacione… Ne e filluam mirë në dy

/ 18 Maj, 2013 13:04

Vllaznia insiston për Jetmir Sefën e Prognin. Vujadinoviç kërkohet të mbahet me ngulm

Ulja e siparit të kampionatit shqiptar ka vënë në lëvizje drejtuesit e Vllaznisë. Në kampin kuqeblu po mendohet seriozisht për ndërtimin e skuadrës së re. Kështu, presidenca shkodrane prej kohësh ka hyrë në kontakte me disa futbollistë të njohur në vend, të cilët kërkon t’i afrojë. Një prej lojtarëve të përfolur, i cili kërkohet me ngulm, është edhe shkodrani Gilman Lika. Mesfushorin e dëshirojnë të gjithë në Shkodër, ndaj klubi nuk i ka ndërprerë për asnjë moment kontaktet për të mundësuar një rikthim të tijin te Vllaznia sezonin e ri. Natyrisht që ky nuk është një mision i lehtë, duke

/ 17 Maj, 2013 13:05

Dragoin e do Tirana, Bushati pret G.Likën: Dakord me Gilmanin, do të vijë në Shkodër

Kristian Dragoi joshet nga Tirana. Mes fushori rumun pritet që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e bardhebluve, dëshirë që e ka pranuar edhe te shokët e tij. Futbollisti, edhe pse duhet të kthente një përgjigje te drejtuesit shkodranë, pas ofertës që ata i bënë për të rinovuar, ka hezituar. Nuk ka reaguar fare dhe ka marrë rrugën drejt Amerikës, për të pushuar me familjen e tij. Në fakt, një ditë përpara nisjes, ai u takua me trajnerin dhe kanë folur për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen. Por, nga sa mësohet, Dragoi nuk ka dashur të ngutet në

/ 16 Maj, 2013 13:02

Apeli i kapitenit Beqirit: Vllaznia të mbajë titullarët. Vujadinoviçi e Dragoi të mos ikin

Elvin Beqiri, një nga lojtarët bazë të ekipit të Vllaznisë dhe njëherësh një nga emrat më të njohur në futbollin shkodran në këto vitet e fundit nuk e shikon me nota pozitive largimin e titullarëve nga skuadra aktuale. Për më tepër, Beqiri thekson edhe faktin se Vllaznia duhet të ndërhyjë shumë shpejt në merkato, në mënyrë që në fund ajo të ketë mbledhur të gjithë lojtarët që do t’i duhen për të qenë në elitën e skuadrave për sezonin e ardhshëm. Ndërsa në krahun tjetër Beqiri ka dashur të përgënjeshtrojë edhe fjalët e përhapura për një padi ndaj klubit shkodran

/ 15 Maj, 2013 13:40

Dani Dragoi snobon Vllazninë, ka oferta të tjera

Kristian Dragoi me shumë gjasa do të lërë Shkodrën për t’iu drejtuar Amerikës pa u kthyer një përgjigje drejtuesve të Vllaznisë. E ndërsa klubi i kishte lënë si afat datën 15, një ditë përpara nisjes duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Rumuni i mesfushës pak ditë më parë ishte shprehur se pret që të ulet dhe të bisedojë më konkretisht me drejtuesit e klubit, të cilët deklarojnë se janë futur në bisedime me lojtarët e tyre, ndërsa në krahun tjetër janë lojtarët ata që thonë të kundërtën. Megjithatë, një gjë është sigurt deri tani: Kristian Dragoi