Arkiva per kategorine: Zoom
/ 22 Maj, 2013 13:01
Si shumë federata shumësportëshe, “rrudhosjes” së fondit grant nuk i ka shpëtuar as Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Kontrollit Antidoping pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Nëse një vit më parë ky institucion me jo pak rëndësi do të përfitonte rreth 25 mijë dollarë në kohën kur Ministria e Sporteve drejtohej nga ministri Aldo Bumçi (edhe pse asokohe në muajin shtator ky grant do t’u ndërpritej), sot fondi grant i saj ka shkuar pikiatë. Për këtë vit Drejtoria e Sporteve ka akorduar vetëm 6 milionë lekë të vjetër. Por ky shkurtim i fondeve ka diktuar ndjeshëm në funksionimin normal të
/ 22 Maj, 2013 13:00
Kur thuajse të gjitha federatat shumësportëshe i kanë mbyllur zgjedhjet e forumeve të reja drejtuese, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Sporteve, Federata e Volejbollit është ndoshta e vetmja që nuk u është drejtuar kutive të votimit. Sot e kësaj dite, Federata Shqiptare e Volejbollit ka për president Ibrahim Aksoy dhe sekretar të Përgjithshëm Leonard Tasen. Për t’i dhënë fund pritjes nga komuniteti, së fundmi po përfliten dy kandidatë që mund të jenë në krye të Federatës Shqiptare të Volejbollit për mandatin tjetër. Marrë shkas nga “kushti” që është vënë në mirëkuptim nga federata, se kushdo që do të afrohet për
/ 22 Maj, 2013 11:45
Një bionde është bërë objekt i hetimit në çështjen “Pistorius”. Vajza në fjalë, sipas tabloidit “The Sun”, është Erin Stir. 25-vjeçarja është marrë në pyetje nga grupi hetimor me pretendimin për një marrëdhënie mes saj dhe sprinterit paralimpik, i cili akuzohet për vrasjen e së dashurës Reva Stenkamp. Sipas hetimeve, Erin dhe Oksar janë njohur në një mbrëmje në Keip Taun, ndërkohë që atleti ishte i dashuruar edhe me Stenkamp. Dyshimet e hetuesve lindën pas disa sms-ve që kishin shkëmbyer Stir dhe Pistorius. Gjithashtu dyshohet se çifti është takuar edhe një javë përpara vrasjes. Pas të shtënave, Stir menjëherë doli
/ 21 Maj, 2013 12:40
Pak ditë na ndajnë nga turi i parë elim inator i kampionatit botëror në volejboll për meshkuj. Shqipëria e trajnerit Ylli Tomorri ndodhet në Grupin F, së bashku me Maqedoninë, Ukrainën dhe Malin e Zi. Eliminatoret do të zhvillohen në Shkup nga 24-26 maj. Me mungesa të rëndësishme, por e kompensuar deri-diku me “new entry”, kapiteni i Kombëtares, Klodian Kasa, shprehet se Shqipëria do të udhëtojë në Maqedoni me objektivin për një përfaqësim sa më dinjitoz. “Prej ditësh jemi të grumbulluar dhe ju konfirmoj se gjithçka ka shkuar normalisht. Skuadra është në gjendje të mirë, çka na bënë optimistë në
/ 21 Maj, 2013 12:14
Konkurrimi në turneun ndërkombëtar të notit në Dubrovnik shërbeu si test për sportistët e datëlindjes 1996-1999, të cilët do të jenë pretendentët kryesorë për Botërorin e korrikut në Barcelonë. Sipas sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, në këtë eveniment nga ekipet shqiptare që morën pjesë u dallua Akademia e Notit Te Stela, e cila grumbulloi më shumë pikë. “Për këtë kategori moshe u dallua sportisti Klavio Meça i ekipit Akademia e Notit Te Stela. Nisur nga përfaqësimi i fundit i notarëve shqiptarë, mund të themi që renditja e kandidatëve të Botërorit të Barcelonës është aktualisht Noel
/ 21 Maj, 2013 11:27
