Çelsi dhe Totenhami ndahen në ‘paqe’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 15:19

Çelsi dhe Totenhami ndahen në ‘paqe’

celsiÇelsi vijon krizën në Premier League. Skuadra e Jose Mourinhos nuk ka mundur edhe ditën e sotme që të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në kampionatin anglez.

Blutë e Londrës zhvilluan një lojë shumë të mirë , duke pasur disa mundësi të mira shënimi me Hazard, por s’ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës edhe fale një forme shumë të mirë të portierit Hugo Lloris.

Në krahun tjetër Harry Kane, nuk ishte në ditën e tij më të mirë për të shfrytëzuar mundësitë, që iu dhanë ekipit të Totenhamit. Chelsea pas kësaj ndeshje mbetet shumë poshtë në klasifikim, në vendin e 14-të me 15 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"