Ndërkombëtarët kanë dhënë mbështetjen maksimale për Federatën Shqiptare të Mundjes me president Martin Biba. Lajmin e konfirmon sekretari i Përgjithshëm, Ndriçim Spahiu, i pranishëm në Kongresin e Jashtëzakonshëm të FILA-s në Moskë, pjesë e së cilës ishin plot 110 federata kombëtare. Pas votëbesimit të Nenad Laloviç me 125 vota pro dhe 7 kundër si presidenti i Federatës Botërore të Mundjes (FILA), sekretari Spahiu pati takime të veçanta me kreun e ri të FILA-s, i cili në emrin e tij dhe të institucionit që drejton, konfirmoi mbështetjen për Federatën shqiptare. Sipas Spahiut, Laloviç, ndërsa falënderoi FSHM-në për bashkëpunimin e deritanishëm, por
/ 21 Maj, 2013 09:29
Akademiku shqiptar, Gudar Beqiraj, është nderuar me “Medaljen e Artë” nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Një gjë e tillë është konfirmuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili ka sqaruar se një nderim i tillë për Beqirajn është bërë gjatë Kongresit të Federatës Botërore të Peshëngritjes, që po mbahet në Moskë. Gjozaj ka sqaruar se Beqiraj, përkrah një tjetër figure të peshëngritjes botërore nga Kina, është nderuar për kontributin e tij shumëvjeçar në shtangën botërore e veçanërisht në atë shqiptare, sidomos për rolin e tij në organizimin e kampionatit europian të peshëngritjes për të rritur, që
/ 21 Maj, 2013 09:27
Për të dytin edicion radhazi, qyteti i Beratit do të pushtohet nga maratonistët. Nën moton “Vrapojmë së bashku” do të organizohet më 26 maj gjysmëmaratona e Beratit, me pjesëmarrjen e shumë atletëve nga e gjithë Shqipëria. Partnerë të këtij vrapimi do të jenë Bashkia Berat, klubi shumësportësh “Tomori”, Federata e Sportit për të Gjithë, klub-maratona “Tirana” dhe shumë sipërmarrës privatë. Pak ditë më parë, Ilir Këllezi u shpall kampion i turneut ndërkombëtar të organizuar në Shkup, në edicionin e nëntë radhazi. Atleti i Skënderbeut mori pjesë në kategorinë 5 km dhe fitoi ndaj konkurrencës së 1278 atletëve nga Italia, Franca,
/ 20 Maj, 2013 12:05
KLUB TIRANA – VLLAZNIA 50-51 (18-12, 10-8, 12-14, 10-17) TIRANA: D.Ferra, M.Ferra, Ndreko, Lilaj, Durrsi/Zavalani, Hysa Trajner: A.Kristani VLLAZNIA: Shabani, Lekudren, Bushati, Alibali, Tafilica/Lazri, Marku, Zamaj, Shaqiri Trajner: R.Koka GJYQTARË: G.Hoxha, M.Kasëmi Atë që nuk e bënë të rriturit në basketboll, e shlyen të rinjtë në Shkodrën e traditës. Vllaznia është shpallur kampione, pasi mposhti në finale “in extremis” dhe vetëm me një pikë diferencë Klub Tiranën 51-50, fatale për bardheblutë vendëse, por përcaktuese për kuqeblutë. Trofeun ua dorëzoi kampionëve të rinj sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani. Më i miri për djemtë e trajnerit Koka
/ 19 Maj, 2013 12:41
Mosbindja te moshat dhe dhuna në parket nuk është më një fenomen i rastësishëm. Kështu ndodhi pasditen e djeshme në gjysmëfinalen e parë në basketboll për të rinj, të luajtur në sallën sportive “Fahrie Hoti” mes Partizanit dhe Vllaznisë. Situata doli jashtë kontrollit në periodën e katërt, kur trajneri i Partizanit, Elvis Ismeti, sulmoi gjyqtarin e ndeshjes Elvis Allaraj me pretendimin për gjykim të padrejtë ndaj të tijve. Ismeti ka shtyrë gjyqtarin duke e dhunuar edhe në fytyrë dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë për të neutralizuar situatën e nderë. Ky precedent ndodhi kur rezultati ishte 37-51 në